Fatmir Krypa (1942, Gjakovë) është grafist, dizajner grafik dhe profesor unversitar. [1]

Biografia Redakto

Fatmir Krypa lindi në Gjakovë. Kreu shkollën fillore në vendlindje, Shkollën e Mesme të Artit në Pejë, ndersa Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd (1968). Studimet pasuniversitare i kreu në Zagreb. Në vitet 1968 - 1974 ishte profesor në Shkollen Normale në Gjakovë, ndërsa në vitet 1974/75 punoi në Televizinin e Prishtinës. Nga viti 1975 deri në pension më 2012 ishte profesor i rregullt i lëndës së grafikës në Fakultetin e Arteve te Universitetit të Prishtinës. Në këtë institucion kreu edhe funksionin e prodekanit (1978- 1980) dhe të dekanit (1987-1989). Kontribuol po ashtu edhe në themelimin e drejtimit të grafikës në Universitetin e Tetovës, ku punol gjatë viteve 1998-2007. Fatmir Krypa në veprat e tij grafike trajton njeriun dhe motivet e hapësirës kosovare, rritën dhe dramacitetin e saj, të shprehur në mënyrë bashkëkohore, në teknikat e kombinuara të shtypit te thelle. Organizoi shume ekspozita personale në vend dhe jashtë: në Pejë (1963), në Gjakovë (1967), në Nju- Jork, në Beograd dhe në Novi-Sad (1980), në Shtutgart, Munih dhe Gogenao (1981), në Dubrovnik dhe Varazhdin (1982), në Banjallukë (1991), në Prizren (1992), në Pejë (1996), në Neuchatel. Cyrih, Lozanë (1998), në Prishtinë (2009) etj. Përfaqësoi grafikën e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë në disa shtete të Europës dhe të kontinenteve të tjera dhe ekspozoi në sallone, bienale e trienale të grafikës në shumë vende të botës. Përveç grafikës merret dhe me dizajn grafik, Ilustroi mbi 200 libra për fëmije dhe të rritur, shumë pllakate të kulturës, të sportit dhe politike. Eshtë fitues i një sërë çmimesh profesionale dhe mirënjohjeve publike. Veprat e tij gjenden në muze e koleksione të njohura.[2] [3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 903. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://oralhistorykosovo.org/fatmir-krypa/
  3. ^ http://www.arsalbanica.mk/2749-2/