Porta Mir Xhumla e Dhakës
Porta e Dhakës e njohur edhe si Porta e Mir Xhumlës ose Porta Ramna është një monument që besohet se është ndërtuar nga Mir Xhumla II dhe është listuar si një nga monumentet më të vjetra mogule në Dhaka. Kjo portë konsiderohet si pjesë përbërëse e historisë së Dhakës.[1]
Porta Mir Xhumla e Dhakës | |
---|---|
মীর জুমলা গেট | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Portik i qytetit |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Kampusi i Universitetit të Dhakës, pranë Curzon Hall, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°43′43″N 90°24′00″E / 23.7286°N 90.4000°E |
Lartësia | 2.13 m (2.33 yd) - 4.57 m (5.00 yd) |
Përfundimi | shekulli XVII |
Lartësia | 2.13 m (2.33 yd) - 4.57 m (5.00 yd) |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | ~Mir Xhumla II |
Sipas besimit popullor gjatë sundimit të perandorit mogul Aurangzeb, Dhaka po zmadhohej. Mir Xhumla e ndërtoi portën si hyrjen veriore të Dhakës, duke siguruar me të kufirin verior të Dhakës.[2]
Porta dikur ishte një monument i shquar mogul në qytetin e Dhakës dhe përdorej për të hyrë në qytet pas mbërritjes në bregun e lumit Buriganga. Porta me gjasa kishte qëllim të ruante qytetin nga sulmet nga veriu të piratëve magh. Ajo u dëmtua rëndë dhe më vonë u rindërtua nga magjistrati Charles Dawes në vitin 1825.[3]
Tashmë gjendet në kampusin e Universitetit të Dhakës pranë Curzon Hall-it dhe Akademisë Shishu. Një nga tre pjesët e saj tani ndodhet në zonën e Qendrës Kërkimore për Energjinë e Rinovueshme, ndërsa pjesët e tjera qëndrojnë brenda kompleksit të Mauzoleut të tre udhëheqësve.[4]
Sfondi
RedaktoIslam Khani u caktua si subahdar i Bengalit nga perandori mogul Xhahangir në vitin 1606. Islami zhvilloi një fushatë të suksesshme kundër bara bhuijanëve dhe e zhvendosi kryeqytetin e Bengalit në Dhaka, duke i dhënë atij emrin Xhahangirnagar në vitin 1610. Në shekullin e XVII Dhaka u bë qyteti i dymbëdhjetë më i madh në botë.[1]
Shah Shuxha, djali i dytë i perandorit mogul Shahxhahan, që ishte caktuar subahdar i provincës së Bengalit në vitin 1651, e zhvendosi kryeqytetin e Bengalit nga Dhaka në Raxhmahal. Në vitin 1658 djemtë e perandorit Shah Xhahan u përfshinë në një rivalitet që rezultoi në një seri betejash. Shah Shuxha drejtoi një fushatë në Agra, që nga Bengali dhe u mund nga vëllai i tij, Aurangzebi. Aurangzebi dërgoi Mir Xhumlën II, një ekspert në luftën navale për tu përballur me Shah Shuxhën në luginën e lumit Gang të Bengalit.
Pasi Shah Shuxha u largua në Arakan në vitin 1660, Mir Xhumla II u caktua subahdar i Bengalit nga perandori Aurangzeb. Mir Xhumla II e rivendosi Dhakën si kryeqytet të provincës së Bengalit. Ai ndërtoi një numër strukturash, duke përfshirë rrugë, ura, kanalizime dhe disa fortesa për të modernizuar qytetin.[1]
Historia
RedaktoPorta e Dhakës ishte mes strukturave të ndërtuara nga Mir Xhumla II në Dhaka sipas besimit popullor. Ajo u ndërtua në zonën Suhravardi Udjan, që ishte e njohur si Bagh-e-Badshahi ose kopshti mbretëror në atë kohë. Bagh-e-Badshahi ishte një zonë e madhe kopshti e ndërtuar nga mogulët.[1]
Pas rivendosjes së Dhakës si kryeqytet i Bengalit në vitin 1660, territori i qytetit të ri u zgjerua me shpejtësi. Qyteti u zgjerua gjatë periudhës së Mir Xhumlës II, duke u shtrirë deri në Xhafarabad në perëndim, Postagola në lindje dhe Urën Tongi në veri.
Përreth portës u vendos një zonë banimi në atë kohë. Ajo ishte e njohur si Shuxhatpur dhe Çishtia.[5] Gjatë atyre ditëve, Dhaka sulmohej shpesh nga piratët magh dhe portugezë. Përgjithësisht besohet se porta ishte një kufi i dukshëm i Dhakës, që u ndërtua për tu mbrojtur nga piratët.[2]
Nga ana tjetër, shumë shprehin dyshimin e tyre nëse porta ishte ndërtuar vërtet nga mogulët apo jo.[6] Arkeologu i njohur Ahmad Hasan Dani e shqyrtoi portën dhe shprehu mendimin se porta që ne shohim tani është ndërtuar në mënyrën evropiane dhe nuk përputhet me Arkitekturën Mogule. Sipas profesor Danit, porta u ndërtua në vitet 1820, me gjasa në vitin 1825 nga Charles Dawes.[5]
Profesor Ajesha Begum e Universitetit të Dhakës thekson se porta origjinale që u ndërtua nga Mir Xhumla II me gjasa u dëmtua rëndë dhe magjistrati Charles Dawes, që po rinovonte Ramnën e rindërtoi portën si Porta Ramna.[3]
Kjo portë u shkatërrua pjesërisht, kur sunduesit britanikë filluan të ndërtojnë godina të ndryshme në afërsi të zonës Suhravardi Udjan nga viti 1905. Porta e tanishme u ndërtua nga gjeneral lejtnanti Muhamad Azam Khan, një guvernator i ligjit ushtarak në Pakistanin Lindor, që gjithashtu mund të ketë qenë zhvendosur në pozicionin e tanishëm, ndërsa zgjeronte rrugën.[7]
Korporata Bashkiake e Dhakës Jugore planifikoi ta rinovonte Portën e Dhakës me dizajnin e ekspertit të arkeologjisë profesor Abu Sajid M. Ahmed për ta kthyer në gjendjen origjinale.[8] Rinovimi i saj nisi më 24 maj 2023.[9] Punimet e rinovimit u zhvilluan nga 12 artizanë me koston e 7 milionë takave të Bangladeshit. Në zonën e portës janë vendosur ndenjëse graniti që vizitorët të ulen dhe afër kësaj porte është vendosur Topi Bibi Mariam që mbahet në Parkun Osmani.[10] Punimet e rinovimit përfunduan më 24 janar 2024. Tani ajo është e hapur për të gjithë vizitorët në të gjitha orët.
Struktura
RedaktoMë parë, Porta e Dhakës, me ngjyrë të verdhë, përbëhej nga tre pjesë kryesore: dy mure dhe një shtyllë. Dy muret që kanë formë si një slitë kanë dy shtylla secili që ndihmojnë ti mbajnë në këmbë ato për 400 vjet. Shtylla, lartësia e të cilës është rreth 4.57 m (5.00 yd), qëndron mes dy mureve. Të tërësi, porta hyrëse në e qytetit të Dhakës e përdorur dikur nga mogulët, përbëhej nga 2 shtylla.[3]
Pas rinovimit, shtylla mbajti formën e saj origjinale, por u lye me ngjyrë portokalli për të pasqyruar skemën e përhapur gjerësisht të ngjyrave të Arkitekturës Mogule në Bengal. Një shtyllë e tretë u vendos për të plotësuar efektin.
Lartësia e strukturës varion nga 2.13 m (2.33 yd) deri në 4.57 m (5.00 yd). Por dizajni is saj ishte realizuar në mënyrë unike. Në krye të çdo shtylle të vetme ndodhet një kornizë e gjerë arkiekturore. Dy muret përbëhen nga disa vrima të dizenjuara katrore në një pjesë të trashë gjysmë-rrethore në pjesën e sipërme të murit.[1]
Arkitektura pasqyron lavdinë e Dhakës, kryeqytetit 400-vjeçar i Bengalit dhe më pas i Bangladeshit.
Shiko gjithashtu
Redakto- Husaini Dalani
- Xhamia Çoukbazar në Dhaka
- Arkada Nimtali
- Fortesa e Lalbagut
- Bara Katra
- Çhota Katra
- Xhamia Sat Gambuxh
- Dhanmondi Shahi Eidgah
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bangladeshit
- Arkitektura Indo-Islamike
- Arkitektura Indo-Saraçene
- Historia e Dhakës
- Lista e monumenteve të trashëgimisë në Dhakën e vjetër
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b c d e Ali Imam (2009). Jāhāṅgīranagara theke Ḍhākā: rājadhānī Ḍhākā Nagarīra 400 bachara (në bengalisht). Sr̥janī. ISBN 984838377-8.
- ^ a b "From Jahangirnagar to Dhaka" (në anglisht). The Daily Star. 21 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ a b c অবহেলায় ধ্বংসের পথে ঢাকা গেট. Daily Nayadiganta (në bengalisht). 23 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ ধ্বংসের পথে মোগল স্থাপনা মীর জুমলার গেট. Daily Samakal (në bengalisht). 21 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ a b Muntasir Mamun (1995). ঢাকা সমগ্র-০১ (në bengalisht). Sahityaloka.
- ^ "Historic Ramna Gate left uncared for". The Daily Star (në anglisht). 1 shkurt 2006. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ "An Architect's Dhaka". The Daily Star (në anglisht). 5 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2015. Marrë më 8 shkurt 2015.
- ^ "সংস্কারে পুরনো চেহারা পাবে ঢাকা গেইট". Bdnews24.com (në bengalisht). 20 korrik 2022. Marrë më 21 gusht 2023.
- ^ "ঐতিহাসিক ঢাকা গেটের সংস্কার কাজের উদ্বোধন". Banglanews24.com (në bengalisht). 24 maj 2023. Marrë më 21 gusht 2023.
- ^ Ariful Islam Mithu (14 gusht 2023). "সংস্কারের পথে ৪০০ বছরের পুরনো নগরীর ইতিহাসের অবিচ্ছেদ্য অংশ 'ঢাকা গেট'". The Business Standard (në bengalisht). Marrë më 21 gusht 2023.
Bibliografia
Redakto- Muntasir Mamun (1995). bn:ঢাকা সমগ্র-০১ (në bengalisht). Sahityaloka.
- Ali Imam (2009). Jāhāṅgīranagara theke Ḍhākā: rājadhānī Ḍhākā Nagarīra 400 bachara (në bengalisht). Sr̥janī. ISBN 984838377-8.