Fehmi Rexhepi

Historian
This is the stable version, checked on 19 janar 2021. 2 pending changes await review.

Fehmi (Vesel) Rexhepi - Doktor i shkencave të historisë.

Biografia

Redakto

Fehmi (Vesel) Rexhepi Lindi më 4 Shkurt 1945 në Pogragjë të komunës së Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje më 1960, Shkollën Normale në Gjilan më 1965, Fakultetin Filozofik-Grupi i Historisë, në Universitetin e Prishtinës më 1971, magjistroi më 1980 e doktoroi më 1983.

Në vitin shkollor 1965/66 punoi si mësimdhënës i historisë dhe gjeografisë, në Pogragjë. Në vitin shkollor 1968/69 si student punoi në Shkollën Fillore ’’Vëllezërit Frashëri’’ në Dobrevë, sot Miradi e Ulët, komuna e Fushë Kosovës, kurse në vitin shkollor 1969/70, punoi në Shkollën fillore ’’Vladimir Nazor’’, sot ’’Naim Frashëri’’ të Prishtinës. Në vitin shkollor 1970/71, disa muaj punoi në Shkollën Normale të Prishtinës dhe nga dhjetori i vitit 1970 në Gjimnazin ’’Zejnel Hajdini’’të Gjilanit. Nga viti 1971-1975 punoi në Shkollën Normale ’’Skënderbeu’’ në Gjilan, ndërsa në vitet 1975–1978 punoi në Akademinë Pedagogjike ’’Skënderbeu’’ të Gjilanit. Prej vitit 1978 deri në pensionim më 2010, punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Gjatë punës së tij kreu një varg detyrash profesionale me përgjegjësi në institucionet ku punoi si: Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë 1995-2000, Kryetar i Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë 1995-2000, Kryeredaktor i revistës shkencore ’’Kosova’’, organ i Institutit të Historisë në Prishtinë, Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Historisë, (organ i përbashkët me historianët e Republikës së Shqipërisë) 1993-2001, Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve Shqiptarë 1992-1999, ligjërues në Universitetin e Prishtinës 2003-2009,ligjërues në Universitetin e Tetovës 2001-2004,ligjërues në kolegjet jo publike: ’’Pjetër Budi’’ 2009-2010, dhe ’’Juridika’’ 2010-2013, Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës ’’Ali Hadri’’ nga viti 2006.

Fehmi Rexhepi dallohet edhe për aktivitetin e tij politik dhe sindikal: Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Institutit të Historisë në Prishtinë 1990-1995, Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), 1991-1996, Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës në dy mandate (zgjedhjet e vitit 1992 dhe 1998), Anëtar i Këshillit për Financim të Prishtinës 1992-1996, Këshilltar në Kuvendin Komunal të Prishtinës (2000-2002), Këshilltar politik i Ministrit të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë (2002-2004).

Është redaktor dhe kryeredaktor i shumë veprave monografike nga lëmi i historisë si: Redaktor i fushës së historisë në monografinë KOSOVA-vështrim monografik’’[1], botim i Akademisë së Shkencave dhe  Arteve të Kosovës (ASHAK), Prishtinë 2011; Redaktor i historisë së shekullit XX në Fjalori Enciklopedik i Kosovës [2], botim i ASHAK, Prishtinë, 2018.

Fehmi Rexhepi shquhet me publikime të shumta. Ka botuar disa monografi, një edhe në frengjisht: Chronique des Albanais [3] Arkivuar 18 korrik 2019 tek Wayback Machine, Lausanne, 2000. Është autor dhe bashkautor i rreth 20 teksteve mësimore të historisë për shkollën fillore dhe të mesme të  botuara dhe të ribotuara në Tiranë dhe në Prishtinë që nga viti 1994 e deri më 2019. Gjithashtu ka botuar mbi 100 punime shkencore në revista shkencore në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Zvicër dhe Austri. Jeton dhe vepron në Prishtinë që nga viti 1981.


Veprimtaria krijuese

Redakto

Monografi të botuara:

Redakto

• Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Prishtinë 1998;

• Chronique des Albanais, Lozanë, nëntor 2000;

• Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve, Prizren 2001 (bashkautor).

Punime të botuara në Revista Shkencore:

Redakto

• Sistemi i pushtimit në Gjilan e rrethinë 1941-1944, “Kosova”, nr.7, Prishtinë, 1978;

• PKJ në anën e Moravës 1919-1941, “Përparimi”, nr.2, Prishtinë, 1979;

• BRKJ në Gjilan e rrethinë më 1919-1945, “Kosova”, nr.8, Prishtinë, 1979;

• Lëvizja Nacionalçlirimtare në Gjilan e rrethinë më 1941, Vjetari i Arkivit të Kosovës (numër jubilar), 1981;

• PKJ në Gjilan e rrethinë 1941-1945, “Kosova”, nr. 11, Prishtinë, 1982;

• Gjilani dhe rrethina më 1941, “Përparimi” nr. 5, Prishtinë, 1982;

• Lëvizja socialiste – komuniste në Gjilan dhe rrethinë deri më 1920, “Kosova”, nr. 17, Prishtinë, 1988;

• Teror i žrtve naroda Kosova 1941-1945, Kosovo žrtva, “Viktimologija, (Časopis za pitanja stradanja ljudi), god. II, br.1 – 2, Zagreb, 1991;

• Gjenocidi mbi shqiptarët jgatë Luftës së Dytë Botërore, Gjurmime Albanologjike, SSHH, nr.22, Prishtinë, 1992;

• Kontributi i Idriz Seferit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Gjurmime Albanologjike, SSHH, nr. 23, Prishtinë, 1993;

• The struggle of the Albanians of Kosova and other areas of the former Yugoslavia for self-determinaton and national unification during warld war II, Kosova historical, political review 2, Tirana, 1993;

• Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera në ish-Jugosllavi për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova, revistë historiko-politike, nr.2, Tiranë-Prishtinë 1994;

• Kosova 1878-1995, albanichen – Shqipëria, Insbruk, 1996;

• Kaçaniku dhe rrethina gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova, nr. 18-19, Prishtinë, 1996;

• Rikolonizimi i Kosovës – ndërtimi i kibuceve në tokat e shqiptarëve, 1990-1995, Kosova, nr. 6, Tiranë, 1997;

• The colonization of Kosova after the abrogation of its autonomy by Serbia (1990-1995), “Kosova” (Historical Political Review), nr.6, Tirana, 1997;

• Lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera në ish-Jugosllavi për vetëvendosje e bashkim kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë, 1996;

• The struggle of the Albanians of Kosova and other areas of the former Yugoslavia for self-determination and national unification during world war II, The Kosova issue-a historic and current problem, Tirana, 1996;

• Rikolonizimi i Kosovës në vitet 1990-1995, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës, (1877-1995), Prishtinë, 1997;

• Re-colonization of Kosova – Erection of Kibbutzes an Albanians, Land 1990-1995, Expulsions of Albanians and colonization of Kosova, Prishtina, 1997;

• A document that proves genocide, “Kosova”, 7 (Historical Political Review, Tirana, 1999;

• Dokumenti që dëshmon gjenocidin, “Kosova”, Revistë historiko-politike nr. 7, Prishtinë, 1999;

• Aspekte ekonomike, shoqërore dhe politike të Gjilanit me rrethinë deri në vitin 1941, Kosova, nr. 20-21, Prishtinë, 1998-1999;

• Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe epoka e tij, Kosova, nr.20-21, Prishtinë, 1998-1999;

• Gjendja aktuale e studimeve të historisë sot, Pozita e shkencave shoqërore në Kosovë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2001;

• Kosova në vitet e Luftës së Dytë Botërore, “Studime Historike” 1-2, Tiranë 2005.

• LNDSH në anamoravë 1945-1947, në E Djathta Shqiptare, Prizren-Shkodër, 2005

• Qëndrimi i PKSH-së ndaj Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, në E Djathta Shqiptare, Prizren, 2006.

Punime shkencore në dorëshkrim:

Redakto

• Gjilani me rrethinë më 1941;

• Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore;

• Personalitete iliro-shqiptare nga antika deri më sot (bashkautor).

Bashkautor në tekstet shkollore:

Redakto

• Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme, Libri Shkollor, Tiranë, 1994;

• Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme, ETMM, Prishtinë 1996;

• Historia e popullit shqiptar për shkollat tetëvjeçare, Libri Shkollor, Tiranë, 1995;

• Historia për klasën VIII të shkollës fillore, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1996;

• Historia për klasën e parë të shkollave profesionale, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1997;

• Të njohim historinë e popullit tonë 4, për klasën IV të shkollës fillore, Libri Shkollor, 1999;

• Historia e popullit shqiptar për klasën II të shkollave të mesme profesionale, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2001;

• HISTORIA 9, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2003;

• HISTORIA 10, Gjimnazi i përgjithshëm dhe Gjimnazi i shkencave shoqërore, (dispensë), shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003;

• HISTORIA 10, Gjimnazi matematikë-informatikë dhe Gjimnazi i shkencave natyrore (dispensë), shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003;

• HISTORIA 6, shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• USHTROJMË SË BASHKU, FLETORE PUNE 6, shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• HISTORIA 10, Gjimnazi i përgjithshëm dhe Gjimnazi i shkencave shoqërore, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• HISTORIA 10, Gjimnazi matematikë-informatikë dhe Gjimnazi i shkencave natyrore, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• HISTORIA 11, Gjimnazi i gjuhëve, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2004;

• HISTORIA 8, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2005;

• HISTORIA 8, Fletore pune Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006;

• HISTORIA 9, Shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006.

Pjesëmarrja në konferencat ndërkombëtare:

Redakto

• “Mësimdhënia e historisë”, Tiranë, tetor 1996;

• “Reforma e mësimdhënies së historisë në Shqipëri”, Tiranë, 6-8 tetor 1999, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shipërisë dhe Këshilli i Evropës;

• “A Regional Conference on History Teaching in Southeast Europe” 6-9 dhjetor 2003 në Prishtinë, e organizuar nga ADRA Danimarkë;

• “Textbooks in the United States” 22-25 dhjetor 2003, me profesorë nga Universiteti Pitsburg në SHBA;

• “Mësimi i historisë” 11-13 dhjetor 2004 në Prishtinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe MASHT-i;

• “Vlerësimi i teksteve të historisë në Kosovë” 22-25 maj 2005, Prishtinë, i organizuar nga George Eckert Institut (GEI) nga Gjermania dhe MASHT-i.

Anëtar i Grupit të ekspertëve për hartimin e programeve të historisë:

Redakto

Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar për hartimin e programeve mësimore të historisë për shkolla fillore dhe të mesme 1993-1997. Anëtar i Grupit të ekspertëve për hartimin e planprogrameve mësimore të historisë për shkollën e fillore, të mesme të ulët dhe të lartë në klasat:

• 6 dhe 10 (2003)

• 7 dhe 11 (2003-2004)

• 8 dhe 12 (2004-2005)

• 5, 8 dhe 13 (2005-2006).

lidhje të jashtme

Redakto