Fatmir Rexhepi
politikan
Fatmir Rexhepi është i lindur më 06.07.1956 në Pogragjë, Gjilan, është politikan shqiptar.
Fatmir Rexhepi | |
---|---|
U lind në | |
Profesioni | Politikan |
Faqja në rrjet | http://www.assembly-kosova.org/?cid=1,102,403 |
Biografia
RedaktoFatmir Rexhepi shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në Pogragjë, ndërsa shkollimin e mesëm në Gjilan. Titullin Inxhinier i diplomuar i Makinerisë e fitoi në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
Redakto- 1980-1982: Inxhinier në prodhimtari “INCGJ”
- 1982-1985: Inxhinier në projekte dhe menaxhim të investimeve
- 1986-1989: Drejtor i ndërmarrjes prodhuese “Gival”
- 1990-2002: Inxhinier kryesor në ndërmarrjen private “ENG OFFICE”
Që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është anëtar dhe veprimtar i saj. Ishte Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës, ndërsa aktualisht është deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe kandidat për kryetar komune të Gjilanit në zgjedhjet e nëntorit 2009. Është i martuar, prind i dy djemëve dhe jeton në Gjilan.
Lidhje të jashtme
RedaktoShih edhe
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |