Federata e Futbollit të Bangladeshit ose BFF është organ qeverisës e futbollit në Bangladesh. Organizata e cila menaxhon ndeshjet e futbollit. Federata e Futbollit të Bangladeshit poashtu organizon skuadrën përfaqësuese të Bangladeshit dhe kombëtares për femra.

BFF ishte një nga anëtarët themelues të Federatës së Futbollit të Azisë Jugore. Selia e federatës ndodhet në Dhaka.

Historia

Redakto

BFF u themelua më 15 korrik 1972 nga Jusuf Ali. U bashkua me AFC dhe FIFA repsektivisht më 1973 dhe 1976.[1]

Hafizuddin Ahmed u zgjodh si zëvendës president i AFC-së për 1990-94.[2]

BFF vazhdoi Ligën e Dhakës që filloi në vitin 1948, pas pavarësisë së Bangladeshit. Ajo fitoi një numër të madh të tifozëve dhe mbështetjes dhe vazhdoi me divizionin e parë, të dytë dhe të tretë në proces.

Në vitin 1980, Federata filloi në Kupën e Federatës, e cila u bë konkurrimi më i mirë i vendit.

Në vitin 2007, BFF filloi ligën më të lartë profesionale në vend, Bangladesh Premier League.

Në vitin 2009 filloi turneun e Superkupë, turneu më i lartë i buxhetuar i futbollit i organizuar nga BFF, Mohammedan SC e mposhti rivalin Abahani Limited Dhaka.

Në 2012 BFF filloi ligën profesionale të nivelit të dytë në Ligën e Kampionatit të Bangladeshit.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ "Bangladesh on FIFA.com". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2018. Marrë më 12 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "BFF info". bangladeshdir.com. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2018. Marrë më 12 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Bangladesh: Mohammedan SC Clinch Citycell Super Cup". goal.com. Marrë më 2010-08-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)