Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Fatbardha Demi është studiuese, redaktore dhe skenariste shqiptare. Lindi në Tirane më 17 qershor 1950. Ka kryer studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës në degën gjuhë-letërsi. Ka punuar në TVSh dhe Kinostudion "Shqiperia e Re", është marrë me studimin e Historisë së artit të Kinematografisë dhe perkthime të kësaj fushe nga gjuhët e huaja duke bashkpunuar me revistën "Skena dhe Ekrani". Mbas vitit 1990, ka botuar artikuj në gazetën "Republika", "Ndryshe", etj. Ka kryer studime autodidakte mbi mjeshtrinë e Shkencës së Historisë së Lashtë, njohjen e veprave të autorëve të kësaj periudhe, mbi Kritikën historike dhe botimet mbi periudhën Mesjetare. Në librat e botuara mbi parahistorinë e Kombit Shqipetar janë trajtuar 32 teza të Albanologjisë (të trajtuara për herë të parë ose me fakte të reja), një pjesë e të cilave janë bërë të njohura në Alpo TV, gazetat dhe revistat e medias elektronike. [1]

Botime

Redakto
  • Sellenizmi : besimi që sundon botën - bot. Dudaj, Tirane, 2016. ISBN 978-99943-0-478-3
  • Thëniet e arta për al(r)baninë, gjuhën shqipe dhe shqiptarët, (bashkautor) - 2019
  • Mrekullia e mbijetesës (Nga Atllantido-Pellazgët tek Shqipetaro-Arbërit e sotëm) - bot. Maluka, Tirane, 2021, ISBN 978-9928-260-53-6
  • IL SELLENISMO (La fede pelasgica che governa il mondo). Traduzione di Elona Zeraliu, bot. Argeta, Tirane. shtypshkronja Pegi. 2022. ISBN 9789928-303-94-3


  1. ^ "Questionário com Autoria". dx.doi.org. Marrë më 2024-09-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)