Erkan Can (lindi më 1 nëntor 1958) është aktor turk. Erkani fitoi dy herë medaljen për aktrimin më të mirë për rolet e tij në On Board dhe Takva: A Man's Fear of God. Poashtu në Takva: A Man's Fear of God, ai e fitoi çmimin për perfomancën më të mirë.

Erkan Can
U lind në1 nëntor 1958
KombësiaTurk
TitulliErkan Can

Erkan Can filloi aktrimin në vitin 1974 në moshën 16 vjeç. Ai hyri në Departamentin e Teatrit Konservator Komunal të Stambollit më 1985 dhe u diplomua nga atje në 1990. Ai hyri në Teatrin Komunal Bakırköy midis 1991-1992. Në vitin 1992, ai hyri në botën e televizionit me personazhin e Temelit në serialin popullor Mahallenin Muhtarları. Ai luajti në filmin On Board në 1998, ku arriti sukses të madh. Në vitin 1998, ai mori çmimin "Aktori më i Mirë" në Festivalin e 35-të të Filmit në Antalia. Me të njëjtin film, ai mori çmimet "Aktori më i Mirë" në Festivalin e Filmit në Ankara dhe Çmimet Orhan Arıburnu në vitin 1999.

Një seri filmash, një role televizive ndoqi, duke përfshirë paraqitjet në Vizontele (2001), Përrallat e Stambollit (2005), Destiny (2006), Edge of Heaven (2006), Takva: A Man's Fear of God (2007), për të cilin ai fitoi çmimet e "Aktori më i Mirë" në Festivalin e Filmit në Antalia dhe Nuremberg si dhe çmimin Screen Pacific Asia.

Filmografia

Redakto