Muhammad Shahidullah Hall
Muhammad Shahidullah Hall është një nga tre konviktet e themelit të Universitetit të Dhakës. I ndërtuar në vitin 1921 si Lytton Hall në vijim ai u riemërtua Dhaka Hall dhe u riemërtua prapë sipas gjuhëtarit të famshëm të Bangladeshit Dr. Muhammad Shahidullah pas vdekjes së tij në vitin 1969.[1][2][3]
Muhammad Shahidullah Hall | |
---|---|
শহীদুল্লাহ হল | |
Emrat forumes | Lytton Hall, Dhaka Hall |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në përdorim |
Tipi | Konvikt katërkëndësh |
Vendndodhja | Universiteti i Dhakës, Dhaka, Bangladeshi |
Koordinatat | 23°43′33″N 90°24′06″E / 23.725807°N 90.401591°E |
Hapja | 1921 |
Pronar | Universiteti i Dhakës |
Technical details | |
Floor count | 5 |
Grounds | 5 akre, 2 ha |
Informata tjera | |
Seating type | Shtretër |
Seating capacity | 1500 |
Projekti dhe shërbimet
RedaktoËshtë i vendosur pas Curzon Hallit dhe ka një ndërtesë kryesore akomoduese me dy zgjatime. Aty akomodohen vetëm studentët e fakultetit të shkencave. Dr. Shahidullah është varrosur brenda kompleksit. Kompleksi konviktor mbulon 5 acres (2.0 ha) me tre konvikte të rëndësishëm që bujtin rreth 1500 studentë. Ndërtesa kryesore tre-katëshe u themelua në vitin 1921 me dy shtesa të mëvonshme pesë-katëshe (shtesa-1 dhe shtesa-2). Ndërtesat e tjera përfshijnë zyrën e drejtuesit, bibliotekën, sallat e leximit të studentëve, kantenat, mencën, xhaminë dhe konviktin e pedagogëve, zyrtarëve dhe nëpunësve.
Ka një terren lojërash dhe një pellg brenda kompleksit si dhe dyqane me furnizimet e nevojshme të përditshme. Ky konvikt ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikat e studentëve të Bangladeshit.
Galeri pamjesh të kompleksit
|
---|
|
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Shahidullah Hall" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2012. Marrë më 2 qershor 2013.
- ^ "One of Three Founding Hall of DU - Shahidullah Hall" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2014. Marrë më 19 qershor 2013.
- ^ "Shahidullah hall's renamed to Dr. Muhammad Shahidullah hall". Prothom Alo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2017. Marrë më 17 qershor 2017.