Në sportet e rënda me karakter luftarak shqiptarët kanë shkruar faqe suksesi të padiskutueshme dhe të shumtë kanë qenë rastet e triumfeve edhe në ringjet me famë në Europë e SHBA. Një nga njerëzit e suksesshëm në një sport të veçantë të ringut, në Muay Thai,  është edhe Ervis Bici, Tre herë kampion i Europës e katër herë kampion i Italisë. Bici është shembulli i njeriut që e nisi këtë sport në moshë madhore, por sfidoi të gjitha vështirësitë dhe ia doli të shkojë në majë, duke qenë shembull i një suksesi të pazakontë. Me një karrierë brilante, kryesisht në Itali, ai ka kaluar edhe një jetesë me peripeci, por rrallë gjen njerëz që talentin, forcën, strategjinë dhe garën e ka kombinuar aq bukur me shpirtin shqiptar, për të dalë vazhdimisht triumfator. Jo vetëm kaq, por Bici ia ka dalë të organizojë evente edhe në Shqipëri ku në një intervistë ai shprehet

Ervis Bici, kampion Europe nè muay thai, si ndihesh kur emri yt radhitet mes emrave që bëjnë krenare krenare Shqipërinë? Shqipërinë? Ndjehem shume i lumtur kur shqiptarët krenohen me arritjet e mia. Për mua është akoma më kënaqësi që shqiptarët besojnë tek unë, ndjehem shumë krenar. "Albulena night for fight" ishte ndeshja e organizuar në sheshin 'Skënderbej', e ku më mirë se në atë vend mund të fitoje zemer, të shpalosje aftësitë e tua dhe të mblidhje frytin e pasionit tënd

Çfarë fitoi tjetër atë natë Ervis Bici?

Në Albulena është zhvilluar beteja më e suksesshme e të madhit Skenderbej. Për respekt të mbretit

Skenderbej eventi është quajtur "Albulena fight night". Zemra më është bëre mal, kur sheshi Skënderbej dridhej nga brohorimat e njerëzve. Atë natë fitova zemrar e Shqiptarëve që më dhanë kurajon të luftoja deri ne sekondën e fundit. Falë mbështetjes së tifozëve, erdhi dhe fitorja, një ndër 5 tituj me të rendësishem në Thailandè "MTBSA EUROPIAN CHAMPION" Premio shkoi për bamiresi, njè gjest per t'u vlerësuar dhe duatrokitur.Çfarë e mbrujti këtë dëshirë tanimë të kthyer ne realitet? Të gjitha ndeshjet e mia ia kam dedikuar personave në nevojë. Ishte hera e parë që ndeshesha në Shqipëri, në vendin tim dhe e ndjeja si obligim që të ardhurat te shkonin per bamirësi për vendin tim. "Shqiponja e zezë"' është emri yt i ringut, pse të quajnë kështu, cila është lidhja mes këtij emri emblemē dhe ringut? Nofkën "Shqiponja e zezë"' ma ka vendosur trajneri im Ermirian Bici! Në një ndeshje titull në Itali, trajneri më thotë : Ti je shqiponjë dhe e dua titullin në shtëpi, forca fluturo në ring dhe shkatërroje atë.[1][1]

  1. ^ Bici, Ervis Bici. https://m.youtube.com/watch?v=9lrbuuOJVbc. Marrë më https://m.youtube.com/watch?v=9lrbuuOJVbc. {{cite news}}: Lidhje e jashtme në |access-date= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)