Etologjia
Etologjia (greqisht: ήθος: ethos - zakon, natyrë, karakter + λογος: logos - shkencë, njohuri, mësim) është fushë akademike e cila merret me studimin sjelljes në aspektin biologjik (biologjia e sjelljes), d.m.th. etologjia është një shkencë biologjike që studjon sjelljen e kafshëve dhe njerëzve.[1] Fokusi i etologjisë është sjellja në kushte natyrore, ndërsa biheviorizmi përqëndrohet në studimin e natyrës, modeleve dhe përgjigjeve specifike të sjelljeve në rrethanat e paracaktuara në kushtet laboratorike. Metodologjia themelore e etologjinë merrë parasysh nevojën e përgjigjeve analitike në disa pyetje themelore, të tilla si:
- Cilët faktorë (të brendshëm dhe të jashtëm) shkaktojnë një reagim të përshtatshëm në sjellje,
- Çfarë dhe si duhet të menaxhohet sjellja dhe
- Cila është natyra e bashkëveprimit të sjelljes dhe mjedisit jetësor.[2] [3]
Në fillim të shekullit XXI, një vëmendje e veçantë është përqendruar në studimin e sjelljes dhe komunikimit në mes të kafshëve dhe njeriut dhe emocionet përkatëse, "kultura" animale, të mësuarit dhe sjellja seksuale. Janë duke u zhvilluar edhe fusha tjera të reja të etologjisë, të tilla si, p.sh. neuroetologjia, por është i sigurt edhe fillimi i hulumtimit mbi sjelljen e organizmave joanimal, të tilla si p.sh. jeta e bimëve.[4] [5] [6]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Merriam-Webster, Ed. (2012): Definition of Ethology, 2 : The scientific and objective study of animal behaviour especially under natural condit.
- ^ Bouton M E. (2007): Learning and behavior: A contemporary synthesis. Sinauer, Sunderland, Ma.
- ^ Wilson E. O. (2000). Sociobiology: the new synthesis. Harvard University Press, ISBN 978-0-674-00089-6.
- ^ "Definition of ethology". Merriam-Webster. Marrë më 9 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Definition of behaviorism". Merriam-Webster. Marrë më 9 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Behaviourism". Oxford Dictionaries. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2012. Marrë më 9 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)