Fortesa e Lalbagut
Fortesa e Lalbagut (bengalisht: লালবাগ কেল্লা transliteruar "Lālabāga Kēllā") është një fortesë në Dhakën e vjetër, Bangladesh. Emri i saj rrejdh nga emri i lagjes së saj, Lalbag, që do të thotë Kopështi i kuq. Emri Lalbag i referohet arkitekturës së kuqërremtë dhe rozë nga Periudha Mogule. Fortesa fillestare quhej Fortesa e Aurangabadit.[1] Ndërtimi i saj u fillua nga princi Muhamad Azam Shah, që ishte biri i perandorit mogul Aurangzeb dhe vetë një perandor i ardhshëm. Pasi princi u thirr nga i ati, ndërtimi i fortesës u mbikëqyr nga Shaista Khani. Vdekja e vajzës së Shaista Khanit Pari Bibi, rezultoi në një ndalim të procesit të ndërtimit, në dukje për shkak të bestytnisë së Shaista Khanit që fortesa solli ters. Pari Bibi u varros brenda fortesës.
লালবাগের কেল্লা | |
Alternative name | Fortesa e Aurangabadit |
---|---|
Location | Dhaka, Bangladesh |
Coordinates | 23°43′08″N 90°23′17″E / 23.7190°N 90.3881°E |
Type | Fortesë |
History | |
Builder | Muhamad Azam Shahu |
Founded | 1678 |
Architecture | |
Architectural styles | Arkitektura Mogule |
Fortesa e Lalbagut u ndërtua si rezidenca zyrtare e qeveritarit mogul të provincës së Bengalit, Biharit dhe Odishës. Kompleksi përfshin shtëpinë e qeveritarit mogul, varrin e Pari Bibit dhe një xhami. Është e mbushur me lëndina, shatërvane dhe kanale uji. Dy portat e saj jugore ishin më parë harkada portiku. Varri i Pari Bibit u shtua më vonë. Fortesa e Lalbagut u modelua si një version në miniaturë i fortesave mogule si Fortesa e Kuqe dhe Fatehpur Sikri. Gjatë mbretërimit të perandorit Aurangzeb, Bengali mogul u bë motorri ekonomik i perandorisë. Perandori Aurangzeb e quajti Bengalin Parajsa e Kombeve.[2] Dhaka u rrit në një qytet perandorak me një nga elitat më të pasura në Perandorinë Mogule, duke përfshirë anëtarë të familjes perandorake. Artiljeria Mogule u vendos në fortesë. Dikur e vendosur përkrahë lumit Buriganga, që u tërhoq nga afërsia e fortesës. Ajo u mbush me piktura europiane gjatë shekujve të XVIII dhe të XIX.
Sot, Fortesa e Lalbagut është një nga sitet më të vizituar në Dhaka. Mjaft pjesë të artilerisë janë mbajtur brenda fortesës. "Ambassadors Fund for Cultural Preservation" po financon një projekt restaurimi për pjesët e fortesës.[3] Fortesa e Lalbagut është një simbolet më të shquara të sundimit mogul në Bengal.
Historia
RedaktoPrinci mogul Muhamad Azam Shah, biri i Aurangzebit i nisi punimet e fortesës në 1678 gjatë nën-mbretërimit të tij në Bengal. Ai qëndroi në Bengal për 15 muaj. Fortesa mbeti e papërfunduar kur ai u thirr nga i ati, Aurangzebi.
Shaista Khani qe 'subahdari" i ri i Dhakës në atë kohë, por ai nuk e përfundoi fortesën. Në vitin 1684, e bija e Shaista Khanit e quajtur Iran Dukht 'Pari Bibi' vdiq aty. Pas vdekjes së saj, ai filloi ta mendonte fortesën si fatkeqësi sjellëse, prandaj e la strukturën të papërfunduar.[4] Mes tre pjesëve kryesore të fortesës së Lalbagut, njëra është varri i Pari Bibit.
Pasi Shaista Khani e la Dhakën, ajo e humbi rëndësinë. Shkaku kryesor ishte se kryeqyteti u zhvendos nga Dhaka në Murshidabad. Pas përfundimit të periudhës mogule, fortesa u braktis. Në 1844, zona u quajt Lalbag duke e zëvendësuar emrin Aurangabad, dhe fortesa u bë Fortesa e Lalbagut.[5]
Arkitektura
RedaktoPër një kohë të gjatë fortesa konsiderohej si një kombinim i tre ndërtesave (xhamia, varri i Pari Bibit dhe Divan-i-Aamit), me dy porta dhe një pjesë pjesërisht të dëmtuar të murit fortifikues. Gërmimet e fundit të zhvilluara nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit zbuluan praninë e strukturave të tjera.
Muri fortifikues jugor ka një bastion në këndin jugperëndimor. Në veri të murit jugor fortifikues ishin ndërtesat e shërbimeve, stalla, blloku i administratës, kurse pjesa e saj perëndimore akomodonte një kopësht të bukur të mbuluar me rregullime për shatërvanet dhe një ujëmbledhës. Pjesa rezidenciale ishte e vendosur në lindje të murit perëndimor fortifikues, kryesisht në jugperëndim të xhamisë.
Muri fortifikues në jug ka pesë bastione në intervale të rregullt, dy kate të lartë, ndërsa muri perëndimor kishte dy bastione; më i madhi është afër portës kryesore jugore. Bastionet kishin një tunel.
Zona qendrore e fortesës është e zënë nga tre ndërtesa –Divan-i-Aami dhe hamami në lindjen e saj, Xhamia në perëndim dhe Varri i Pari Bibit midis të dyjave – në një linjë, por jo në largësi të barabartë. Një kanal uji me shatërvane në intervale të rregullta lidh tre ndërtesat nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug.[1]
Divan-i-Aam
RedaktoDivan-i-Aami është një rezidencë dy-katëshe e qeveritari mogul të Bengalit e vendosur në anën lindore të kompleksit.[5] Një hamam një katësh është ngjitur me anën e tij perëndimore. Pjesa e hamamit ka një dhomë nëntokësore për të ngrohur ujin. Një mur i gjatë ndarës shtrihet përgjatë façatës perëndimore të hamamit.[1]
Ndërtesa është e vendosur rreth 39 metres (128 ft) në perëndim të depozitës, duke u shtrirë nga veriu në jug. Përmasat e jashtme të ndërtesës janë 32.47 m × 8.18 m (107 ft × 27 ft).[6]
Ka mjedise banimi në çdo kat dhe një korridor qendror që i lidh ato. Në pjesën jugore të ndërtesës ndodhet një hamamkhana, që është një nga shtatë hamamkhanat që ekzistojnë ende në trashëgiminë e Bangladeshit.[6]
Gërmimet e fundit (1994–2009) tregojnë se poshtë ndërtesës së hamamkhanës ndodhej një dhomë e veçantë, ku arkeologët gjetën elementë për ngrohjen e ujit, duke furnizuar ujë të ngrohtë ashtu si dhe të ftohtë për te hamamkhana nëpërmjet qyngjeve prej balte të prodhuara për këtë qëllim. Zbulimi i pikave të zeza në dhomën nëntokësore provonin se për të ngrohur ujin është përdorur zjarri. Kishte gjithashtu një banjë anës hamamkhanës.[6]
E gjithë ndërtesa me rregullimet e hamamkhanës tregon qartësisht se ajo përdorej nga subadari i Bengalit dhe se subadari ishte Shaista Khani. Nga raporti i guvernatorit të fabrikës angleze mësohet se Shaista Khani jetonte në këtë dhomë dhe disa europianë mbaheshin të ndaluar këtu.[7]
Depozita
RedaktoNjë depozitë në formë katrore (71.63 m (235 ft) në secilën anë) është vendosur në lindje të Divan-i-Aamit. Ajo ka katër shkallë në kënde për të zbritur në të.[1]
Varri i Pari Bibit
RedaktoVarri i Pari Bibit, bija e Shaista Khanit, është në mes të kompleksit. Ka një dhomë qëndrore katrore, që përmban mbetjet e Pari Bibit të mbuluar nga një kube false tetëkëndore të mbështjellë me fleta tunxhi.[1] I gjithë muri i brendshëm është i mbuluar me mermer të bardhë. Tetë dhoma rrethojnë atë qëndrore. Ndodhet edhe një varr i vogël në dhomën e këndit juglindor.[1]
Xhamia e Fortesës së Lalbagut
RedaktoXhamia ka tre kube dhe është relativisht e vogël për një kompleks të madh, me një depozitë uji përballë për pastrimin. Xhamia ka një plan gjatësor prej 20.34 m × 10.21 m (66 ft 9 in × 33 ft 6 in) së jashtmi dhe 16.36 m × 6.15 m (53 ft 8 in × 20 ft 2 in) së brendshmi.[8]
Rrëfenjat
RedaktoNga koha e ndërtimit, kanë ekzistuar mjaft mite përreth fortesës. Mes rrëfenjave dhe diskutimeve historike, besohet gjerësisht se Fortesa e Lalbagut qëndron si një monument i ëndrrave të papërmbushura të princit Muhamad Azam Shah, djali i pëlqyer i perandorit Aurangzeb. Në mes të shekullit të XVII, ai shërbente si nënmbret i Bengalit dhe filloi ndërtimin e kompleksit mbresëlënës të Fortesës së Lalbagut.
Kështu fillojnë rrëfimet popullore rreth fortesës. Përpara se ndërtimi të mbaronte, princi Azam u thirr nga i ati, për ta ndihmuar në luftë kundër popullit marathi. Legjenda tregon se pasi princi mogul u largua, Shaista Khani vijoi ndërtimin e projektit, por që nga vdekja e parakohshme e së bijës së tij shumë të dashur Iran Dukht, të njohur si Pari Bibi, ndërtimi u ndal. Bibi ishte e fejuar me princin Azam në kohën e vdekjes së saj.
Ka edhe legjenda dhe diskutime rreth identitetit të Pari Bibit. Disa studiues pohojnë se ajo ishte një princeshë ahome nëntë vjeçe. Ekspedita e Mir Xhumalit në Assam kundër ahomëve solli një luftë afër kodrave Garo. Ai e mori vajzën e Ahom Raxhait për ta detyruar atë të zbatonte traktatin e mëparshëm të paqes. Më vonë, perandori e kënvertoi atë në Islam dhe e martoi me princin Azam. Megjithatë, duke lënë në hije të gjitha diskutimet, njerëzit tani besojnë se ajo ishte vija e dashur e Navab Shaista Khanit.[9]
Është thënë edhe se ka kalime të fshehta që çojnë në Indi. Në fakt ka mjaft kalime nëntokësore që tani janë mbyllur, pasi princi Azam u bë perandor dhe pas shumë vjetësh, legjendat thonë se dy nga këto kalime nëntokësore çonin te fortesa tani e rrënuar Zinzira që ishte vendosur në anën tjetër të lumit Buriganga. Kalimet e tjera ishin ndërtuar si labirinte ku pushtuesit dhe të pa lejuarit të humbnin rrugën dhe në fund të vdisnin urie ose të asfiksoheshin. Misteri mbrapa këtyre kalimeve të fshehta mbetet akoma i pazgjidhur dhe qëllimi i vërtetë i këtyre labirinteve arkitekturore mbetet i panjohur. Gjatë luftës thuhet se princ Azami u fut në një kalim për në Indi, ku e shpalli veten perandor dhe mori fronin. Në përplasjet politike që ndoqën kalimin e diskutuar të fronit, ai dhe biri i tij princ Bidar Bakhti u mundën dhe u vranë më 8 qershor 1707 në Betejën e Xhaxhaut nga nga gjysmë-vëllai i tij më i madh. Disa besojnë se Azami dhe Bidari humbën në kalimet e fshehta dhe nuk u kthyen kurrë.
Arkeologët zbuluan vijimin e mureve të fortesës kryesore në drejtimin lindor poshtë rrugës Shaishta Khan. Ata menduan se zona e tanishme e killës përfaqëson gjysmën e asaj të planifikuar nga princ Azam Khani. Porta në fortesën juglindore (pranë Lalbag Shahi Masxhidid) pasi nevojat përshtaten me portën qendrore në mes të fortsës. Gjysma tjetër në lindje — me gjasa e planifikuar për qëllime administrative (Zona rrethuese e fortesës) — ishte e papërfunduar ose e shkatërruar shumë kohë më parë.[10]
Në fortesë ndodhen disa tunele që tani janë të vulosur. Thuhet se dy nga tunelet çojnë te fortesa tashmë e rrënuar, Zinzira, që ishte në anën tjetër të lumit Buriganga. Një tjetër kalim ishte një labirint. Në fakt, është pohuar se gjatë Kryengritjes së Sepojëve kundër sunduesve kolonialë në 1857, shumë nga sepojët e mundur dhe të rrethuar (ushtarët indianë të rekrutuar nga britania që u rrebeluan) u përpoqën të iknin përmes këtyre kalimeve, duke e humbur jetën brenda tyre. Edhe ushtarët britanikë që i ndoqën ata për ti arrestuar nuk u kthyen. Madje thuhe se britanikët, për të hetuar këtë ngjarje dërguan një elefant dhe qenë në tunele, por as ata nuk u kthyen më. Pas kësaj, tunelet u vulosën përfundimisht.[11]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e f Rahman, Habibur (2012). "Lalbagh Fort". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. 2). Asiatic Society of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2022. Marrë më 11 nëntor 2015.
- ^ Chaudhury, Sushil (13 shtator 2016). Companies, Commerce and Merchants: Bengal in the Pre-Colonial Era (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 263. ISBN 9781351997553. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2023. Marrë më 29 janar 2023.
- ^ "U.S. Embassy Funds Restoration and Preservation at Historic Lalbagh Fort" (në anglisht). 24 mars 2021. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2023. Marrë më 3 tetor 2022.
- ^ Sayid Aulad Hasan (1903). Extracts from the Notes on the Antiquities of Dacca (në anglisht). fq. 5.
- ^ a b A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 586. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
- ^ a b c A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 589. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
- ^ A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 597. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
- ^ Reza, Mohammad Habib; Hossain, Md. Shajjad (2017). Documentation of Islamic Heritage of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: Brac University. doi:10.13140/RG.2.2.24226.02242.
- ^ A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 592. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
- ^ A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 593. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
- ^ "The Secret Passages of Lalbagh Fort" (në anglisht). Star Weekend Magazine. 22 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2019. Marrë më 25 shtator 2017.
Bibliografia
Redakto- Reza, Mohammad Habib; Hossain, Md. Shajjad (2017). Documentation of Islamic Heritage of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: Brac University. doi:10.13140/RG.2.2.24226.02242.
- A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
- Sayid Aulad Hasan (1903). Extracts from the Notes on the Antiquities of Dacca (në anglisht).
- Muntasir Uddin Khan Mamun (2016). Lalbagh Fort and Boro Katra of Dhaka (në anglisht). Përkthyer nga Sayyid Tanvir Husain. Journeyman Books. ISBN-10 9849192186, isbn-13 9789849192183.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Fortesa e Lalbagut. |
- Lalbagh Fort of Dhaka, Bangladesh te Atlas Obscura