Fatos Kola
Fatos Kola është skulptor dhe pedagog i njohur shqiptar i lindur më 29 Janar 1958 në Burrel, Mat. Akademist i shkollës së mjeshtrave shqiptarë si Hektor Dule e Kristaq Rama , vijon traditën në modernitet. Njihet si hartues i programeve didaktike për Atelierin e Skulpturës së Materialeve të Përziera Programeve dhe leksioneve respektive për këtë atelier dhe Historinë e Artit Botëror. Autor i eseve mësimore dhe kritikës profesionale si konsulent në mediat Radio Televizioni Shqiptar , ALSAT, mbi personalitete , epoka, autorë, rryma dhe vepra të ndryshme, vendase e huaja në skulpturë.
Veprat
RedaktoËshtë autor i disa veprave domethënëse të rrafshit kombëtar e universal si Statuja “Skënderbeu”, (Muzeu Historik, Burrel, Mat) , Skulpturë “Tre pendat shqipe”: Poetët e mëdhenj Pjetër Budi; Naim Frashëri dhe Migjeni , Portret në bronz i personalitetit të shquar arbëresh Xh. Del Gaudio, (Melisa, Kalabri) , Busti në allçi, kushtuar regjisorit dhe aktorit Kujtim Spahivogli, (Muzeu i TK); Projekti për varrin e aktorit të shquar Sandër Prosi në granit; Kompozimi në metal, “Skënderbeu” ; Portreti në grafikë grafik “Skënderbeu”, paraqitur në konkursin vjetor të Filatelisë ; Portret në bronz, “Muziktari”, kushtuar muzikologut, Prof. Ramadan Sokoli , Skulpturë në allçi: “Amësia” ; Monument në bronz: “Arbëreshi”, kushtuar personalitetit të shquar të kulturës arbëreshe Dom Mario Ferraro Vrasaqi(Krotone – Kalabria), Itali,1996 Portreti në grafikë grafik “Skënderbeu”, paraqitur në konkursin vjetor të Filatelisë ,Portreti në grafikë “Niketë Dardani”, paraqitur në konkursin vjetor të Filatelisë , Projekt dhe realizim (me porosi të Familjes Mbretërore) i aranzhimit të mjedisit të sallës së ceremonisë mortore në Hotel Dajti (Tiranë) , me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes së Mbreti Zogu I, Nënës Mbretëreshë të Shqiptarëve,Géraldine Apponyi de Nagyappony; Projekt dhe realizim i Stemës së Familjes Mbretërore Shqiptare në plurimaterie, (granit, rezinë dhe pluhur mermeri); Projekt dhe realizim (me porosi të Familjes Mbretërore) i aranzhimit të mjedisit sallës së ceremonisë në Hotel “Dajti” Tiranë, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes së Leka Zogu I , Mbretëresha Suzanë ; Portret në polimermer, kushtuar Nënës Mbretershë Geraldinë , Paris , Francë.
Referimet
Redakto[[1]]
Shih edhe
Redakto[Intervistë me skulptorin Fatos Kola]
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |