Epoka Qyprilliu ose Epoka Kypriljoti (turqisht: Köprülüler Devri) (1656–1703) ishte një peridhë në të cilën politikat e Perandorisë Osmane vendoseshin nga Vezirët e Mëdhenjë, kryesisht të familjes Qyprilliu, e cila ishte një familje fisnike e burokratëve perandorak, me preardhje shqiptare [1][2]. Familja Qyprilliu krijonte vezirë të mëdhenj për Perandorisë, duke kombinuar ambiciet me talent të vërtetë. Ata e riorganizuan burokracinë dhe vendosën reforma ushtarake.

Rrethimi i dytë (Beteja) e Vjenës, 1683.

Disa liderë të rëndësishëm u ngritën në këtë kohë, duke përfshirë reaksionarin e ashpër Veziri i Madh Mehmed Qyprilliu (1656-1661) dhe djalin e tij më të moderuar Fazıl Ahmed Qyprilliu (1661-1676). Nën udhëheqjen e tyre, shteti filloi të rimerrte veten me disa forca. Pavarësisht nga konfliktet e brendshme, brenda burokracisë Osmane, dhe në mes të burokracisë dhe ushtrisë, shekulli 17 pa perandorinë të zgjerojë kufijtë e saj për të arritur më larg, me fitime të rëndësishme nën administrimin e familjes QyprilliuKretë, Hungari, Ukrainën jugore dhe Podolia.

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto