Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

• Bëj çmos që fëmijët e tu ti kulturosh në vend që ti pasurosh, sepse shpresat e të kulturuarve janë më mirë se mirëqënia e injorantëve

• Cilido njeri që është i aftë të të xhindosë bëhet padroni yt, por ai arrin të të xhindosë vetëm kur ti ja lejon vetes të shqetësohesh prej tij

• Ka vetëm një rrugë që shpie drejt lumturisë, dhe është të rreshtim së shqetësuari për gjëra që janë jashtë kontrollit të vullnetit tonë

• Duhet ti kërkojmë të mirat tek vetja jonë, përndryshe nuk do t'i gjejmë askund

• Së pari, mëso domethënien e gjërave, e pastaj fol

• Vetëm njerëzit e kulturuar janë të lirë

• Askush nuk është i lirë, po s'qe zoti i vetes

• Bëji më së miri gjërat që varen nga ti, dhe pranoji të tjerat ashtu si të vijnë

• Zilia është kundërshtari i atyre që kanë më shumë fat

• Janë vështirësitë që e shfaqin njeriun

• Nëse merr një rol përtej mundësive të tua, jo vetëm që bën figurë të keqe, por humbet edhe rolin që mund të bëje

• Nuk janë faktet që e turbullojnë njerëzinë, por gjykimet e tyre rreth fakteve

• Kryesorja është të bësh shoqëri vetëm me njerëz që të ngrenë lart, prania e të cilëve tregon më të mirën

• Le të jetë heshtja rregulli juaj i përgjithshëm; ose thoni vetëm atë që është e nevojshme dhe me pak fjalë