Ethet
Ethet janë gjendje që karakterizohen me ngritjen e temperaturës së trupit, për shkak të zhvendosjes së qendrës së termorregullimit në nivel funksional më të lartë se normalisht. Pasojë e kësaj është prodhimi i shtuar dhe lirimi i zvogëluar i nxehtësisë dhe ngritja e temperaturës së trupit. Kemi të bëjmë me çrregullimin e fazës kimike dhe asaj fizike të termorregullimit, me ç’rast rëmdom është më i shprehur çrregullimi i fazës fizike.[1]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë