Fazlul Huq Muslim Hall
Fazlul Huq Muslim Hall është një nga konviktet më të vjetra të Universitetit të Dhakës.
Fazlul Huq Muslim Hall | |
---|---|
bengalisht: ফজলুল হক মুসলিম হল | |
Emra alternativ | FH Hall |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në përdorim |
Tipi | Konvikt |
Vendndodhja | Universiteti i Dhakës, Rruga e Universitetit, Dhaka 1000 |
Qyteti | Dhaka |
Shteti | Bangladeshi |
Koordinatat | 23°43′33″N 90°24′12″E / 23.7259°N 90.4034°E |
Hapja | 1 korrik 1940 |
Pronar | Universiteti i Dhakës |
Technical details | |
Floor count | 3, 5 |
Informata tjera | |
Seating type | Fjetina |
Seating capacity | 766 |
Uebfaqja | |
www |
Historia
RedaktoThemelimi
Redakto"Fazlul Huq Muslim Hall" u themelua në 1940 dhe u emërtua sipas A. K. Fazlul Huq, kryeministri i mëparshëm i Bengalit të pandarë. Fazlul Huq luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e Universitetit të Dhakës.[1][2] Konvikti filloi më funksionimin e tij më 1 korrik 1940 me 363 studentë, duke përfshirë 231 studentë konviktorë, 132 studentë jo konviktorë dhe 3 studente.[3] Më 16 qershor 1972, sindikata e Universitetit të Dhakës e hoqi termin "Muslim" nga emri. Vendimi u sfidua në gjykatë nga avokati Shamsul Alam. Më 1 mars 2004, Gjykata e Lartë e Bangladeshit e urdhëroi universitetin të rikthente emrin fillestar, duke përfshirë termin "Muslim".[4]
Gjuhëtari Muhamad Shahidullah ishte drejtuesi i parë i konviktit.[1][5]
Themelimi i Lidhjes Studentore Myslimane të Pakistanit Lindor
RedaktoSheikh Muxhibur Rahmani ishte politikisht aktiv në "Fazlul Haq Muslim Hall", madje edhe pse ai nuk ishte një student konviktor aty.[6] Më 4 janar 1948, Lidhja Studentore Myslimane e Pakistanit Lindor u themelua në një takim të organizuar në auditorin e "Fazlul Haq Muslim Hall" dhe pas themelimit të grupit politik, Sheikh Muxhibur Rahmani doli si një udhëheqës i rëndësishëm.[6]
Lëvizja e Gjuhës
RedaktoMë 15 janar 1948, Zyra e nën-komitetit Kombëtar të Gjuhës së Komitetit të Verprimit Kombëtar të Gjuhës ("Rastrabhasa Sangram Parishad") u zhvendos te "Fazlul Haq Muslim Hall" me propozimin e bërë nga Muhamad Tvaha, nën-presidenti i komitetit të konviktit të Bashkimit të Studentëve të Universitetit Qëndror të Dhakës.[7] Më 2 mars 1948, Komiteti i Veprimit Kombëtar të Gjuhës i dytë (Rastrabhasa Sangram Parishad, সর্বদলীয় রাষ্ট্রভাষা সংগ্রাম পরিষদ), që ishte një koalicion i "Tamaddun Majlish" dhe Lidhjes Studentore Myslimane të Pakistanit Lindor, u formua gjithashtu në takimin e kryesuar nga Sheikh Muxhibur Rahman në këtë konvikt për të përforcuar lëvizjen e gjuhës.[6]
Shërbimet
RedaktoKonvikti përbëhet nga:
- Ndërtesa kryesore tre-katëshe.
- Ndërtesa jugore pesë-katëshe.
Konvikti ka një kapacitet prej 244 dhomash me 766 shtretër.[3] Megjithatë, aty ndodhen pothuajse dyfishi i konviktorëve, që tashmë banojnë aty duke e tejkaluar kapacitetin e konviktit.[8]
Konvikti ka një librari me libra mbi subjekte të ndryshme. Ajo është e hapur për studentët jo konviktorë ashtu dhe për konviktorët, çdo ditë pune. Librat e rinj blihen në çdo vit akademik nga fondet e universitetit.[1]
Sportet vjetore organizohen çdo vit.[9]
Klubi i Debatimit të "Fazlul Haq Muslim Hall" bujt për vit Festivalin Kombëtar të Debatimit Shkencor.[10]
Galeri pamjesh të kompleksit
|
---|
|
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c "Fazlul Huq Muslim Hall" (në anglisht). University of Dhaka. Marrë më 5 gusht 2018.
- ^ "Sher-e-bangla contribution for establishing DU". The Independent (në anglisht). 6 gusht 2015. Marrë më 5 gusht 2018.
- ^ a b "Home: Dhaka University Halls". du.ac.bd (në anglisht). Marrë më 20 janar 2023.
- ^ "HC orders to add 'Muslim' with Fazlul Huq Hall". bdnews24.com (në anglisht). Marrë më 6 gusht 2018.
- ^ "Halls of Dhaka University". The Independent (në anglisht). Dhaka. Marrë më 6 gusht 2018.
- ^ a b c Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).[lidhje e vdekur]
- ^ "ভাষা আন্দোলনের স্মৃতিকেন্দ্র ফজলুল হক মুসলিম হল". Daily Naya Diganta (në bengalisht). Marrë më 22 janar 2023.
- ^ পরীক্ষায় খারাপ ফল করছেন ঢাবির গণরুমে থাকা শিক্ষার্থীরা!. thedailycampus.com (në bengalisht). Marrë më 20 janar 2023.
- ^ "Annual Sports of FH Hall Held". The New Nation (në anglisht). 19 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2021. Marrë më 5 gusht 2018.
- ^ "DU holds 11th National Science Debating Festival". The Daily Star (në anglisht). 24 maj 2018. Marrë më 5 gusht 2018.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Fazlul Huq Muslim Hall. - "Alumni association of "Fazlul Huq Muslim Hall"" (në anglisht). 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2019.
- "Uebsajti zyrtar i Universitetit të Dhakës" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019.