Erik Halilaj është 3D artist VFX, nga shqiperia.

Erik Halilaj
U lind në(1996-09-30)30 shtator 1996
KombësiaShqiptar
Profesioni3D Artist
TitulliErik Halilaj / 3D Artist
Faqja në rrjetwww.erikhalilaj.com

Jetëshkrimi

Redakto

Erik Halilaj lindi më 30 shtator të vitit 1996 dhe popullariteti i tij filloi që nga viti 2020 me publikimin e koleksionit të tij qesharak të SpongeBob i cili pati një impakt shumë pozitiv në botën 3D. Gjatë viteve 2014-2018 ka mbajtur një profil të ulët duke u përfshirë në projekte të bizneseve të ndryshme në fushën e marketingut.

Gjatë kësaj periudhe ka punuar në mënyre autodidakte në specializimin e mëtejshëm në VFX dhe 3D duke marrë pjesë edhe në efektet vizuale të disa filmave si: Balkan Blood, Elvis Walks Home, Pit Stop Mafia, Albanian Action.

Plot ambicie, ai ka qenë duke ndjekur qëllimin e tij, duke iu përkushtuar kohë dhe energji projekteve të ndryshme 3D, duke ushqyer më shumë pasionin e tij për manipulimin e efekteve vizive që transmetojnë vlera artistike. Pas përfundimit të shkollës së mesme ai e ka kuptuar ku qëndrojnë aftësitë dhe pasioni i tij më i madh, dhe e ka vënë menjëherë në zbatim duke u përfshirë në projekte personale praktike, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin e tij të mëtejshëm në këtë drejtim. Pjesëmarrja e tij nëpër rrjete sociale ka qenë shumë aktive duke marr në konsiderate faktin që bëhet fjalë për nje fushë ne zhvillim, dhe duke qenë gjithmonë i ndërgjegjshem që marketingu më i mirë për punët e tij mund të jepte fryte optimale vetëm nëpermjet marketingut onlajn. Megjithatë, Eriku nuk është vetëm një 3D-Artist - ai ka një interes të gjerë në të gjitha aspektet e botës se 'Graphic Design' dhe tashmë ka fituar përvojë në fusha te ndryshme si përpunimi i imazheve dhe serialeve te animuara 3D. Së fundmi ka qenë mjaft i interesuar për teknologjinë blockchain, veçanërisht për përdorimin më interesant të saj ne botën e artit dixhital, NFT (Non - Fungible Token). Ai ka krijuar disa koleksione te ndryshme te cilat kanë pasur shumë shitje dhe popullaritet ne treg, duke treguar aftësine e tij për të ndjekur trendin, dhe parashikuar trajektoren e botës së artit dixhital dhe mënyrës së shfaqjes së tij, nëpërmjet mjeteve të reja të deçentralizuara dhe open-source.

Referimet

Redakto

Erik Halilaj at IMDB Official Instagram Profile www.foxinterviewer.com www.behance.net www.pinterest.com www.phoneky.com

Burime

Redakto
Viti Titulli Roli
2018 Balkan Blood 3D Artist VFX
2017 Elvis Walks Home 3D Artist VFX
2016 Pit Stop Mafia 3D Artist VFX
2016 Albanian Action 3D Artist VFX