Burgu i Vjetër Qëndror i Dhakës
Burgu Qëndror i Dhakës ishte burgu më i madh dhe më i vjetër në Bangladesh, i vendosur në pjesën e vjetër të Dhakës, kryeqyteti i vendit. Burgu është përdorur për të mbajtur kriminelët ashtu dhe të burgosurit politik, veçanërisht gjatë Lëvizjes së Gjuhës Bengaleze të vitit 1952, Lëvizjen e 6 Pikave dhe Luftën e Çlirimit të Bangladeshit.
Burgu i Vjetër Qëndror i Dhakës | |
---|---|
ঢাকা কেন্দ্রীয় কারাগার | |
Emrat forumes | Burgu Qëndror i Dhakës |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Muze, monument |
Tipi | Fortesë, burg, muze |
Vendndodhja | Rruga Nazimudin, Çoukbazar Thana, Dhaka e Vjetër |
Qyteti | Dhaka |
Shteti | Bangladeshi |
Koordinatat | 23°43′07″N 90°23′53″E / 23.7186°N 90.3981°E |
Hapja | 1778 |
Mbyllur | 2016 |
Pronar | Shteti i Bangladeshit |
Technical details | |
Floor area | 17.55 acres (7.10 ha) |
Grounds | 36.76 acres (14.88 ha) |
Megjithatë, burgu mori nam të keq pas vrasjes së katër udhëheqësve politikë: A. H. M. Kamaruzaman, Taxhudin Ahmad, Sajed Nazrul Islam dhe kapiten Muhamad Mansur Ali në vigjilje të një kundër-grushti shteti më 3 nëntor 1975, kundër regjimit të presidentit Khondaker Mostak Ahmad dhe drejtuesit të ushtrisë Ziaur Rahman, që kishte marrë pushtetin më 15 gusht pas vrasjes së Sheikh Muxhibur Rahman. Udhëheqësit e vrarë u vajtuan nga shumë mbështetës në Bangladesh, duke e njohur në mënyrë informale si "Dita e Vrasjeve në Burg".
Historia dhe përshkrimi
RedaktoNë zonën e tanishme të Pazarit Çouk në Dhaka, subhadari (guvernatori) mogul Ibrahim Khan ndërtoi një fortesë, që më vonë u bë rezidenca e naib nazimit të Dhakës. Brenda fortesës, në vitin 1788[1] u ndërtua një zonë burgimi, që më vonë, gjatë Sundimit të Kompanisë së Indisë Lindore, u shndërrua në një burg të mirëfilltë. Deri në vitin 1836, aty ishte i vendosur edhe Stacioni Kotovali i Policisë. Rregjistrime nga viti 1833 tregojnë se kapaciteti i burgut në atë kohë ishte 800 të burgosur. Megjithatë, burgu kishte një mesatare prej 526 të burgosur çdo ditë, në dhjetë pavijone të burgut. Në fillim jepeshin dy qindarka si racion i përditshëm ushqimor për secilin të burgosur. Në vitin 1790, racioni ushqimor për të burgosurit u rrit në 12 qindarka. Më vonë, ndërtesa e burgut u zgjerua shumë. Burgu tani është i njohur si Burgu Qëndror i Dhakës. Në pikëpamje të vjetërsisë dhe numrit të të burgosurve, ai ishte burgu më i madh në Bangladesh.[2]
Burgu u shndërrua në burg qëndror për Bengalin Lindor.[3] Pas shpalljes së Pavarësisë së Bangladeshit nga Sheikh Muxhibur Rahman në vitin 1971, rojet pro pavarësisë që punonin në burg i liruan të burgosurit, duke bërë që Ushtria e Pakistanit ta sulmonte dhe të merrte kontrollin e tij. Pas pavarësisë, burgu u kthye në formën e tij origjinale.[1]
Kompleksi është ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 36.76 acres (14.88 ha). Sipërfaqja e brendshme brenda perimetrit të mureve ka një sipërfaqe prej 17.55 acres (7.10 ha), ndërsa sipërfaqja e jashtme është 19.21 acres (7.77 ha). Ka 48 pavijone, 12 qeli ndërtesa, 233 dhoma duke përfshirë qelitë, 5 kuzhina, 6 kantiere pune, 4 zona trajnimi, zona e mirëmbajtjes, një furrë, një qendër të përditshme kujdesi dhe një zonë shumëfunksionëshe brenda kompleksit të burgut. Për më tepër, ka një ndërtesë dy-katëshe, që përdoret për biseda të të burgosurve me vizitorët dhe një kompleks zyrash pranë portës kryesore. Burgu kishte 783 zyrtarë dhe punonjës burgu, duke përfshirë një drejtor burgu, një zëvendës drejtor, një gardian, 8 zëvendës gardianë, 3 ndihmës kirurgë, 2 farmacistë, një krye-ndihmës, 10 ndihmës, 3 krye-shefa rojesh burgu, 30 shefa rojesh burgu, një oficere burgu dhe 703 roje burgu.[2]
Të burgosurit ndaheshin në dy kategori: haxhati (të burgosur të përkohshëm) dhe kaedi (të burgosur të dënuar kapital). Të ndaluarit ndahen në 6 kategori, të ndaluar civilë, të paraburgosur, gra të ndaluara, të ndaluar nën 21 vjeç, të ndaluar minorenë dhe të burgosur të dënuar. Megjithatë janë autoritetet që vendosin se ku do të vendosen këto kategori të ndaluarisht. Sipas kodit të burgut, një i burgosur ka të drejtë të ketë 3.35 m2 (36 këmbë2) hapsirë në një qeli. Meqë Burgu i Vjetër Qëndror i Dhakës bujtëte rreth dhjetë mijë të burgosur me një kapacitet prej 2682 të burgosurish, të burgosurit ishin të detyruar ta kalonin natën në këmbë, duke u ulur dhe fjetur me turne. Në mënyrë që të pakësonin trysninë, një pjesë e të burgosurve u zhvendosën në burgun e Keraniganxhit, në Raxhendrapur të Tegharias.[2]
Duke konsideruar edhe situatën e mbipopullimit, krizën e sigurisë dhe numrin gjithmonë e më të madh të të burgosurve, u ndërtua një burg i ri qëndror në Kashimpur, në Gazipur Sadar Upazila të distriktit të Gazipurit, ku në korrik të vitit 2016 u zhvendos Burgu Qëndror.[4][5]
Muze
RedaktoNë vitin 2013 ai u shndërrua në një burg muze dhe vitin pasues ai u përfshi nën Muzeun Kombëtar të Bangladeshit.[6] Në vitin 2015, në zonën e burgut u gjet një rrënojë nga periudha e sunduesve myslimanë dhe vitin pasues u ndërmor një gërmim arkeologjik.[7] Në vitin 2017 u zhvillua një projekt për ta ruajtur territorin e burgut si vend historik. Dizajni nga tre arkitektë u përfundua në një garim të zhvilluar për projektin e propozuar dhe punimet mbi projektin u përuruan në vitin 2019. Sipas dizajnit, në zonën e burgut do të ndërtohet një qendër kulturore dhe një kompleks multifunksional. Në planin e tij përfshihen edhe dy muze.[8]
Bangabandu Sheikh Muxhibur Rahman u mbajt në Burgun e Vjetër Qëndror të Dhakës për një kohë të gjatë. Në kujtimet e tij, qelia e burgut është shndërruar në një muze. Ka hapsirë të mjaftueshme jashtë qelisë, por nga ana tjetër, brenda është shumë ngushtë. Këtu, sendet personale të Rahmanit mbahen për tu ekspozuar. Në mënyrë që të njihet rreth jetës së burgut të Rahmanit, është krijuar një bibliotekë. Një statujë e Rahmanit është vendosur në hapsirën e jashtme. Objekte të përdorura nga Rahmani si streha e lutjeve, tapeti i lutjeve, ena e abdesit, kafazi i zogut mina, mbulesa e shtratit, pjata prej kallaji, kusia, pjatëza e filxhanit, tavolina e vogël prej druri e leximit, karrigja prej druri dhe disa rroba të vjetra janë vendosur në ekspozim përballë qelisë. Në kompleksin e muzeut, janë ndërtuar gjashtë shtylla, që simbolizojnë gjashtë pikat historike, kredencialet e lirisë së Bangladeshit. Brenda kompleksit të burgut, pemët e mbjella nga Rahmani, të kaminit dhe sofedas janë mbajtur siç ishin. Banja dhe kuzhina e përdorur nga ai janë përfshirë gjithashtu në muze.[2]
Një tjetër muze u krijua brenda ish-burgut si shenjë respekti për katër udhëheqësit kombëtar: Sajed Nazrul Islam, Taxhudin Ahmed, kapiten Mansur Ali dhe A. H. M. Kamruzaman, ku ata u vranë pa mëshirë. Muzeu përkujtimor i Sheikh Muxhibur Rahmanit dhe katër udhëheqësve u përurua më 9 maj 2010 nga kryeminstrja Sheikh Hasina.
- Të burgosur të shquar
- Sheikh Muxhibur Rahman
- A. H. M. Kamaruzaman
- Taxhudin Ahmad
- Sajed Nazrul Islam
- Muhamad Mansur Ali
- Abdul Kuader Mollah
- Muhamad Kamaruzaman
- Ali Ahsan Mohamad Moxhahid
- Salahudin Kuader Çoudhuri
- Motiur Rahman Nizami
- Khaleda Zia
Në kulturën popullore
RedaktoNjë seri televizive e Bangladeshi TV, Karagar u xhirua në këtë burg të mëparshëm në vitin 2022.[9]
Shiko gjithashtu
Redakto- Historia e Dhakës
- Ndërtesa e vjetër e Gjykatës së Lartë në Dhaka
- Chummery House
- Husaini Dalani
- Arkada Nimtali
- Fortesa e Lalbagut
- Bara Katra
- Çhota Katra
- Xhamia Sat Gambuxh
- Dhanmondi Shahi Eidgah
- Xhatija Sangsad Bhabani
- Nagar Bhabani
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b Amanur Rahman Roni (30 korrik 2016). "ঘটনাবহুল ঢাকা কেন্দ্রীয় কারাগারের ২শ' বছর". Bangla Tribune (në bengalisht). Marrë më 21 qershor 2024.
- ^ a b c d A.S.M. Jahurul Islam (2012). "Dhaka Central Jail". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Ahmed A. Jamal; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia, Nationcal Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Muntasir Mamun (1993). Dhaka: Smriti Bismritir Nagari (në bengalisht) (bot. i 3-të). Ananya Publishing. fq. 89. ISBN 984-412-104-3.
- ^ "Dhaka jail prisoners shifted to Keraniganj jail" (në anglisht). 30 korrik 2016. Marrë më 25 shtator 2017.
- ^ "Dhaka Central Jail to be shifted to Keraniganj by June" (në anglisht). 28 janar 2015. Marrë më 25 shtator 2017.
- ^ "আট বছরেও উন্মুক্ত হয়নি কারা স্মৃতি জাদুঘর". Kaler Kantho (në bengalisht). 3 nëntor 2022. Marrë më 21 qershor 2024.
- ^ Tarun Sarker (11 prill 2021). "চকবাজার জেল: ধ্বংসাবশেষের নিচে পুরোনো ঢাকার ইতিহাস". The Daily Star (në bengalisht). Marrë më 21 qershor 2024.
- ^ "বিনোদনকেন্দ্র হচ্ছে ঢাকার পুরোনো কেন্দ্রীয় কারাগার". Khoborer Kagoj (në bengalisht). 29 dhjetor 2023. Marrë më 21 qershor 2024.
- ^ Sharmin Joya (23 gusht 2022). "Is 'Karagar' another landmark for OTT?". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2022. Marrë më 25 gusht 2022.
Bibliografia
Redakto- Francis Bradley Bradley-Birt (1906). The Romance of an Eastern Capital (në anglisht). John Murray.
- A. S. M. Jahurul Islam (2012). "Dhaka Central Jail". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Ahmed A. Jamal; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia, Nationcal Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Muntasir Mamun (1993). Dhaka: Smriti Bismritir Nagari (në bengalisht) (bot. i 3-të). Dhaka: Ananya Publishing. ISBN 984-412-104-3.
- Mahbubbur Rahman (2011). City of an Architect (në anglisht). Dhaka: Delvista Foundation. ISBN 978-984-33-2451-1.