Spitali Mitford në Dhaka
Spitali Mitford është një spital publik në Dhaka të Bangladeshit, i vendosur në zonën historike të Dhakës së vjetër. Ai shërben si një spital universitar i Kolegjit Mjekësor Sir Salimullah.
Spitali Mitford në Dhaka | |
---|---|
Mitford Hospital | |
Emra alternativ | Spitali Salimullah Bahaduri |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në funksion |
Tipi | Spital |
Vendndodhja | Pazari Babu, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°42′39″N 90°24′05″E / 23.710900°N 90.401406°E |
Ndërtimi filloi | 1854 |
Përfundimi | 1889 |
Technical details | |
Floor count | 1, 2, 3, 4, 11 |
Grounds | 12.8 acres (5.2 ha) |
Spitali është emërtuar sipas filantropistit dhe shërbyesit civil Robert Mitford. Ai Ishte institucioni më i rëndësishëm mjekësor, jo vetëm në Dhaka, por në të gjithë Bengalin Lindor dhe Asamin në mesin e shekullit të XIX. Robert Mitford e la me testament shumicën e pasurisë (rreth 800 000 rupi) për qeverinë e Bengalit për vepra publike në Dhaka. Me dhuratën bamirëse të tij, në vitin 1854 filloi ndërtimi i Spitalit Mitford në vendin e tij të tanishëm, që atëherë ishte i njohur si Pazari Babu. Para kësaj, vendi më parë zihej nga Pallati Hollandez.
Historia
RedaktoSpitali është emërtuar sipas filantropistit dhe shërbyesit civil Robert Mitford, që shërbeu për shumë vjet në Dhaka si taksambledhës dhe më vonë si gjykatës në Gjykatën Provinciale të Apelit. Gjatë kohës së tij në Dhaka ndodhi një epidemi alarmuese e kolerës, nga e cila vdisnin 150 deri në 200 veta në ditë. Shërbimet mjekësore ishin të papërshtatshme. Sir Mitfordi u shqetësua duke parë vuajtjet e njerëzve. Përpara vdekjes së tij në Angli në vitin 1836, ai la trashëgim shumicën e pasurisë së tij (rreth 800,000 rupi) për qeverinë e Bengalit për vepra bamirësie publike në Dhaka duke përfshirë ndërtimin e një spitali. Megjithatë, kjo u debatua nga pasardhësit e tij në Angli, por në fund në 1850 Gjykata Civile vendosi pjesërisht në favor të Qeverisë së Bengalit, e cila mori 166,000 rupi. Me këtë fond në vitin 1854 nisi ndërtimi i spitali në vendin që atëherë njohej si 'Katra Pakurtali', Pazari Babu. Para kësaj vendi ishte i zënë nga një pallat hollandez.[1]
Ishte institucioni më i rëndësishëm mjekësor, jo vetëm në Dhaka, por në të gjithë Bengalin Lindor dhe Asamin në mesin e shekullit të XIX. Që nga nisja spitali qe nën administrimin e një bordi llogarish të bashkisë së Dhakës. Në vitin 1875 u ndërtua një shkollë mjekësore bashkangjitur me spitalin. Në vitin 1882 u ndërtua një pavijon femëror me dhurimet bujare nga navabi Khvaxha Ahsanullah i Dhakës dhe raxha Raxhendra Narajan Roj i Bhavalit. Navab Ahsanullahu dhuroi edhe 50,000 rupi për të krijuar Spitalin Lady Dufferin brenda të njëjtit kompleks në vitet 1888-1889|89]]. Në vitin 1887 u krijua një pavijon europian në spital (në departamentin e pacientëve), ndërsa në vitet 1889-90 raxha Srinath Roj i Bhagiakulit ndërtoi një pavijon të syve me një kosto prej 300,000 rupish në kujtim të nënës së tij, Subhadra Moni Çaudhri.
Në vitin 1917 ai u njoh si një spital i shkallës së parë. Spitali, përveç pavijonëve kryesorë, bujt salla leksionesh, sallat diseksionimi, një departament për pacientët e pahospitaluar dhe një pavijon europian për pacientët e hospitaluar. Ai bujt dy salla leksionesh, dy salla të veçanta disektimi, një për meshkujt dhe një për femrat, një laborator, gjimnazi dhe një fjetinë u shtuan më vonë. Spitali mundëson si shërbimin e shtrimit ashtu dhe trajtimin pa u shtruar, përveç shërbimeve patologjike dhe diagnostike. Ai shërben rreth 1,000 pacientë të pa shtruar në ditë. Deri në vitin 1999, spitali kishte 600 shtretër, nga të cilët 240 ishin me pagesë.[1]
Bërthama e këtij institucioni me rëndësi të madhe publike, u krijuar mbi një shekull më parë nga bamirësia bujare e Robert Mitfordit, sipas të cilit fillimisht u emërtua. Megjithatë në vitet 1960 ai u riemërtuar sipas navabit Salimullah Bahadur si dhe u zhvillua dhe zgjerua me kalimin e kohës, nëpërmjet dhurimeve të mjaftë bamirësve të Dhakës, blloqe të izoluara të ndërtesave u janë kushtuar atyre. Por, është e papërshtatshme që nuk ka asnjë bllok të vetëm të kompleksit që ti jetë kushtuar kujtimit të patronit fillestar, Robert Mitford që dhuroi një pjesë të madhe të kursimeve të jetës për themelimin e tij.
Vlera arkitekturore
RedaktoDuke zënë një terren gjatësor prej rreth 12.8 acres (5.2 ha) në bregun e lumit Buriganga, kompleksi i spitalit përfshin më shumë se katërmbëdhjetë blloqe të ndryshme pa ndonjë domethënie të veçantë arkitekturore, por historikisht i rëndësishëm dhe i shquar për karakterin utilitar. Shumica e këtyre blloqeve, të ndërtuar në kohë të ndryshme në qind apo më shumë vitet e fundit, që fillimisht ishin me një kat, tani kanë arritur në katër kate.
Blloku i Kolegjit Mjekësor është një ndërtesë e madhe mjaft e bukur e vendosur në këndin jug-lindor afër bregut të lumit me një kopësht të madh tërheqës përballë. Ai u ndërtu në vitin 1889, i bazuar kryesisht në gërmën ‘H’ me dy zgjatime simetrike në mes të aksit veri-jug, njëri bujt një verandë, ndërsa tjetri, një palë shkallë. Ai paraqet një pamje ballore me gjatësi prej 68.58 m (225.0 ft) të drejtuar nga veriu. Guri i themeleve të tij u vendos nga W.A. Larminie, komisioneri Divizionit të Dhakës, më 2 prill 1887.
Fillimisht ishte një ndërtesë një katëshe, tre kate të tjera u shtuan në të njëjtin stil, bashkë me një palë shkallë në mes të zgjatimit të anës jugore. Një verandë e gjerë prej 4.57 m (15.0 ft) përballë ndërtesës mbahet mbi një seri arkadash gjysmë-rrethore me gurë të spikatur në qendër, të ndryshuar nga kolona drejtkëndore të shkurtra tulle. Një krahë i shkurtër në perëndim bujt dy dhomat e administratorit. Ndërmjet tyre në lindje është një sallë e madhe me përmasa 15.24 m (50.0 ft) me 9.14 m (30.0 ft) me një verandë të gjerë 3.05 m (10.0 ft) në jug dhe një korridor në lindje. Përgjatë korridorit dhe më tej në lindje ndodhet një tjetër sallë e madhe leksionesh dhe më tej ndodhen edhe dy salla të tjera. Krahu më lindor ka një tjetër sallë të madhe me përmasa 15.24 m (50.0 ft) me 7.62 m (25.0 ft). Korresponduese me hapsirën përëndimore, krahu lindor ka gjithashtu dy apartamente.
Pavijoni i Ahsanullahut, përbëhet nga një grup ndërtesash të vjetra përgjatë një rrugice në perëndim, tashmë është prishur për ti bërë vend një ndërtese moderne prej njëmbëdhjetë katesh. Në veri të saj ndodhet pavijoni i Lady Duffering, një bllok 41.15 m (135.0 ft) i gjatë nga lindja në perëndim përkundrejt veriut, pavijoni Hare, që është 43.28 m (142.0 ft) i gjatë dhe pavijoni Manmatha Nath. Më në perëndim, duke u larguar nga bregu i lumit ndodhet fjetina e studenteve, që ka përmasa 36.58 m (120.0 ft) me 16.76 m (55.0 ft) dhe blloku më i madh i infermiereve që ka përmasa 54.86 m (180.0 ft) me 24.38 m (80.0 ft).
Pavijoni memorial i mbretit Eduard, me përmasa 99.97 m (328.0 ft) me 24.38 m (80.0 ft) është një ndërtesë mbresëlënëse me tre kate me një portik të zgjatur 12.19 m (40.0 ft) të gjerë që është i vendosur në veri të konviktit të infermierëve. Në fundin e saj lindor dhe perëndimor ndërtesa lehtësohet me dy turreta gjysmë-tetëkëndore, që bartin një kioskë rrethore në krye me strehë të zgjatura. Dy kupola, që kurorëzojnë hapsirat fundore, e lehtësojnë më tej. Veranda çon drejt një korridori përmes një kalimi të mbuluar, me kolonadë. Një pllakatë mermeri, në murin e hyrjes paraqet portretin e Eduardit të VII, të cilit i është kushtuar ndërtesa. Një palë shkallë të vendosura në këndin e djathtë të korridorit çojnë në katin e sipërm. Në të dy krahët të korridorit të mbuluar janë një seri apartamentesh, që janë përdorur për një larmi qëllimesh. Korridori mundëson hyrjen në dy krahë simetrikë në lindje dhe në perëndim, sicili pre tyre bujt dy salla të mëdha dhe një seri apartamentesh më të vegjël. Ky bllok u hap formalisht nga John Lumley Dundas, konti i Ranaldsheit, guvernatori i Bengalit më 19 gusht 1920. Blloku administrativ përballë pavijonit memorial të Eduardit është një ndërtesë e thjeshtë tre-katësh e lidhur nga një kalim i mbuluar. Zona rezidenciale e zyrtarëve mjekësorë, që tani funksionon si banka e gjakut, është një ndërtesë e thjeshtë dy-katëshe e vendosur në veri të spitalit kryesor. Pavijoni i punës, një ndërtesë një-katëshe 21.34 m (70.0 ft) i gjatë, që u ndërtua nga zamindari Revati Mohan Das Bahaduri, është i vendosur në veri të bllokut kryesor spitalor të pavijonit të Ahsanullahut. Pavijonet Prem Çand Roj dhe Johnson ndodhen mbrapa bllokut kryesor spitalor. Përballë spitalit dhe pranë rrugës së qytetit ndëdhet ndërtesa e Infermierisë së Syve që u ndërtua në vitin 1893 nga raxha Srinath Roj Çaudhuri i Bhagiakulit në kujtim të nënës së tij Subhadra Moni Çaudhri. Blloqe të tjera të vegjël ndërtesash brenda kompleksit, si zona rezidenciale e zyrtarëve mjekësorë, dispançeria e jashtme e radhës, pavijoni europian, pavijoni Johnson dhe zyra e kirurgjisë civile ndodhen të shpërndara përreth kompleksit.
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Shahida Alam (2012). "Mitford Hospital". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
Bibliografia
Redakto- Nazimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). University Press Limited. fq. 46–9. ISBN 984-05-1091-6.
- Muntasir Mamun (2014) [1993]. Dhaka Smirti Bismrtir Nagari (në bengalisht). Dhaka: Bangla Akademi & Anaya. fq. 201–06. isbn1-13 978-984072820-6, isbn2-13 978-984905583-9, isbn3-13 978-984073142-8, isbn1-10 984072820-2, isbn2-10 984905583-9, isbn3-10 984073142-4.
- Shahida Alam (2012). "Mitford Hospital". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Sharif Uddin Ahmed (2007). Miṭaphorḍa Hāsapātāla o Ḍhākā Meḍikela Skula: itihāsa o aitihya, 1858-1947 (në bengalisht). Dhaka: Academic Press and Publishers Limited. isbn-10 984080221-6, isbn-13 978-984080221-0.