Federata Skitare e Kosovës
Federata Skitare e Kosovës është organi më i lartë sportiv përgjegjës për organizimin e aktiviteteve sportive të skijimit në Kosovë. Federata që nga viti 1991 është pavarësuar dhe i ka zhvilluar aktivitetet e veta vendore dhe ka marrë pjesë në arenën ndërkombëtare : Në Francë, Itali, Austri, Çeki, Sllovaki, Hungari, Turqi, Slloveni etj. duke i sjellur Kosovës 25 medalje. Me pjesëmarrjen e delegatëve të FSK-së në Kongresin e FIS-it në Portugali në vitin 2006 është bërë zyrtarizimi i pjesëmarrjes së reprezentacionit të Kosovës në të gjitha garat ndërkombëtare të organizuara nga FIS. Federata Skitare e Kosovës më 7.11.2011 është pranuar në FIS (Federata Botërore e skijimit) me të drejta të plota për pjesëmarrje në të gjitha garat ndërkombëtare. [1] [2]
Historiku i skijimit në Kosovë
RedaktoRugova njihet si djep i skitarisë kosovare dhe ballkanike. Pikërisht viti 1928 shënon fillimin e këtij sporti në Kosovë kur Prof. Bardhyl Zajmi dhe Prof. Hajrullah Gruda sollën skitë e para në Kosovë ndërsa garat e para u mbajtën qysh në vitin 1932 në Zatër të Pejës. Në vitin 1949 në Boge të Rugovës janë fillet e para të zhvillimit të skijimit në Kosovë. Nga data 24.XII.1950 e deri në mars të vitit 1951 u mbajtën Seminaret e para për instruktor të skitarisë në Boge të Rugovës. Po ashtu në këtë vit filluan garat e para të organizuara në nivelin e Kosovës në Boge të Rugovës. [2]
Duhet theksuar se deri në vitin 1974 skitaria ka qenë pjesë e bjeshkatarisë. Klubi i parë ishte "Rusolia" nga e cila kanë dalë tri grupe të tjera: KS "Peja", "Alpi" dhe "Rugova". Klubi "Rusolia" ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike.[3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ http://zeri.info/sport/94219/skitaria-kosovare-pranohet-nderkombetarisht-tranohen-serbet/
- ^ a b "Federata e Skitare e Kosovës". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 15 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Natyra e Rugovës (EKO-GUIDË), Pejë: Shoqata për Mbrojtjën e Mjedisit, 2001, fq. 24
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)