Ernest Simoni
Ernest Simoni (18 tetor 1928) është kardinali i dytë shqiptar i krijuar më 9 tetor 2016 nga Papa Françesku [1]
Eminenca e tij Kardinal Ernest Simoni | |
Emri | Ernest |
Mbiemri | Simoni |
Lindur më | 18 tetor 1928 |
Lindur në | Troshan, Zadrimë, Shqipëri |
Kombësia | Shqiptar |
Shtetësia | Shqiptare |
Profesioni | Klerik Katolik, Arqipeshv i Shkodrës, Kardinal |
Jeta
RedaktoErnest Simoni lindi në Troshan më 9 tetor 1928 në një familje katolike. Në moshën dhjetë vjeçare hyri ne Kolegjin Françeskan, ku qëndroi deri në vitin 1948 kur regjimi komunist i Enver Hoxhës mbylli manastiret gjatë një vale anti-fetare dhe persekutuese. Nga viti 1953 deri 1955 beri shërbimin ushtarak detyruar, pastaj më 7 prill 1956 u shugurua meshtar në moshën 28 vjeçare.
Më 24 dhjetor 1963 u arrestua nga forcat autoritare komuniste, sepse kishte celebruar meshë për shpirtin e Presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy. U dënua me vdekje, por ky dënim u ndërrua në burg dhe punë të rëndë për 25 vjet. Ai u lirua pas 18 vitesh.
Që prej viteve 90, ai ushtron shërbesën e tij priftërore në shumë fshatra katolike.
Më 21 shator 2014, ai takoi Papa Franceskun gjatë apostolike dhe i dëshmoi vuajtjet dhe torturat e tij nën regjimin komunist. U bë kardinal së bashku me gjashtëmbëdhjetë prelatë të tjerë në 19 nëntor 2016 nga Papa Francesku nën titullin Santa Maria della Scala.[2]
Duke qenë se është më i madh se 80 vjeç, ai nuk mund të marrë pjesë ne konlavë.
Dëshmia e Ernest Simoni (Troshanit) para Papa Françeskut
RedaktoUnë i quajturi Dom Ernest Simoni (Troshani), si bari shpirtëror jam lidhur me Kishën Shenjte para 70 viteve. Në dhjetorin e vitit 1944 erdhi në fuqi shtetërore partia komuniste ateiste, e cila në parim kishte eliminimin e fesë, duke synuar kështu të zhdukte Klerin. Në zbatim të këtij program menjëherë filloi arrestimi, torturimi e pushkatimi i qindra meshtarëve dhe civilëve, për shtatë vite radhazi, duke rrjedhur gjaku i pafajshëm i besimtarëve, ku disa prej tyre, para pushkatimit, brohoritnin “Rrnoftë Krishti Mbret”. Në vitin 1952 qeveria komuniste, për konjukturat politike të saja, me urdhër të Moskës, Stalinit, kërkoi mbledhjen e meshtarëve që kishin mbetur gjallë për ta lejuar ushtrimin e lirë të fesë, por me kusht që Kisha të shkëputej nga Papa e Vatikani. Këtë qëllim të qeverisë kleri nuk e pranoi kurrë. Unë kam vazhduar studimet në kolegjin françeskan për dhjetë vite: 1938–1948. Eprorët tanë u pushkatuan nga komunistët, dhe për këtë arsye u detyrova t’i vazhdoj fshehtas studimet teologjike që më kishin mbetur. Pas katër vitesh më morën në ushtri, me qëllim që kështu të gjenin rast të më zhduknin. Bëra dy vite aty, vite që ishin më të tmerrshme se në burg. Por Zoti më shpëtoi dhe më 7 prill 1956 u shugurova meshtar. Të nesërmen, ditën e Mëshirës Hyjnore, Dominica in Albis, kremtova Meshën e Parë. Tetë vite e gjysmë vazhdova shërbimin fetar. Por komunistët vendosin për të më zhdukur. E prandaj, më datë 24 dhjetor 1963, sapo mbarova kremtimin e Meshës së Vigjiljes së Krishtlindjeve në fshatin Barbullush të Shkodrës, me vijnë katër oficerë të Sigurimit e më paraqesin dekretin e arrestimit dhe të pushkatimit. Më vunë hekurat duke m’i lidhur krahët pas shpinës dhe, duke më goditur me shkelma, me futën në makinën e tyre. Nga kisha më çuan në dhomat e izolimit, ku më lanë për tre muaj në kushte çnjerëzore jetese. Ashtu të lidhur më çuan në hetuesi. Kryehetuesi më tha: “Ty do të të varim në litar si armik, sepse i ke thënë popullit që të vdesim të gjithë për Krishtin po qe nevoja”. M’i shtrënguan hekurat aq fort në duar saqë gati me penguan sistolacionin e zemrës e gati pata vdekur. Donin të më bënin të flisja kundër fesë dhe kundër hierarkisë kishtare. Unë nuk pranova asgjë. Nga torturat rashë gati i vdekur. Kur e panë këtë, hetuesit më liruan. Zoti deshi që të vazhdoja të jetoja. Një ndër akuzat ishte edhe kremtimi i tri meshave për shpirtin e Presidentit amerikan Xhon Kenedit të vrarë një muaj para arrestimit tim, Meshë të cilat i kremtova sipas urdhrit të Papës Pali VI të dhënë të gjithë meshtarëve të botës. Unë isha i abonuar në revistën kryesore sovjetike “L’union Sovietique”, në frëngjisht. Kjo ndërkohë që Shqipëria i kishte shkëputur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Revistën, në të cilën gjendej fotoja e presidentit amerikan, e paraqiten në gjyq si provë materiale. Një rrethanë e provanisë hyjnore, bëri që dënimi im me vdekje të mos ekzekutohej: Në dhomat e izolimit më sollën edhe një të burgosur tjetër, i cili ishte edhe miku im më i dashur, por që në këtë rast kishte qenë spiun. Ai filloi të fliste kundër partisë në pushtet, por unë i përgjigjesha gjithnjë se Krishti na ka mësuar t’i duam armiqtë tanë dhe t’i falim ato e të punojmë për të mirën e për begatinë e popullit. Këto fjalë shkuan në vesh edhe të diktatorit, i cili pas pesë ditësh ma hoqi dënimin me vdekje. Por këtë dënim ma shndërruan në 18 vite burg në minierat e Spaçit. Pasi përfundova burgun, më dënuan sërish me punë të detyruar: për dhjetë vite (pra deri në rëniet e komunizmit), kam punuar nëpër kanalet e ujërave të zeza. Gjatë kohës kur isha në burg, kam thënë Meshën përmendësh në latinisht, si edhe kam rrëfyer e kunguar fshehtas. Me ardhjen e lirisë fetare më ka ndihmuar Zoti që të shërbej në 110 fshatra dhe kam pajtuar shumë gjaqe me Kryqin e Krishtit, duke larguar urrejtjen dhe djallin nga zemrat e njerëzve. Shenjtëri, duke qenë i sigurt se po shpreh dëshirën e të gjithë njerëzve këtu të pranishëm, lutem që, me ndërmjetësinë e Madhnueshme të Nënës së Krishtit, Zojës së Bekuar, i Madhi Zot t’ju japë Juve jetë, shëndet e begati për drejtimin e kësaj grigje të madhe që është Kisha e Krishtit.
Burimet
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Ernest Simoni - catholic-hierarchy.org
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |