Ervis Gega - Dodi është violiniste shqiptare e vlerësuar në vitin 2013 me titullin Profesor në Gjermani. Aktualisht jeton në Bonn me familjen. Ervis Gega është violinistja më e re në moshë në Akademinë e Muzikës së Dhomës “Villa Musica”, e pranuar si pedagoge që prej vitit 2006.

Jeta profesionale

Redakto
  • 1990 - Gega u largua nga Shqipëria sëbashku me familjen. Studimet e larta për violinë i përfundoi në Londër.
  • 1996 Ervisi mori diplomën prestigjoze Concert Recital Diploma, me vlerësimin maksimal “Premier Prix”, të Guildhall School of Music and Drama. Prej më shumë se një dekade ajo është pedagoge në disa universitete të muzikës në Gjermani dhe është aktive në ngjarjet solistike, duke u vlerësuar vijimësisht nga mediat vizive gjermane dhe shqiptare.

Diskografia

Redakto
  • "Sinfonia con violino obligato" të J. M. Krausit me Orkestrën e Muzikës së Dhomës të Mainz-it
  • "Kammermusik" të Hans Werner Henze-s, CD-në e parë të Duetit Spohr (violinë dhe harpë)
  • "Carmen Fantasy" të Waxman-it, formati Solo-CD-në me Kapriçiot e Paganinit dhe një Sonatë të Mozart-it.

Vlerësime

Redakto
  • Fituese e Çmimit të Parë të Konkursit Ndërkombëtar për Violinë Yfrah Neaman dhe nderuar me çmime të tjera si Emily English Award, me Ian Fleming Award, me Pecskai Price, çmimin e konkursit për solistë 7. Haverhill Symphony.
  • 2001 Ervisi u zgjodh së bashku me harpisten e saj Silke Aichhorn Artiste e Vitit e Republikës gjermane të Rheinland–Pfalz-it.
  • 2005 - Fieri qyteti i saj i lindjes, e shpalli "Qytetare nderi".
  • 2008 - Presidenti i Republikës së Shqipërisë e nderoi me titullin "Ambasadore e Kombit".
  • 2013 - Republika gjrmane e Rajnland-Pfalcit e vlerson me titullin "Profesor".

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto