Fejesa është lidhja ndërmjet djalit e vajzës, që i premtojnë njëri-tjetrit se do të martohen e që e shpallin këtë edhe në familjet e tyre e për të njohurit; ceremonia që bëhet kur shpallet kjo lidhje.[1]Zakonisht realizohej me anë të një ndërmjetësi që quhej lajmës, shpesh pa vënë në dijeni as djali, as vajza që ishin të interesuar. Lajmësi mund të ishte i afërm ose mik i familjes së djalit dhe që i zinte vend fjala. Kur rezultati ishte i kënaqshëm, ai shpërblehej me një dhuratë për të cilën populli thoshte se i paguan këpucët’. Akti i kurorëzimit për muhamedanët bëhej te gjykatësi ose imami i lagjes me përfaqësues, një nga djali e një nga vajza si dhe dëshmitarë për secilën palë. Të krishterët e bënin në mitropoli. Djali dhe vajza si dhe prindërit nuk merrnin pjesë. Në vitet 30 gjatë celebrimit caktoheshin edhe kushtet e prikës.

Dasma elbasanase: Elbasani ka një traditë të pasur qytetare në organizimin e ceremonive të ndryshme, ku dasmat konsiderohen si momente të veçanta dhe të rëndësishme në jetën e njerëzve.

Zakonet e fejesës në Elbasan

Redakto

Për fejesën e e martesën e familjes mendonte i pari i saj. Po të ishin myslimanë, pala e djalit kërkonte nuse, kurse te krishterët, pala e vajzës kërkonte dhëndër.

Zakoni e donte që vajzat e vogëla 12-13 vjeç të mbuloheshi (sidomos ato të familjeve myslimane) dhe hera e fundit që dilnin të argëtoheshin ishte për Bajram. Ato i dërgonin në sheshin e lodrave, aty ku sot ndodhet Bashkia, Qarku e Biblioteka Publike. Atë ditë ato visheshin me kostumin popullor të qytetit dhe shoqëroheshin nga një shërbetore apo e moshuar e familjes. Prindërit që kishin djem për tu martuar shkonin në shesh dhe zgjidhnin ndonjë nga vajzat që shquheshin për bukuri e sjellje. Mbi bazën e këtij pëlqimi, prindi e kërkonte nuse për djalin, pas disa vitesh. Gjatë këtyre viteve vajza mbyllej në shtëpi dhe nuk lejohej ta shikonte më njeri, në atë kohë thuhej “vajza mbulohej ”.

Kërkesa për fejesë bëhej nga lajmësi, i cili zgjidhej një i afërt ose mik i familjes me autoritet që i zinte fjala vend. Meqenëse vajzat myslimane mbylleshin që në moshë të vogël kërkesa bëhej pas 10 vjetësh. Familja e djalit dërgonte një grua të shkathët tek shtëpia e nuses së ardhshme për të vërejtur ndryshimet e vajzës në pamje gjatë viteve, shkathtësinë, zgjuarsinë, sjelljenetj. Vetëm pas këstij hetimi fillonte puna me lajmësin. Kur puna e lajmësit përfundonte pozitivisht, jepeshin dhuratë një palë këpucë, me preteksin se lajmësi kishte grisur një palë këpucë për të kryer punën e ngarkuar. Me ndërmjetësinë e lajmësit caktohej dita e kurorës. [2]

Edhe në familjet e krishtera ishte lajmësi që ndërmjetësonte për fejesën. Vajza dhe djali nuk shikoheshin deri në martesë. Ndryshe nga familjet myslimane, në atë të krishtera vajza mundej të jepte mendimin e saj rreth fejesës. Nqs nuk ishte dakord, fejesa nuk bëhej. Kur lajmëtari vinte për të marrë përgjigjje, i thuhej se vajza ishte e vogël dhe nuk kishte gati pajën, kështu që nuk bëhet gjë përsa ishte biseduar.

Fejesa bëhej kur prindërit e vajzës dhe vajza bienin në dakordësi.[3]

Koha ndërmjet datës së fejesës dhe asaj të martesës te krishterëst zgjaste me muaj, ndërsa te myslimanët 6 muaj deri në një vit.

Referime

Redakto
  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
  2. ^ Dedej, Sulë. Abedin Çaushi në gjurmët e traditës elbasanase (bot. monografi). Onufri. fq. 114–117.
  3. ^ Vini, Aleks. Tradita zakonore në qytetin e Elbasanit (bot. përgatiti për botim Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli). Rama Graf. fq. 135.

Shiko edhe këtë

Redakto