Fatjon Pandovski

This is the stable version, checked on 28 shtator 2017. 1 pending change awaits review.

Fatjon Pandovski është gazetar sportiv shqiptar,

I lindur në Tiranë më 15 prill 1972. Ai ka filluar të shkruaj artikuj sportivë që në moshën 18-19 vjeçare për Gazetën "Sporti Popullor" ( E njohur si "Sporti" dhe aktualisht njihet si "Sporti Shqiptar"). Fatjon Pandovski ka shkruar për shtypin sportiv Shqiptar artikuj, analiza ndeshjesh, raporte speciale, intervista Ekskluzive dhe komente për takime kombëtare dhe ndërkombëtare të skuadrave si dhe ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Që nga vera e vitit 1991 punoi si bashkëpunëtor i emisioneve Sportive në Radio Tirana dhe Televizionin Shqiptar deri në tetor 1994. Që prej vitit 2003 punon si bashkëpunëtor Sportiv i Shqipërisë për UEFA-n. Opinioni dhe shkrimet e tij objektive janë botuar rregullisht në revistat dhe mediat e shumta të njohura nëpër Botë, si Kicker, Voetbal International, Eurosport, Fox Soccer Extra. Që nga viti 2003 është publicisti dhe botuesi i www.albaniasoccer.com, portali i parë sportiv kushtuar futbollit shqiptar në shqip dhe anglisht. Fatjon Pandovski është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjeksisë dhe është diplomuar në vitin 1994-tër në Degën e Stomatologjisë. Aktualisht jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.