Fondacioni për Agjentë Fizikë Inteligjentë

organizatë
(Përcjellë nga FIPA)


Fondacioni per Agjentet Fizike Inteligjent (Anglisht: Foundation for Intelligent Physical Agents, FIPA) është një organizate që promovon teknologjinë e bazuar mbi agjent dhe ndërveprimin e standardeve të saja me teknologji të tjera. I krijuar me 1996 si organizate jo fitim prurëse, ne Zvicër, fondacioni kishte si qëllim ngritjen e disa standardeve për ndërveprimin e agjenteve që operojnë në platforma heterogjene. Që nga qershori i vitit 2005, FIPA është pranuar nga IEEE Computer Society si komiteti i njëmbëdhjete i standardeve [1].

FIPA
I themeluar1996
FokusiAgjentet inteligjent
Adresa e internetitwww.fipa.org

Një nga standardet gjerësisht të përdorura janë menaxhimi i agjenteve dhe ai i komunikimit midis tyre. Ky i fundit i njohur si FIPA-ACL ose FIPA-Agent Communication Language (shqip: Gjuha e komunikimit te agjenteve).

Interesi i gjerë rreth përdorimit të sistemeve me agjent inteligjent dhe nevoja për të krijuar standarde në nivel ndërkombëtar ka tërhequr shumë kompani ose universitete me zë për tu bërë anëtarë [2]. Ndër kompanitë vlejnë të përmenden: Boing, Siemens, Toshiba Corp. Ndër universitetet mund të përmendim: Universiteti i Aachen RWTH, Universiteti i Londrës “Queen Mary”, Universiteti i Bolonjës etj.

Sistemet që e përdorin

Redakto
Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Komitetet e standardeve IEEE". Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2014. Marrë më 30 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Lista e anëtarëve të komitetit". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)