Çhota Katra

Pallat mogul në Bangladesh

Çhota Katra (bengalisht: ছোট কাটারা; Katra e vogël) është një nga dy katrat kryesore të ndërtuara gjatë sundimit mogulDhakaBangladeshit. Ajo ndodhet në rrugicën Hakim Habibur Rahman në bregun e lumit Buriganga. Ajo u ndërtua nga subahdar Shaista Khani në vitin 1663 për të bujtur zyrtarët dhe familjen e gjerë të tij. Çhota Katra është pak më e vogël sesa Bara Katra, por e ngjashme në planimetri, duke qëndruar rreth 185 metra në lindje të saj.

Çhota Katra
ছোট কাটারা
Kulla e Çhota Katrës
Informacion i përgjithshëm
StatusiMonument
TipiKarvansarai
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
Koordinatat23°42′47″N 90°23′46″E / 23.7130°N 90.3962°E / 23.7130; 90.3962
Technical details
Materialtulla
Floor count3

Origjina

Redakto
 
Çhota Katra me xhaminë e saj, Dhaka (1817) nga Charles D'Oyly's

Termi mund të ketë rrjedhur nga fjala arabe katara ose "katar" që do të thotë ndërtesë që ka harkada dhe kolonada. që do të thotë ndërtesë me kolonadë, ose mund të jetë një fjalë e korruptuar franceze e përdorur për një zonë rezidenciale. Sinonime të tjera të saj janë chuttre (frëngjisht) dhe çatra (gjuha hindi), të dyja duan të thonë ombrellë, u përdorën për një vend që strehonte pelegrinë. Megjithatë, në literaturën arabe dhe perse është quajtur karvan sarai ose thjeshtë sarai. Ndërtesa e karvan sarait është një formë fjetine me qela e ndërtuar përreth një oborri të gjatë, që e ka origjinën në Persi. Si shumë gjëra të tjera perse dhe nga Azia Qëndrore që mogulët futën në këtë nënkontinent, ajo u kopjua në Indinë Veriore, duke jetonin disa prej drejtuesve, anëtarëve të oborrit mbretëror dhe fisnikërisë. Një karvansarai, përveç oborrit, përgjithësisht duhet të ketë një verandë që rrethon oborrin dhe përtej saj do të jenë dhomat ku udhëtarët strehohen gjatë rrugës së tyre nga njëri vend në tjetërin. Kafshët si kuajt dhe gamiljet me ngarkesat e tyre mbaheshin në oborr. Në një katra kishte dhoma gjumi, kuzhina, hapsira ngrënieje, vende larjeje, xhami dhe bile edhe një spital. Për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e një karvan sarai krijoheshin sipërmarrje me nisma private ose publike. Gjatë periudhës myslimane supozohej se përgjatë itinerareve të karvanëve kishte mjaft hane të tilla.[1]

 
Çhota Katra

Historia

Redakto

Çhota Katra u ndërtua mes viteve 1663 dhe 1671. Gjatë drejtimit të parë të Shaista Khanit, atëherë subahdari (guvernatori) i Bengalit dhe një patron i ndërtesave qytetare dhe fetare, që i dha emrin e tij stilit arkitekturor vendor. Ai mban një vend të rëndësishëm në panoramën urbane të qytetit, duke sugjeruar rëndësinë e tyre në Dhakën Mogule.[2]

Që nga zhvendosja e kryeqytetit mogul në vitin 1713, katra filloi ta humbiste rëndësinë e saj bashkë me qytetin, megjithëse naib nazim Xhisarat Khani qëndroi shkurtimisht aty para se të vendosej në pallatin e tij, një banesë nga e cila tani nuk ka mbetur asgjë, u ndërtua në vitin 1765Nimtali sapo do të fillonte anarkia.

 
Çhota Katra

Britanikët i bënë disa shtesa Çhota Katrës, dikur të përdorur nga Shkolla e parë e Mesme Angleze në Dhaka (1816) të krijuar nga Padre Leonardo, dhe pastaj shkolla e parë normale (1857). Navabët e Dhakës i dhanë me qera vendet për qymyr dhe gëlqere dhe u zhvlerësuan për ca kohë. Raportimet e Charles D'oyle në vitin 1822 dëshmojnë bukurinë e Bara Katras, pjesërisht të mbijetuar nga plackitja e banorëve të varfër. Përpjekjet nga Departamenti i Arkeologjisë në të kaluarën për ta marrë dhe restauruar strukturën në lavdinë e saj origjinale kanë qenë të pasuksesshme, kryesisht të refuzuara nga banorët që zhvillojnë një medrese duke zënë ilegalisht një pjesë të saj.

Bara Katra dhe Çhota Katra janë katrat kryesore të ndërtuara në Dhaka nga mogulët dhe janë ndër monumentet më të shquara mogule në aty. Por përveç këty katrave, kishte mjaftë struktura të tjera me qeli, të përdorura kryesisht si bujtina ose eklava rezidenciale. Për shembull Mukim Katra, një pjesë e së cilës gjendet brenda Pazarit Maulvi, ndërsa pjesa tjetër në Pazarin Çouk. Atë e ndërtoi Mirza Mukimi në vitin 1662 gjatë subahdarisë së Mir Xhumlës. Përmenden edhe disa katra të tjera, si Katra e Pazarit Bakshi, Mughaltuli Katra, Maja Katra, Navab Katra, Nazir Katra, Rahmatganxh Katra, Karvan Sarai Katra, Badamtali Katra etj. Badamtali Katra ishte pranë Pazarit Çouk. Katrat e Dhakës ishin më të vogla sesa ato të Indisë Veriore. Në Pazarin e Karvanëve ndodheshin një grup katrash, nga të cilat tani nuk ka mbetur asgjë.[1] Këto katra janë përkujtuese të zonave rezidenciale në Dhaka ose gjetkë në Bengal, të ndërtuara gjatë Periudhës Mogule.

 
Portiku i Çhota Katrës

Arkitektura

Redakto

Eksteriori

Redakto

Katra ka planimetri drejtkëndore, 101.20 m (110.67 yd) me 92.05 m (100.67 yd) së jashtmi dhe 81.07 m (88.66 yd) me 69.19 m (75.67 yd) së brendshmi. Trashësia e mureve të jashtme është 0.91 m (1.00 yd) deri në 1 m (1.1 yd) dhe trashësia maksimale e mureve mbrojtëse është 1.22 m (1.33 yd). Ajo ka dy portikë, në veri dhe në jug. Portiku jugor është hyrja kryesore. Të dy portikët, megjithëse shumë të ndryshuar së fundmi janë akoma të kërcënuar. Ndodhen gjithashtu dy kulla tetëkëndore në dy këndet e jashtme të murit jugor të strukturës.[1]

 
Hollësi e një kolone me ndikim evropian

Strukturat përreth oborrit kanë pësuar shumë rinovime, rikonstruksione dhe riparime. Është e dukshme se struktura ka humbur shumë nga origjinaliteti i saj duke i dhënë asaj më shumë qëndrueshmëri. Ndërtesës origjinale i janë shtuar gjithashtu shumë shtesa moderne. Portikët tre katësh në anën e lumit kanë marrë disa veçori koloniale. Dritaret e trefishta dhe kullat e larta këndore pasqyrojnë ndikimin kolonial gjatë restaurimeve pasuese.

Minaret u ndërtuan fortësisht pa parapete dhe krahasuar me minaret e tjera mogule, ishin më të trasha. Dyshemeja dhe shkallët mjaft të gjera u ndërtuan prej druri. Dhomat në katin përdhes ishin vertikalisht të ndara në dy pjesë. Dhomat janë të thjeshta dhe pa zbukurime.[1]

Interiori

Redakto

Brenda ndodhet një varr i Çampa Bibit, por nuk ka ndonjë rrëfim historik në lidhje me identitetin e saj. Brenda rrethimit të kompleksit ndodhej një xhami e vogël që është rrënuar. Mauzoleu katror me një kupolë i Çampa Bibit, tani një ndërtesë e listuar, ishte brenda rrethimit të kompleksit që u rrafshua nga Padre Shepherd. Më vonë ajo u rikonstruktua nga arkeologët, por tani ka humbur brenda labirintit të dyqaneve në Çampatali. Siç paraqitet nga Charles D'Oyly (që e ngatërroi mauzoleun për një xhami) ajo duket se ka qenë një kupolë shumë-gjethëshe në formë pjatëze me cepa të hollë mbi harqe. Çampa Bibi ose ishte vajza e Shaista Khanit ose një konkubinë vendase me të cilën ai u martua më vonë. Trashëgimtarët bengalezë të Shaista Khanit nga linja e Çampa Bibit' jetuan në Çhota Katra për shumë vjet pasi Shaista Khani e zotëroi katrën.

Shiko gjithashtu

Redakto

References

Redakto
  1. ^ a b c d Rasheda Ëaiz; Ayesha Begum (2012). "Katra". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Ahmed A. Jamal; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  2. ^ Mohammad Habib Reza (2018). "A Community Incolved Strategic Heritage Management Plan for Chotto Katra". përmbledhur nga Iftekhar Ahmed; Mohammad Habib (red.). Re-Imagining Bengal: Architecture, Built Environment and Cultural Heritage (në anglisht). Copal Publishing Group. ISBN 978-938341964-7.

Bibliografia

Redakto