Evan Rroço është inxhinier dhe profesor universitar në Universitetin Bujqësor të Tiranës.[1]

Biografia

Redakto

Evan Rroço ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Agronomisë në vitin 1983. Nga viti 1983 ne 1990 ka punuar si agronom në rrethin e Lezhës dhe të Tiranës. Prej vitit 1990 është profesor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit, Departamenti i Shkencave Agronomike pranë UBT.

Në vitet 1995-1999 kreu studimet e doktoratës në Universitetin Justus Liebig në Giessen në Gjermani që i përfundoi me “Magna Cum Laude”. Ka publikuar disa libra e monografi si dhe mbi 40 artikuj shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka prezantuar rezultatet e tij kërkimore në mbi 60 konferenca. Punimet e tij janë cituar mbi 260 herë nga autorë ndër më të njohurit në fushat përkatëse. Ka marrë pjesë dhe ka qenë drejtues i një numri të madh projektesh kërkimore.

Prof. Rroço është anëtar i bordit editorial në katër revista shkencore ndër të cilat dy ndërkombëtare. Për gjashtë vjet me radhë ka shërbyer si anëtar i bordit editorial të revistës më të cituar në fushën e agronomisë “European Journal of Agronomy”. Ka dhënë kontribut në reformimin e kërkimit dhe Arsimit të Lartë në Shqipëri si Anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe të Shkencës, Pjesëmarrës i Grupit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë të Projektit TEMPUS, Pikë Kombëtare Kontakti për Projektin Marie Curie në kuadrin e Programit FP7-Horizon 2020, si dhe anëtar i Grupit të Punës për hartimin e Ligjit të Kërkimit.[2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Project, Beaming (2024-07-15). "INTERVIEW WITH EVAN RROÇO – AGRICULTURAL UNIVERSITY OF TIRANA". Beaming Project (në anglisht). Marrë më 2024-11-07.
  2. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 70, ISBN 9789951518208
  3. ^ "evan-rroco". Universiteti Bujqësor i Tiranës. Marrë më 2024-11-07.