Fahredin Shehu lindi në Rahovec në vitin 1972, është shkrimtar shqiptar.

Fahredin Shehu
Fotoporteti
Emri Fahredin
Mbiemri Shehu
Lindur më 1972
Lindur në Rahovec
Kombësia shqiptare
Shtetësia kosovar
Profesioni shkrimtar
Portret i Fahredin Shehut ne Çifte Hamam në Shkup

Biografia

Redakto

Studimet universitare i kryen ne Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale. Aktivisht mirret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual. Jeton dhe punon ne Prishtine

Studiues i trashëgimisë shpirtërore botërore. Shkruan edhe vështrime estetike për artin vizual

Thënie më të njohura

Redakto

Mendimet më shkojnë në pakufi e çdoherë mbetem në mes

Feja është për ata që i frikohen ferrit dhe shpresojnë parajsën, shpirtënia është për ata të cilët kanë dalur prej tyre

Njeriu i madh ka vepra dhe gabime, njeriu i vogël i ka vetëm gabimet

Na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore

Në pritje të homo gnosticus-it, homo sapiens-i shuhet duke e vrarë vetën

Në Terra Reralistiae çdogjë është reale, edhe ëndrra vetëm se duhet të lexohet me kodin ëndërror

Humbësi me i madh është ai i cili për çdo dështim gjë

Krijimtaria

Redakto
  1. NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,
  2. SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori
  3. NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës
  4. ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishtinë
  5. KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup
  6. *Botimet në gazeta dhe revista:
  1. Ese në të përditshmen ZERI, Prishtinë,
  2. Ese në të përditshmen LAJM, Prishtinë,
  3. Ese në të përditshmen GAZETAEXPRESS, Prishtinë,
  4. Ese në të përditshmen ILIRIA POST, Prishtinë,
  5. Kolumne dhe ese në javoren JAVA, Prishtinë,
  6. Poezi në Revistën e Qendrës për studime humanistike GANI BOBI, Prishtinë
  7. Ese në revistën “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.
  8. Poezi në revistën STAV- Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë
  9. Poezi në Revistën ZIVOT- Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë
  10. Poezi në revistën ULAZNICA- Zrenjanin, Vojvodinë
  11. Ese në revisten elektronike SEGURAWEB, Holandë
  12. Ese në revistën elektronike GAZETA START, Shqipëri
  • Pjesëmarrjet :
  1. Ekspozita e kaligrafive në Kajro, Egjipt, 2004
  2. Takimet e 44-ta te poezisë, Sarajevë 2005
  3. Kongresi mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, Kajro, Egjipt, 2006
  4. Takimi për të drejtat e pakicave etnike, Parlamenti Evropian, Bruksel, 2006
  5. Ekspozita e pikturave dhe e librave ne Ministrinë e kulturës se Egjiptit, Kajro , 2007

Lidhje të jashtme

Redakto