Euromax
Euromax është një rrjet dyqanesh ushqimore me pakicë në Shqipëri i krijuar nga Balfin Group ne vitin 2005 me hapjen e QTU në Tiranë. Tashmë Euromax ka më shumë se 20 dyqame në Shqipëri.
Historiku
RedaktoEuromax hyri në treg me hapjen e QTU në Tiranë në vitin 2005, në vitet në vijim u hapën edhe 12 dyqane të tiera në qytete të tiera dhe në Tiranë me ndihmën e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim[1]. Në vitin 2007 Balfin Group shiti Euromaxin tek Delta Maxi Group, një kompani serbe e shitjeve me pakicë, për 29 milionë euro. Por pas një rënie të xhiros dhe rënie të aktivitetit të Euromax dhe vetë Delta Maxi Group, kompania belge Delhaize Group blen të gjithë rrjetin e Delta Maxi Group për 932.5 milionë euro në vitin 2011[2]. Por Balfin Group riblen Euromaxin në dhjetor 2012 nga Delhaize Group. Në mars të 2013 grupi grek Marinopoulos njofton blerjen e Euromax.[3] Me blerjen e grekëve Euromax pritet të shëndërrohet një degë e Carrefour Marinopoulos, e cila është një kompani e bashkuar mes kompanisë franceze Carrefour dhe grekes Marinopoulos e cila ekzistonte tashmë në Shqipëri në qëndrën tregëtare TEG.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Euromax". Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2013. Marrë më 11 maj 2013.
{{cite web}}
:|accessdate=
dhe|access-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kompania “Euromax” bëhet pjesë e “Delhaize Group”[lidhje e vdekur]
- ^ "Euromax i shitet familjes greke Marinopulos". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 11 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)