Erden Atiq
Erden Atiq është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit 2023. Ai fitoi me rreth 66% të votave apo 550 vota, megjithëse pjesëmarrja ishte shumë e ulët (vetëm 3.47%), për shkak të bojkotit nga komuniteti serb, të cilët vepruan sipas udhëzimeve të Beogradit zyrtar.[1][2]
Para betimit, flamuri i Republikës së Kosovës u vendos për herë të parë në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut,[3][4][5] një veprim që simbolizoi autoritetin e shtetit të Kosovës në atë zonë. Si kryetar, Atiq është fokusuar në shtrimin e rrugëve dhe ndriqimin e komunës, përfshirë nismat për lehtësimin e lëvizjes mbi urën e Ibrit, e cila ndan pjesën veriore nga ajo jugore e Mitrovicës.
Ai është përballur me sfida të mëdha për shkak të tensioneve ndëretnike dhe refuzimit të komunitetit serb për të bashkëpunuar me autoritetet e reja. Këto sfida kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, duke përfshirë SHBA-në, e cila ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët për të shmangur përshkallëzimin e situatës.[6]
Historiku dhe angazhimet e tij tregojnë përpjekje për të adresuar problemet shoqërore dhe infrastrukturore të qytetarëve të Mitrovicës Veriore, duke u përballur njëkohësisht me presione politike dhe etnike në rajon.[6]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq". Syri | Lajmi i fundit. 2023-05-19. Marrë më 2024-12-08.
- ^ "https://www.illyria.com/erden-atiq-e-merr-detyren-e-kryetarit-te-mitrovices-se-veriut-katarina-anxhiq-emerohet-nenkryetare/". www.illyria.com (në anglishte amerikane). 2023-05-19. Marrë më 2024-12-08.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!)|title=
- ^ "Flamuri i Kosovës në objektin e Komunës në veri të Mitrovicës". Telegrafi. 2023-05-19. Marrë më 2024-12-08.
- ^ Salihi, Njomza (2023-07-25). "Flamuri i Kosovës valon në objektin e komunës në Mitrovicën Veriore". Sinjali. Marrë më 2024-12-08.
- ^ Euronews Albania (2023-05-19), Historike! Flamuri i Kosovës ngrihet në mes të Mitrovicës, marrë më 2024-12-08
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Kelmendi, Florinda (2024-12-07). "Çka punoi për një vjet e gjysmë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq?". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-08.