Fatos Ylli është specialist në fushën e spektroskopisë fizike, fizikës së materialeve dhe mbrojtjes e sigurisë nga rrezatimet. Krahas veprimtarisë kërkimore ai i ka kushtuar kujdes mësimdhënies dhe transmetimit të njohurive të kërkuesit e rinj si lektor i fizikës në disa institucione të arsimit të lartë, publike dhe jopublike.[1]

Biografia

Redakto

Ai ka një përvojë të suksesshme nëpërmjet pjesëmarrjes së vazhdueshme në projekte shkencore, duke kontribuar me studime në karakterizimin e materialeve, trashëgiminë kulturore, bimët akumulatore të metaleve dhe vajrat esenciale të bimëve mjekësore, monitorimin e mjedisit e veçanërisht vlerësimin e ajrit urban dhe mikroplastikave ne mjediset detare, mbrojtjen dhe sigurinë nga rrezatimet jonizuese dhe jojonizuese, përdorimin e Metodave të Kontrollit pa Shkatërrim (NDT) dhe të Kontrollit te Cilësisë (QC) në pajisjet radiologjike, si dhe me vlerësime për mundësinë e përdorimit të energjisë bërthamore në energjetikë.

Prof. Fatos Ylli gjatë viteve 2000-2008 ka drejtuar Institutin e Fizikës Bërthamore, pjese e rrjetit të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave dhe ka qenë Pika e kontaktit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Duke ju përkushtuar fuqizimit dhe harmonizimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në hapësirën shqipfolëse, Fatos Ylli nëpërmjet Institutit Alb-Shkenca, ka kontribuar në mënyrë të veçantë në këtë drejtim.[2]

Sot Prof. Fatos Ylli është përgjegjës i Departamentit të Metodave Analitike Instrumentale, IFBZ, Universiteti i Tiranës dhe anëtar i Komisionit të Fizikës dhe Kimisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Përgjegjës i Departamentit të Metodave Analitike Instrumentale, IFBZ, Universiteti i Tiranës, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë-Prishtinë-Shkup.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 71, ISBN 9789951518208
  2. ^ "Fatos Ylli | University of Tirana - Academia.edu". fdut.academia.edu (në anglisht). Marrë më 2024-11-06.
  3. ^ "Fatos Ylli, dardha nën dardhën Kahreman Ylli - Gazeta Fjala". fjala.al. 2024-04-28. Marrë më 2024-11-06.