Eritrociti

Qelizat e gjakut që japin oksigjen dhe lloji më i zakonshëm i qelizave të gjakut

Fjala Eritrocit rrjedh nga gjuha greke erythros që do të thotë "kuq" dhe kytos do të thotë „qelizë“.

Rruzat e kuqe të gjakut
Format e rregullta (a) dhe të parregullta të eritrociteve (b-d)

Janë qelizat më të imta të cilat nuk kanë bërtham, nuk ndahen dhe vazhdimisht formohen në palcën e kuqe të eshtrave.

Nën mikroskop mund të shohim se kanë madhësi pothuajse të njejtë, në formë pllakëzash të rrumbullakëta bikonkave.

Ato shërbejn për transportimin e oksigjenit nga mushkërit apo dhe nga velëzatinde.

Eritrocitet kanë ngjyre të kuqe sepse përmbajn hekur është konstatuar se për 1 sekond tek njeriu mund të krijohen 2 milion deri 3 milion eritrocit.

Madhësia dhe sasia

Redakto
  • Madhësia: rreth 7,5 µm (mikrometër) (7,5*10^-6m)
  • Trashësi: 2 µm rrethit dhe 1 µm në qendrën
  • Koncentrati në gjak: 4.5-5.5 milion/mm^3 (do të thotë 5*10^6/µl = 5*10^6/mm^3 = 5*10^12/l = 5 Tera/l = 5*10^15/m^3)
  • Numri i tërësishëm në gjak: 24-30 Bilion = 24*10^12 deri 30*10^12
  • Sasia në gjak tek meshkujt: 14-18 g/100ml gjegjësisht 8,7-11,2 mmol/l
  • Sasia në gjak tek femrat: 12-16 g/100ml gjegjësisht 7,4- 9,9 mmol/l
  • Kohëzgjatja e zhvillimit të tyre: rreth 7 ditë
  • Jetojnë mesatarisht: rreth 120 ditë gjegjësisht 4 muaj

Numri i eritrociteve varet nga faktorë të ndryshëm si: gjinia, mosha, stina dhe lartësia mbidetare.Qelizat e kuqe te gjakut mbarin oksigjenin sepse ne perberje te saj ka hemoglobine e cila mbart oksigjenin.Qelizat e kuqe te gjakut nuk kane berdhame keshtu qe kane me shume hapesire per te mbartur oksigjen.