Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Vepër eksperimentale, radikale, diçka absolutisht e paparë dhe e paimagjinueshme në traditën e njohur të poezisë shqiptare ... vepër futuriste, kullë poetike Babeliane, poezi inovuese, ku përmes 65 tablove, apo filmave poetik Poeti na flet me gjuhën e tij multidimensionale, për të gjithë Botën, eksperiencën e tij jetësore, duke e shpalosur një kulturë dhe një imagjinatë të pafundme ... Tekste cunamike, oqeanike, që frynë me fuqinë 10 ballësh të një tërmeti apo cikloni, duke e shkundur komplet Lexuesin, si t ‘ishte duke e përjetuar një luftë atomike me kujtesën planetare dhe historinë e njerëzimit.

Eksplodim poetik ekstrem dhe global, ku çdokujt, pasi që ta ketë lexuar seriozisht librin, do i ngelet natyrisht një sensacion unik dhe i pa përsëritshëm. Këto 65 tablo janë pasqyra e kësaj bote komplet të çrregulluar, e kaosit aktual, e çoroditjeve post-moderne, një botë e humbur në kultin e viçit të artë, e cila e ka humbur busullën e civilizimit e etikës njerëzore e drejtësisë elementare, tash ca kohë ...