Falanga
Falanga ishte nje formacion i madh ushtarak ne forme drejtkendore, zakonisht e perbere krejtesisht prej kembesorise se rende (e armatosur me shtiza te gjata ose arme te tjera te ngjashme) e ngjeshur ngushtesisht. Ky term perdoret per t'iu referuar perdorimit te ketij formacioni ne lufterat e Greqise se lashte. Falanga marshonte perpara si nje trup i vetem dhe nuk lejonte hapesire ndermjet rradheve te saj, gje qe e beri te veshtire per ta mposhtur. Nje lloj i saj, falanga maqedonase, u perdor nga Aleksandri i Madh ne pushtimet e tij.