Fabrika shtetërore elektroteknike e Letonisë

VEF, akronimi letonez për Valsts elektrotehniskā fabrika (Fabrika shtetërore elektrotekenike), ishte prodhuese e produkteve elektrike dhe elektroteknike në Rigë, Letoni. U themelua në vitin 1919. Para Luftës së Dytë Botërore ajo prodhoi të mira të shumta të ndryshme, përfshirë Minoxin - atëherë kamera më e vogël në botë. Pas luftës ajo ishte prodhuese udhëheqëse e teknologjisë së komunikimit në Bashkimin Sovjetik dhe fabrika më e madhe në Letoni. [1]

Valsts elektrotehniskā fabrika (VEF)
Industriaelektronikë
Themeluar në1919
Defunct1999
Zyrat qendroreRiga, Latvia

Historia Redakto

 
Pamje nga rruga e ndërtesave të vjetra të VEF-së

Fabrika shtetërore elektronike u themelua në prill të vitit 1919 si vendpunim i riparuar i Departamentit të Post-Telegrafit. Ajo u quajt (letonisht: Pasta un telegrāfa virsvaldes galvenā darbnīca) (PTVGD). Në 192? fabriku u zhvendos për herë të parë, dhe në 1928 u zhvendos përsëri në lokacionin aktual. Ndërtesat e fabrikës u ndërtuan në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të dhe shtriheshin në një bllok të qytetit. Para Luftës së Parë Botërore ndërtesat u vunë në pronësi nga fabrika e 1887-themeluar UNION. Kompania u riemërua në VEF në vitin 1932.[2]

Në vitin 1922 PTVGD filloi të prodhonte telefona.[1] Në vitin 1924 filloi prodhimin e radiove me detektorë kristalorë. Në vitin 1928 filloi prodhimin e telefonave shkëmbyes automatik. Ata blenë licensë nga Mix & Genest për të prodhuar centrale të vogla ( për numrat 100, 200 dhe 300) dhe të mëdha (numrat 1000 dhe 2000). Telefonat shkëmbyes në Riga dhe vendet e populluara të Letonisë ishin të përmirësuara me pajisje të prodhuara nga PTVGD deri në vitin 1940.[2] Gjatë viteve të 1930-ta produksioni mujor i PTVGD përfshiu 500 telefonë dhe 400 shkëmbyes.[1] Nga vitet e 1930-ta fabrika prodhoi gjithë elektronikën që kërkonte tregu - pajisjet komunikuese, telefonët, poçat elektrik, kamerat, radio, tabela punuese e deri te aeroplanët.[1][3] Ata po ashtu riparuan automjete.

VEF hyri në botën e tregut në vitin 1936 me zhvillimin e kamerave subminiaturë Minox, të projektuara nga Walter Zapp. Ishte kamera më e vogël në botë në atë kohë.[1]

Në mes të viteve 1928 dhe 1933 VEF po ashtu prodhoi një automobil të vogël dhe të lirë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore fabrika u plaçkit dhe disa ndërtesa u hodhën në erë. Fabrika u riparua pas luftës dhe u rikthye shumë shpejt. Gjatë viteve të 1960-ta VEF prodhoi shtatë radio-pranues dhe pesë telefona çdo minutë dhe dy nga tre telefonat në Bashkimin Sovjetik ishin të prodhuar nga VEF. Ajo po ashtu prodhoi transistorët e lartë-kërkuar "Spidola" dhe në vitet e 1970-ta - "VEF". [1]

Gjatë periudhës sovjetike, VEF u specializua në elektronikë dhe ishte pjesë e industrisë elektronike të Letonisë, e cila e furnizoi ish-Bashkimin Sovjetik me pasjisje të telekomunikacionit dhe elektronikës për ushtri. Pesë kompanitë më të mëdha ishin VEF, Radiotehnika, Elfa, Komutators dhe Elar (e cila prodhonte komponente për katër të tjerat). Në kulminacionin e saj në vitin 1991, VEF punësoi 20,000 njerëz. Produktet më të njohura të saj janë telefonët, telefonët shkëmbyes dhe radiot.

Industria elektronike e Letonisë pati probleme konkurruese me kompanitë perëndimore kur tregjet u hapën në fillim të viteve të 1990-ta. Problemet e cituara përfshinin shërbimin e varfër dhe kualitetin e produktit. Përpjekjet për të ristrukturar këto kompani nuk ishin të suksesshme dhe prodhimtaria e kombinuar e tyre ra më shumë se 90% në mes të viteve 1993 dhe 1997. VEF u nda në gjashtë kompani më të vogla, shumica e të cilave nuk ekzistojnë sot. Tri të mbeturat, VEF un Ko, VEF TELEKOM dhe VEF Radiotehnika RRR, punësojnë rreth 100 dhe 200 njerëz secila.

Në vitin 1999 fabrika u privatizua dhe riorganizua. [1]

Produktet Redakto

 
Kamera subminiaturë VEF Minox

Kamerat Redakto

 
I famshmi 1960 Spīdola, valë pranuesi i shkurtër i pari te sovjetikët

Radio Redakto

Telefona Redakto

  • VEF-TA
 
Kompjuter personal VEF-MIKRO 1024

Kompjuterët Redakto

  • VEF ORMIKA
  • VEF-1022
  • VEF-MIKRO 1024
  • VEF-MIKRO 1025
 
Aeroplan VEF I-12

Avionët Redakto

Motoçikleta Redakto

  • Pandera

Shih po ashtu Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b c d e f g Rikards, Normunds (4 shkurt 2009). "Ieskats VEF vēsturē" [Një shikim në historinë e VEF] (në letonisht). Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2013. Marrë më 23 qershor 2010.
  2. ^ a b Ločmelis, Jāzeps. "Pirms 75 gadiem" [75 vite më parë] (në letonisht). Marrë më 23 qershor 2010.
  3. ^ "Latvija 20.gs" [Letonia në shekullin e 20të] (në letonisht). Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2009. Marrë më 29 prill 2015.

Lidhje të jashtme Redakto