Faslli Haliti (Lushnjë, 5 dhjetor 1935 - Tiranë, 16 tetor 2020) ishte shkrimtar dhe disident shqiptar.[1]

Faslli Haliti
U lind më5 dhjetor, 1935
Lushnjë
Vdiq më16 tetor, 2020
Kombësiashqiptar

Biografia

Redakto

U lind në Lushnjë më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 - 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 ishte anëtar i LSHASH. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. U nda nga jeta më 16 tetor 2020.

Mirënjohje

Redakto

Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh "Poeti më i mirë i vitit" - 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor "Harpa".

Referime

Redakto
  1. ^ Faslli Haliti (19 janar 2019). "Unë nuk njoh ndonjë disident në socializëm". Dita. Intervistuar nga Ben Andoni. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2021. Marrë më 4 shkurt 2021.