Familja meksi
Familja fisnike Meksi
Familja Meksi , shfaqet ne dokumenta historik ne shek X, me nje shtrirje te gjere gjeografike, që nis nga fshati Mesi, që ndodhej “diku midis Shkumbinit dhe Drinit”, dhe që zgjerohet nga Venediku deri në ishujt e largët të Greqisë. Fisi Meksi besohet se përbën degën fillestare të fisit fisnik të Buas(Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë, 1995. f. 77- Merkur Bua, Gjin Bua Shpata). Albanologu i shquar Minlan Shufflay ka gjetur në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416, se krahina ndërmjet Kepit të Rodonit, Krujës dhe Lezhës, banohej nga fisi Messi, Meksi, Mexi. Origjina më e largët duhet të ketë qënë fshati Mesi i ndodhur, sipas historianit serb Stefan Nemania, në zonën në mes lumenjve Shkumbin dhe Drin. Emri i fisit Meksi mund ta ketë origjinën nga funksioni, ofiqi ose posti. Profesioni i Mjekut eshte nje tjeter teori e prejardhjes se mbiemrit. Luftëtarët e fisit Meksi u shërbyen perandorëve Romak, Bizantinë dhe despotëve të Epirit. Ata bënin pjesë gjithashtu në gardën personale të Komnenëve të fuqishëm. Gjatë periudhës së luftrave të suksesshme të popullit shqiptar për liri, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, fisi Meksi ka dhënë një kontribut të shquar, që vërtetohet nga shumë dokumenta të kohës (Historia e Shqipërisë Tiranë,1979). Menjëherë pas pushtimit të plotë të Shqipërisë nga hordhitë turke, fisi Meksi u zhvendos në disa drejtime: Dalmaci, Venedik, Itali, Moravi (Çeki) dhe sidomos në drejtim të Jugut. Një degë e familjes Meksi u vendos në Dalmaci që në vitin 1449. Më pas (1553), Meksajt i gjejmë në katalogun e familjeve fisnike të Kotorrit, qytet kështjellë nën Republikën e Venedikut, si dhe ne majen e katalogut te fisnikerise se Raguzes. Dokumente veneciane vërtetojnë se luftetarët e fisit Meksi, të vendosur në Dalmaci, kanë luftuar si stratiotë nëpër repartet e ushtrisë së Republikës kundër pushtuesit turk. Stema (blazon) e Meksajve që jetuan dhe luftuan në qytetin e Kotorrit, është e kaltërt me një brez të artë. Degë të tjera të fisit Meksi u vendosën në qytete të ndryshme të Venetikut (Venecie, Verona, Feltre, Trieste). Luftëtarë nga fisi Meksi i ofruan shërbime ushtarake Republikës së Venedikut, duke spikatur veçanërisht në luftën Venediko-Turke të vitit 1465 . Fillimisht familja mbante mbiemrin Mexis, kurse më vonë u përshtat në De Mezzi ose Mezan. Mbiemri i fisit ka ndryshuar sipas gjuhës së shteteve ku ata kanë banuar. Ne vitin 1719 sipas studiuesve fisi Meksi shfaqet si dege fillestare e Familjes Busichio qe jane gjendur ne kataloget e familjeve fisnike te Italise apo dhe te Dalmacise, Busichi (Busichia, Busikjo, Buzikjo apo Buziki, Buzuku (Gjon Buzuku), apo Bosichi, Dozhi Francisco Loredan i Venecias(Bosichi Morea), si dhe mbiemrin Renso-Rensi, Renzi). Në Shqipëri është përdorur ks (Meksi) ose s, ss (Mesi, Messi). Në krahinat që gjatë Mesjetës kanë qënë të pushtuara nga Venedikasit apo te shvendosur në Itali dhe Argjentine ata mbanin mbiemrin(Messi, Da Messa, ku mendohet se eshte dhe origjina e sportistit me fame boterore Lionel Messi), në Republikën e Venedikut, sipas dialektit lokal, z ose zz (De Mezzi, Da Mezan) dhe në Kotorr të Dalmacisë x (Mexa). Njëra nga stemat e fisit me banim në Venedik përmbante një keshtjellë me 3 kulla, nën të cilën është shkruar mbi një fjongo mbiemri Mexis. Stema tjetër përmbante një urë me 2 harqe, mbi të cilën ishte vizatuar një dorë e mbledhur grusht me gishtin tregues përpjetë. lidhet ura e stemës me urën e famshme të Mesit, pranë fshatit me të njëjtin emër, nga ku, sikurse shkruan Shufflay dhe të tjerë, duhet të ketë qënë origjina e fisit Meksi. Familja Meksi-De Mezzi, me banim në Venecie, bënte pjesë në këshillin e fisnikëve të qytetit, duke qënë e regjistruar që prej vitit 1759 “në katallogun e titullarëve të Republikës së Venedikut”. Familja Meksi-Mezzan me banim në Feltre ishte regjistruar si familje fisnike e qytetit që më vitin 1557. Nikolla Meksi-Mezzan ishte guvernator i Venedikut në Peloponez, Bartolomeo Meksi, nje nga levruesit me te famshem te kohes ne astronomine e re dhe mbeshtetes i doktrines se Kopernikut.Një degë e familjes Meksi u vendos në Romë. Peshkopi Bernardo De Meza (Meksi) ishte përfaqësues i Perandorisë së shenjtë Romake në Angli (1521-1523) . Meksajt e vendosur në Çeki, ruajtën për shumë kohë mbiemrin. Ndër ta janë shquar Vasil Meksi, kryenoter dhe pedagog i teologjisë; Xhovani-Andrea Meksi, dekan i shkollës së Shën Pjetrit në qytetin Brunn; Amadeo-Paolo dhe Paolo-Salvatore Meksi, dekanë të Fakultetit Juridik si dhe Mason grada 33 dhe Kalorës të Urdhërit të Maltës. Pjesa me e madhe e fisit Meksi duket se ka lëvizur gradualisht në drejtim të jugut, duke lënë gjurmë të qarta gjatë rrugës .Pjesëtarë të familjes Meksi janë vendosur në Greqi në periudha të ndryshme, duke filluar kryesisht pas shekujve XIV-XV. Ata u përqëndruan kryesisht në Peloponez, Athinë, Korint dhe në ishujt Speces, Leonidhis dhe Korfuz. Dokumenta të shumta vërtetojnë kontributin që kanë dhënë Meksajt e Greqisë, sidomos gjatë kryengritjes së vitit 1821 kundër pushtuesit turk. Veçanërisht është shquar Theodhori Meksi, oficer i flotës ushtarake greke, në luftën për çlirimin e Peloponezit. Jorgo Meksi, njëri nga kapedanët e athinasve, mori në dorëzim Akropolin nga turqit në vitin 1822 . Familja Meksi që banon në ishullin Speces mban edhe sot letrën me anë të së cilës udhëheqës të rëndësishëm të kryengritjes, Kollokotroni dhe Marko Boçari, falënderonin Joanis Meksin për heroizmat e kryera gjatë luftës kundër turqve. Në Muzeun Kombëtar Grek, krahas heronjve të revolucionit të vitit 1821, gjëndet edhe oficeri me origjinë nga Labova Kristo Meksi (1794-1832), komandant i një prej reparteve me të rëndësishëm të kryengritësve( Vasil Meksi. Materiale të mbledhura nga Arkivi i Përgjithshwm i shetit grek, Athinë, 1981. f.147) Gjatë shekujve XIX-XX kanë qënë të shumtë Meksajt e Greqisë që kanë luajtur një rol të spikatur si politikanë, tregtarë, juristë, mjekë etj. Gjatë periudhës kohore nga 1878, krijimi i Lidhjes së Prizrenit, deri në nëntor 1912, ngritja e flamurit në Vlorë, kanë qënë të shumtë Meksajt që kanë dhënë një kontribut të spikatur për realizimin e ëndrrës së madhe të popullit shqiptar, kthimin e lirisë së merituar. Ndër ta veçohet Petro Meksi, që udhëhoqi të gjitha veprimet e Lidhjes në krahinat e Jugut dhe shpalli botërisht, “se ortodoksët e Jugut nuk duhet t’i ndajnë fatet nga ato të vëllezërve të tyre myslimanë.” Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte rezultat i një aktiviteti intensiv propagandist, politik dhe diplomatik, që u realizua nga një ekip i madh patriotësh, të kryesuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Në këtë ekip bënin pjesë edhe Polo Meksi dhe Kristo Meksi, që banonin prëj kohësh në Bukuresht. Ata, pasi kryen një aktivitet të gjërë patriotik në Rumani, shoqëruan Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin në udhëtimin e tyre historik drejt Vlorës. E me pas bashkepunimin qe paten me Isa Boletinin ne luften per bashkimin e Kosoves dhe Mitrovices me Shqiperine. Nderkohe Kristo Meksi, sikurse vërtetohet edhe nga materialet, mori pjesë aktive në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, duke qënë gjithashtu një nga firmatarët e aktit përfundimtar. Kristo Meksi u përfshi në qeverinë provizore të Vlorës dhe në atë të princ Vidit, kurse Polo Meksi u emërua gjykatës në qytetet e Jugut. Më pas Petro Meksin e shohim aktiv në çetën e Mihal Gramenos dhe pjesëmarrës në Luftën e Vlorës më 1920, ku luftoi me trimëri dhe u dekorua pas vdekjes, më 1962, me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë. I biri i tij Prokop Meksi, mori pjesë aktive në Luftën Nacional Çlirimtare. Ai u vra nga fashistët italianë në Durrës më 1943, Në qoftë se Dr. Apostol Panajot Meksi konsiderohet një nga të parët.folkloristë shqiptarë, i biri i tij Dhimitri, intelektual i kompletuar ishte një nga mbledhësit dhe studiuesit më aktivë dhe cilësorë të folklorit tonë në krahinën e Çamërisë. Ishte vetëm student mjekësie në Athinë (1858) kur vendosi letërkëmbim me De Raden, më të shquarin ndër folkloristët arbëreshë.
Sipas British Metropolis te vitit 1851, faqe 11, Mbreti Konsort i Mbreterise se Bashkuar, Britanise se Madhe dhe Irlandes, Francis Albert Augustus Charles Emmanuel (Busichi), Duka i Saxe Coburg and Gotha, Bashkeshorti i Mbretereshes Viktoria, ka prejardhjen nga Familja Bua, deshendent te Familjes Meksi.
Edhe para Luftës së Parë botërore, por sidomos pas luftës, lakmitë e shteteve fqinje arritën kulmin duke rrezikuar që të cënoheshin rëndë interesat jetike të Shqipërisë. I gjithë populli shqiptar u ngrit në këmbë për të kundërshtuar cungimin e Shqipërisë. Nga Meksajt e angazhuar në këtë periudhë delikate për fatet e Shtetit Shqiptar të sapoformuar, dallohet gazetari i famshëm, rilindasi Jorgji Meksi, dhe avokati Aleks Meksi. Ata u arrestuan nga xhandarmeria greke ( 1913) nga që denoncuan botërisht synimet shoviniste greke. Petro Vasil Meksi mori pjesë me pushkë në dorë në luftën e Vlorës të vitit 1920, që përfundoi me fitoren e madhe kundër pushtuesve italiane, e cila kishte rëndësi jetike për pavarësinë kombëtare dhe sovranitetin e Shtetit Shqiptar. Të tre këta Meksaj kishin kryer një aktivitet të shkëlqyer patriotik edhe më parë, gjatë pushtimit turk. Nje tjeyer figure e rendesishme eshte Gavril Meksi, i cili ka qënë një studiues i shquar dhe patriot. Veprat e tij për historikun e Flamurit Kombëtar, kryengritjet e vitit 1847 kundër turqve, për Ali pashë Tepelenën, për Bajram Currin dhe për problemin pellazgjik, janë kontribute të vërteta shkencore. Ai ka dhënë një ndihmesë te jashtëzakonshme në përpilimin e tekstit të parë të Historisë së Popullit Shqiptar, duke vazhduar në këtë mënyrë traditën e kaherëshme të familjes Meksi
Nje tjeter dege e Familjes Meksi eshte dhe ajo Mesic, e cila ndodhet dhe sot e kesaj dite ne Kroaci, ku nje nder antaret me te spikatur, eshte Presidenti i Kroacise z.Stipe Mesic.
Ne ditet e sotme, Meksajt me te spikatur ne Shqiperi jane: ish Kryeministri i Shqiperise, Prof.Dr. Aleksander Meksi, Prof.Dr.Sokrat Meksi, Prof.Fedhon Meksi, ish Zv.Ministri Vladimir Meksi, Shkrimtarja dhe Publicistja Mira Meksi, ish Zv, Kryeministrja dhe Ministrja Ermelinda Meksi etj.