Fatime Sokoli

këngëtare shqiptare
This is the stable version, checked on 5 mars 2022. 1 pending change awaits review.

Fatime Sokoli (lindi në Dragobi të Tropojës, më 18 qershor 1948) ishte këngëtare popullore nga Shqîpëria e veriut, Artiste e Merituar. Ajo ishte çika e parë e malsisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë. Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malsie e në skenat e disa vendeve të Europës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Gjakovës. Ajo u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet.

Vdiq më 12 gusht të vitit 1987.