Fari i Aleksandrisë
31°12′51″N 29°53′06″E / 31.21417°N 29.88500°E
Egjipt, viti 280 para e.s. Që kur Aleksandri i Madh i liroi egjiptianët nga dominimi persian, lidhjet mes grekëve dhe egjiptianëve u forcuan aq shumë sa mbreti i tyre, Ptolomeu II, ishte me origjinë greke. Ky bashkëpunim i grekëve dhe egjiptianëve ishte më i dukshëm në kryeqytet, Aleksandri. Themeluar prej Aleksandrit të Madh në vitin 332 para e.s., ky qytet i zhvilluar u bë vatra më e rëndësishme e kulturës helene. Por këtë herë mrekullia nuk do të jetë një tempull, as ndonjë lloj tjetër monumenti ose ndërtese, por një kullë. Kjo kullë do të shërbente për të udhëhequr anijet e shumta që mbërrinin në brigjet e Aleksandrisë. Mbreti vendosi të ndërtonte një kullë që të identifikonte vendin dhe qytetin nga shumë larg. Për këtë përdorën ishullin e vogël të Faros, përballë portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, që, sa më shumë ecnin jepnin një pamje të mrekullueshme. Kur përfundoi, kulla ishte më shumë se 120 m. Në majë të saj kishte pasqyra metalike për të treguar pozicionin e saj ditën, duke reflektuar dritën e diellit dhe natën për mungesë të dritës ndizej zjarr (vatër). Kjo mrekulli do të rezistonte shumë, rreth 1600 vjet deri në shekullin XIV, kur tërmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisë ishte "Kulla e Farit" dhe i linte mbrapa të gjitha ndërtimet e bëra deri në atë kohë që kishin për qëllim të udhëhiqnin anijet.