Jeta e hershme

Redakto

Erion Malaj ka lindur në Tiranë më 14 Gusht 1988. Ai është i biri i aktorëve Petrit Malaj dhe Aneta Malaj (Kashta).

Petrit Malaj (Mjeshter i Madh) është aktor i njohur i filmit dhe teatrit Shqiptar, ish rektor i Universitetit të Arteve, aktualisht Dekan në këtë universitet. Aneta Malaj është prej vitesh pedagoge në Universitetin e Arteve dhe ka performuar disa role në film por kryesisht në teatër. Erion Malaj ka rrënjë familjare nga Tropoja (origjina e babait dhe gjysherve ) dhe nga fshati Palasë, Himarë (origjina e nënës dhe gjyshërve). Ai ka një vëlla, Darti Malaj.

Erion Malaj është nip i mjekut të njohur Dr. Nuredin Malaj, Qytetar Nderi i Tropojës, i cili ka ndihmuar shumë gjatë luftës së Kosovës.[1][2]

Edukimi

Redakto
 
Erion Malaj , Tirane 2017

Erion Malaj ka ndjekur studimet Bachelor për drejtësi në Universitetin e Maceratë-s ne Itali dhe zotëron diplomën në “Juridik të Përgjithshëm”  nga Universiteti Europian i Tiranës. Nivelin Master z.Malaj e ka përfunduar pranë Institutit të Studimeve Evropiane në Universitetin e Tiranës, dega “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare me Bashkimin Evropian”. Aktualisht ai po ndjek studimet doktorale për “International Business and Regional Governance” në Pekin pranë “International Business School” të “Beijing Foreign Studies University.[3]

Karriera profesionale

Redakto

Që prej muajit Shtator 2015 ai mban pozicionin e Drejtorit të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës.Ai është pedagog I jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi. Aktualisht zhvillon lendën “E drejtë romake” dhe “Zhvillimet aktuale në Bashkimin Evropian”. Z. Malaj ka eksperiencë të mëparshme pune në sektornin e telekomunikacionit, si pjese e stafit të një prej kompanive më të mëdha në tregun e telefonisë celulare në mbarë botën dhe në Shqipëri.

Malaj ka marrë pjesë në disa trajnime dhe konferenca në vënde të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë dhe Azi (Pekin, Shanghai,  New York, Frankfurt, Sofie, Budapest, etj).[4][5] Ai është njohës shume i mirë i gjuhës Angleze dhe Italiane, gjithashtu komunikon dhe në gjuhën Kineze (Mandarin)

 
Erion, Doris dhe Erik Malaj
 
Erion Malaj, Vlore 2017

Familja:

Redakto

Erion Malaj është i martuar me znj. Doris Malaj (Koliqi) dhe kanë një djalë Erik. Dr. Doris Malaj është pedagoge pranë Institutit të Studimeve Evropiane në Universitetin e Tiranës. Ajo zotëron diplomën Bachelor në Politikë dhe Drejtësi Publike pranë Universitetit të Trier në Gjermani, diplomën master në Shkenca Politike pranë Universitetit të Maceratës në Itali dhe ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Universitetin e Tiranës.

  1. ^ "Nuredin Malaj Qytetar Nderi i Tropojes". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Independent article during Kosovo War". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2020. Marrë më 12 maj 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Cv Erion Malaj". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Unimc all NMUN 2011". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Konferenca ne Kine". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)