Martesa
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Martesa është bashkim i ligjshëm i një burri me një grua për të krijuar familje.[1]
Martesa me grupe
RedaktoMartesa me grupe është një forma më e vjetër e martesës, kur çdo burrë i njërit prej të dy grupeve të një fisi mund të bashkëjetonte me çdo grua të grupit tjetër, ndërsa ndalohej bashkëjetesa e një burri dhe e një gruaje që bënin pjesë në të njëjtin grup të fisit.[1]
Ne menyre virtuale cdo pjese e dasmes, qe nga fejesa dhe deri ne muajin e mjaltit, ka nje histori te pasur dhe rrenjet kulturore, prejardhja dhe besimi fetar kane fokusuar martesen per mijera vjet te njerezimit. Kjo eshte nje histori e shkurter e elementeve te ndryshem te marteses.
Ritet e para martesore
RedaktoMartesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin. Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit, atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes se eres se "marteses me rrembim".
Dreka e beqarise
RedaktoSipas shume te dhenave, qe depertojne deri ne ditet e sotme, ky festim per nder te nuses eshte quajtur dreka e beqarise, ose "Gostia e Fundit" (e beqarise). Ashtu si shume tradita te tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmone rolin e nje testi per kohen ne vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen qe nga shekulli i peste prej Spartes, ku komandantet ushtarake mund te festonin dhe te ngrinin dolli me njeri-tjetrin ne prag, te marteses se njerit prej shokeve te tyre.Madje edhe sot, nje dreke beqaresh, behet pak para dates aktuale te dasmes, apo ashtu si njihet "shija e fundit e lirise" per dhendrin. Duke u shkeputur nga konteksi historik, duhet thene se ne ditet tona ky takim i miqve te nuses dhe dhendrit, behet me nje qellim te thjeshte, qe atyre t'u hiqet ankthi i dites se marteses, ose dites se tyre te madhe.
Martesa
RedaktoGjate eres " se marteses me ane te rrembimit", shoket me te afert, asistonin kur dhendri rrembente nusen nga familja e saj. Shoqeruesit ne ate kohe dhe njerezit me prane familjes se protagonistit (dhendrit), duhet te kishin nga nje arme "te vogel", madje dhe mund te luftonin per te ruajtur rrembimin e vajzes, nga reagimi i eger i familjareve te saj, nderkohe qe dhendri largohej me te. Shoqerueset e nuses dhe vajzat e nderit u bene me te pranishme ne keto aktivitete, kur martesa tashme ishte dicka e planifikuar.
Qe disa dite para marteses, eshte nje grua, qe duhet te ndiqte te gjitha pergatitjet e nuses. Kjo vajze apo matrone (grua romake) nderi, qe eshte edhe sot, siguron te gjithe ceremonialin dhe ndihmon nusen, qe te vishet. Te gjitha vajzat e tjera ndihmojne nusen qe te zbukurojne martesen...
Lulet e dasmes
RedaktoPerpara perdorimit te luleve ne buqeten martesore, grate mbanin buqeta te ndryshme te herbeve dhe luleve te ndryshme me qellimin kuptimplote, per te larguar shpirtrat e keqinj. Me kalimin e kohes, lulet dhe ererat e ndryshme u zevendesuan me lule qe simbolizonin pjellorine dhe dashurine e perhershme. Lule specifike kane kuptime te ndryshme ne vende te ndryshme...
Veshjet e dasmes
RedaktoRrobet e dasmes nuk kane qene gjithmone, keshtu si jane sot. Ne shekullin e 18-te, nuset e varfera visheshin me veshje te thjeshta. Kjo simbolizonte per burrin e saj te ardhshem, se ajo nuk kishte sjelle asgje dhe po keshtu nuk e detyronte te shoqin per asgje. Ndersa, ne mes te shekullit te 19-te, te gjitha nuset filluan qe te aplikojne veshjet e bardha te nuserise. E para qe e ka perdorur fustanin e bardhe, thuhet se ka qene ne vitin 1840, Mbreteresha Viktoria.
Velloja e nuserise
RedaktoVelloja, ne menyre origjinale, eshte mbajtur nga grate e pamartuara per te treguar modestine. Ne ceremonine martesore, nje nuse e mban vellon si simbol te nenshtrimit dhe premtimit, qe do t'i bindet te shoqit te saj. Dhe, vetem pas ceremonise veli ngrihet per te zbuluar pamjen e nuses, perpara dhendrit. Dikur ne shekullin e 16-te, veshjet me vello ishin shume delikate, ndersa vellot me tantella, per here te pare u bene popullore mbas marteses se Mbretereshes Viktoria ne vitin 1840.
Unazat e marteses
RedaktoTradita e unazave te marteses eshte nga me te vjetrat nder te gjitha traditat e tjera martesore. Afersisht, cdo qyteterim, duke filluar qe nga egjiptianet, i kane perdorur unazat martesore, si simbol te marreveshjes martesore. Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi perfaqeson perjetesine, dhe unazat e para jane bere nga fijet e barit, lekura, bari i thate, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, atehere ato zune vendin kryesor ne perberjen e ketyre unazave.
Dasma Shqiptare
RedaktoVendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore eshte gishti i katert i dores se majte.Ky zakon ka filluar tek egjiptianet, sepse ata besonin qe nje vene ne doren e majte, qe ndodhej pikerisht ne gishtin e katert, kishte direkt lidhje me zemren. Ndersa shpjegimi pragmatist i sotem eshte i thjeshte: vihet ne doren e majte, sepse shumica e njerezve e kane inaktive kete dore, pasi keta njerez shkruajne me te djathten.
Por, ka dhe perjashtime, pasuesit e Elisabetes ne Angli, e mbanin ne doren e djathte unazen martesore, dhe mbanin madje disa te tilla. Katoliket romane po ashtu i mbanin ne anen e djathte. Gjithashtu eshte e ndaluar, qe unazat e marteses, te blihen diten e premte. Per supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, perpara ceremonise se marteses.
Embelsira e marteses
RedaktoEmbelsirat kane qene pjese e ceremonise se marteses qe ne kohet mesjetare. Ne Rome embelsira e pare e marteses ishte bere nga feta te bukes se bardhe. Gjate ceremonise buka thyhej mbi koken e nuses, si nje bekim per nje jete te gjate dhe shume femije. Miqte e ftuar ne dasem hanin nje pjese te saj, si shenje te fatit te mire.
Muaji i mjaltit (henes)
RedaktoMuaji i mjaltit, i ciftit te sapomartuar, nuk ka pasur kuptimin, qe ka ne ditet e sotme, si muaji i pare i kaluar sebashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e veriut, nga nje vend ku per tradite, behej vere nga hidromeli (nje lloj pije) dhe mjalti. Kjo tradite e Evropes se veriut, nenkuptonte qe cifti per te pasur fat ne jeten e tyre, duhej te pinin kete vere te embel, qe quhej metheglen, per nje muaj pas marteses. Dhe, qe kur muaji i pare u quajt "henor" kjo periudhe u njoh me emrin "muaj mjalti".
Ceremoniali shqiptar i marteses
RedaktoKa ndryshuar shume ceremoniali martesor, pergjate periudhave te ndryshme ne Shqiperi. Te cilin mund te tentojme, qe ta ndajme ne tre periudha, jo shume te perpikta. Dikur, shume arkaik dhe i perpikte, sot eshte me liberal dhe me pak i kontrolluar. Nderkohe, qe eshte pasuruar ne qytet, me elemente qe i afrohen dasmave, te vendeve evropiane.
Ne nje ceremonial te hershem, i cili na ka ardhur i gjalle, fale nje dokumentari te "Luce" ne fundvitet '30, nje cift shqiptar ne veri te vendit, martohet sipas nje rituali, qe duket se eshte i percaktuar mire. Nusja eshte e mbuluar dhe eshte e veshur me kostumin popullor te zones, ndersa dhenderi po ashtu mban nje veshje kombetare te zgjedhur. Pak caste, perpara se te futen ne shtepi, ajo pozon perpara te gjithe dasmoreve, ne krah te dhenderit. Eshte vjehrra, qe e para permes xhirimeve te shpejta te dokumentarit te kohes, e merr dhe ia vendos gishtat ne deren e shtepise.
Kjo eshte shenja e besimit. E cila perseritet, pak a shume ne te njejten menyre, ne te gjitha vendet, ne kete kohe, qe nuk jane pasqyruar ne dokumentar. Keshtu zhvillohej ceremoniali martesor, ne vitet '40 ne Shqiperi, sipas dokumentarit italian. Por, evidenca te qarta te saj kemi, per te gjitha ata, qe kane shkruar per Shqiperine. Historianet kane lene nje evidence te qarte, keshtu, per ceremonialin e Skenderbeut me Doniken. Nje nga dasmat me te degjuara te historise sone, per pompozitetin dhe graden e te ftuarve.
Para Luftes se Madhe
RedaktoDuke iu kthyer kujtimeve filmike te "Luce", pak me tej, ne ekstremin verilindor te Shqiperise etnike, nusja merrej e shoqeruar me flamurin kombetar. Madje, edhe ne qytetet e Kosoves, respektohej ky veprim. Ne Shqiperine e Jugut dhe te Mesme, nusja e mbuluar, kryente ritualet, e percaktuara qarte, ndersa vjehrra, qe ate dite transformohej si "Zonja e pare e shtepise". Ne disa, fshatra, ajo qellonte te ishte shume me e madhe edhe sesa dhenderi (per shkak te emigrimit). Ne qytete, nuk dukej se mund te ndryshonin me shume ceremonite. Ato, fale perberjes te gjere demografike shqiptare, qe kishte maxhorance fshatare, kishin shume elemente tradicionale.
Ndryshimi, i vetem brenda trevave, kishte lidhje me ndryshimin e besimeve fetare. Dhe, besime te ndryshme aplikonin zakone te ndryshme. Nderkohe, ne zonat me pak te urbanizuara, respektohej elementi i rrembimit, (madje veprimi quhej si nje zotesi e dhenderit); kurse ne disa zona malore, nuk u harrua deri vone elementi i blerjes se nuses. Madje, dhenderi i ardhshem, duhej te ishte i afte qe te kishte nje sasi te mjaftueshme per ta blere te shoqen.
Dhe, megjithe kenaqesine e madhe jetesore, se ato do te krijonin familje, ne pergjithesi femrat e konsideronin veten krejtesisht te roberuara. Vetem, ne qytete, dhe kontaktet me jashte te familjeve te borgjezise shqiptare, dhe pronareve te tokave bene qe te ndryshonin krejtesisht keto ceremoni. Kuptohet ne pak familje. Qe shfrytezuan edhe lidhjet martesore, per forcimin ekonomik dhe per aleanca te ndryshme mes tyre.
E rende vazhdoi te paraqitej per femren shqiptare, gjendja e saj ne zonat rurale dhe ca me shume ne zonat, qe ishin larg qendrave urbane, deri ne mesin e shekullit te kaluar. Ceremoniali i brendshem, pastaj ishte njelloj. Preferohej lidhja martesore prane autoriteteve fetare. Muzika zgjidhej nga vendi, origjina e te cilit ishte dhe origjina e ciftit martesor. Paja e nuses, do te percaktohej nga mundesia e familjes, apo nga marreveshja, qe ishte bere gati matematikisht, ne mes perfaqesuesve te dy paleve.
Pas Lufte
RedaktoKjo gjendje u trashegua edhe pas luftes. Vetem se me nje ndryshim. Rregjimi komunist nuk deshironte, qe t'i qendronte, qe ne fillimin e tij strikt, zakoneve te kaluara. Dhe, filloi qe ne mase, perfaqesuesit e saj t'i braktisnin keto ceremoni. Kjo, pak me vone, u be nje norme masive. Dhe, te rinjte, qe vinin nga zona te ndryshme te vendit, per pune te ndryshme vullnetare, qe hapi sistemi komunist, filluan qe t'i marrin dhe t'i aplikojne keto zakone. Filluan qe te demaskonin sistemin e njohjes me shkuesi, pavaresisht se shmangia e tij nuk ka mbaruar ende. Disa kohe, madje ishte jo e pelqyeshme qe te mbahej, edhe uniforma e marteses, nga ana e nuses. Dasmat u reduktuan, ndersa dominonte kudo muzika e sistemit te ri, qe kishte lindur. Ne ceremoni, perpos shendetit te ciftit, duhej qe te tregohej besnikeria e dasmoreve per Partine.
Ciftet, pastaj si muaj mjalti, duhet qe te shkonin ne nje nga kampet e pushimit, kur ndersa ciftet ne fshat ishin me te privuara, fale gjendjes ekonomike. Me kalimin e kohes, por kryesisht qe me ndarjen e fese, ritualet ishin reduktuan disi. Ndersa per sa i perket pushimeve, ato duhet te kishin kujdes, qe te mos tejkaloheshin. Eshte akoma e gjalle nje kenge, qe tashme eshte kthyer, ne nje perqeshje per sistemin e kaluar. Dicka qe tingellon e tille: Te dielen u martove/ te henen ne pune shkove/. Nje perqeshje tipike cinike e sistemit! Nga ana tjeter, varferia beri, qe te kurseheshin shume. Kurse, ata qe ishin me ne gjendje, ne te shumten e heres, dasmat ne qytet i benin neper lokale dhe me pak ne shtepi, ndersa ne fshat, ashtu si tradicionalisht, neper shtepira te ndryshme. Ku, kohe me pare, duhej qe te pergatiteshit marrja e lejeve per gjetjen e ushqimit dhe ceremoniali tjeter plotesues.
Pas viteve '90
RedaktoKa ndryshuar shume, duke iu referuar koheve te dikurshme. Ose me sakte eshte nje institucion, qe gjithmone ne Shqiperi ka pesuar ndryshime. Mbase nje tregues eshte edhe migrimi i madh ne vend. Ku, kuptohet se shumica ende mundohet qe te respektojne traditen e vendeve nga kane ardhur. Por, duhet thene se neper qytete rituali martesor eshte reduktuar, fale koncepteve te reja dhe gjendjes ekonomike. Ndersa, eshte bere me shume si shenje shoe, tek familjet e pasuruara per te demostruar fuqine; eshte kthyer ne nje 'torture', per ata qe duhet ta bejne dhe qe nuk kane mundesi. Qe nderkohe, kane zgjedhur nje rruge tjeter duke e thjeshtuar ne mase, ne praktiken e kokteleve. Ka ndryshuar muzika, sepse ajo nuk eshte me si dikur, ku dominonin kenget kushtuar partise dhe kenget standarte. Epersia e ritualit te kesaj kohe ne rradhe te pare duket nga elementi i marrjes se nuses, i cili eshte kthyer ne nje demostrim, ku cdo "karvan" do te tregoje supremacine e tij, kundrejt te tjereve. Por, ajo qe duhet theksuar, eshte se ka ndryshuar shume marredhenia e brendshme ne mes dy bashkeshorteve. Vertete, ruhet deridiku ceremoniali, por te dy bashkeshortet kane me shume te drejta tek njeri-tjetri. Ata jane pjese integrale e dasmes dhe jane kthyer puthjet publike, mes ciftit, perpara dasmoreve, dikur element i ndaluar.
Tashme te gjitha ciftet deshirojne qe te filmohen dhe kameramani eshte pjese integrale e dasmes se familjes. Ne shtepite fshatare vazhdon elementi, ku dajat merren vesh me njeri-tjetrin, ndersa ne qytet ceremonia eshte pak me liberale. Atje ku behen ceremonite eshte taksative, qe numri i familjareve te dhenderit, te jete me i madh ne delegacionin ceremonial. Por, eshte kufizuar koha e pushimit pas martesor, kjo per shkak te pamundesise, per te gjetur shume kohe te lire. I gjithe ceremoniali, qe i jane shtuar edhe elemente evropiane, e kane bere dasmen shqiptare nje kategori, qe i afrohet shume, ceremonive evropiane te ketij lloji.
Rreth prejardhjes se dasmes
RedaktoHistoriani pershkruan brenda nje studimi te shkurter, ritualin martesor duke shfrytezuar historine boterore dhe studime te ndryshme, mbi te ne vend. Fale skrupulozitetit shkencor, ai ne menyre te qarte, jep prejardhjen historike te dasmes ne token tone dhe nga ana tjeter, ben nje lidhje me aktualitetin e koheve moderne te ketij rituali.
Ne burime te shkruara per dasmen gjejme shkrime deri ne monografi. P.sh. Rr. Zojzi pershkroi dasmen ne Skrapar, A.Dojaka dasmen ne Cameri, M. Memia dasmen ne Malesi te Gjakoves, Sh. Hoxha dasmen ne Lume etj. Ndryshe nga keta I. Kadare beri nje studim te posacem per dasmen.
Por, ne vepren tjeter te tij te njohur "Eskili ky humbes i madh", Kadare tregon se albanologu Lamberci shfaq mendimin se dasma tek shqiptaret vjen nga martesa me rrembim. Vetem se kjo - shtojme ne - ka ndodhur rralle dhe per arsye te ndryshme.E pergjithshmja ka qene martesa me shkuesi. Megjithate as tek kjo, as tek tjetra nuk duhet kerkuar prejardhja e dasmes.
Persa i perket marteses me rrembim, gjurmen me te vjeter te saj e gjejme ne shkallen e pare te qyteterise. P.sh. Homeri ne Iliaden e tij te njohur, na ve ne dijeni se Paridi, edhe pse mik shtepie ne Mikene, u njoh dhe e rregulloi punen ne ate menyre me Helenen e bukur, grua e Menelaut, vellait te Agamemnonit, sa i bukuri i dheut i Trojes dhe e bukura e dheut grua ne Sparte, e pelqyen njeri-tjetrin, prandaj vendosen dhe ne kete menyre Paridi e rrembeu Helenen. Mirepo, me kete gjest te tij u thyen, nga njera ane, besa e mikut te shtepise se Agamemnonit, nga ana tjeter dhe krahas kesaj norma e marteses me shkuesi. Ndryshe s'ka se si shpjegohet ky rrembim.
Nderkohe, Sparten e mbuloi turpi para botes. Vec hakmarrjes asgje tjeter s'e shlyente kete. U deshen dhjete vjet qe te tere qytetet shtete-greke te ngriheshin ne kembe, te pergatiteshin dhe te mesynin Trojen, derisa e dogjen dhe e shkaterruan ate. Vete ata Iliro-Dardane qe shpetuan, moren dhene me Enean ne krye, duke qendruar per nje kohe ne brigje te caktuara ne jugperendim te Ilirise jugore.
Prej ketej iken dhe zune vend ne Italine verilindore prane Iliro-etruskeve, qe kishin ardhur shekuj e shekuj me pare nga Azia jugperendimore, duke shkelur dhe qendruar edhe ne treva te caktuara, aq ilire kendej e pertej Adriatikut. Nga "Etimologjia e gjuhes shqipe", e E. Cabej-it del se ne kujtim te ketij itinerari te tyre dhe qendrimi deshmojne toponimet arkaike "Toskeria" ne Shqiperine e jugut dhe "Toscana"(Toskana) ne Italine e siperme. Kjo menyre martese kaq e tmerrshme per njerezimin e kohes u perjetesua ne Iliaden e Homerit, si nje kujtim i hidhur ne historine e Europes juglindore ne Antikitet.Ne mesjete e deri ne ditet tona, martesa me rrembim erdhi dhe u shfaq me pasoja te tjera, me tentative vrasjesh dhe me pajtime.
Per te paren dime se ne vitet 40 te shek. XX, ne nje fshat te Shqiperise se mesme, nje djale i ri gjeti menyren dhe rastin te njihet fshehurazi me nje nuse te re ne nje fshat tjeter prane. Gjate takimeve te qellimshme, ai e rregulloi punen ne ate menyre me te sa, nje nate, mori shoke te tij dhe sebashku e rrembyen dhe e prune ne shtepine e djalit rrembyes.
Mbas nje kohe, nderhyne pleq e burra zakoni, qe e binden burrin e gruas se rrembyer te hiqte dore nga synimi i tij per t'i vrare. Per rrjedhoje, ata edhe u pajtuan. Per rastin e dyte, ne Shqiperine e Jugut, dime gjithashtu se gjithnje ne ditet tona, nje djale dhe nje vajze nga i njejti fshat u njohen, u dashuruan dhe vendosen te martoheshin.Por, kur vune ne dijeni prinderit dhe te afermit, keta u zemeruan aq keq nga ky turp i madh para botes, sa u bene te vetedijshem t'i vrisnin. Por, edhe per kete rast, nderhyne burra e pleq zakoni, madje dhe organet perkatese te shtetit, te cilet i pajtuan te dyja shtepite pale te marteses me dashuri, te djalit dhe te vajzes ne fjale. Si ne rastin e pare, dhe ne te dytin nuk u be dasem. Nga te dhena te tjera te Homerit, nder te tjera, kuptojme se p.sh. Enea e te tjere burra te shtepise se Priamit ne Troje nuk thuhet ne Iliade se ata kishin bere martese me rrembim.
Nga ana tjeter, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi ka qene norme zakonore edhe te shqiptaret pasardhes te Ilireve, atehere bindemi se sipas kesaj norme zakonore edhe shkuesi s'bahet" (KLD - Kanuni i Leke Dukagjinit, Kreu i trete, Pjesa 40,f.13) ose vajzerisht per arsye, qi u muer e shkoi jashte kanujet pa shkues" ( KLD, po aty). Vec kesaj, po te kemi parasysh se martesa me shkuesi njihej si norme zakonore tradicionale edhe tek shqiptaret, atehere kuptohet se rrembimi i gruas a i vajzes (ndryshe nga robina ne rapsodite popullore) ndodh si pasoje e marreveshjes midis vajzes dhe djalit, gjate njohjes dhe shfaqjes se dashurise se fshehte midis tyre. Ne kete menyre kane ndodhur raste ne te kaluaren, ndryshe nga sot, kur pas nje kohe njohjeje, cifti shfaq dashurine si mbeshtetje themelore per martese, c'ka sa vjen e po behet ecuria e pergjithshme e krijimit te familjes se re me dasem.
Kjo lidhje organike mes dasmes dhe familjes, na nxit te themi se ne qofte se nga dasma perurohet me dhurata dhe pergezohet krijimi i familjes se re, nga vete familja vijne pergezime te tjera, lindja e femijeve dhe detyrimet ndaj ketyre si brez i ri shoqeror.Si filiza te rinj te shoqerise, keta kur rriten, edukohen dhe shkollohen ndodh qe, nga rradhet e tyre, vajza dhe djali njihen e dashurohen. Pastaj ne moshe pune, ne kushte materiale dhe shpirterore per jeten, e, ne kohe te pershtatshme, martohen pergjithesisht sipas tradites me dasem. Nderkohe e me kohe, familja ame plaket. Pastaj, me vdekjen e njerit element te saj, ajo nis rrugen e shuarjes, kurse me vdekjen e elementit tjeter familja shuhet fare, duke ua lene vendin familjeve bija, e keshtu me rradhe eshte perseritur cikli i monogamies nga njeri brez shoqeror ne tjetrin, gjate gjithe qytetarise.
Ne kete veshtrim termi familje merr kuptim te mirefillte, ndryshe nga ai vulgar, qe e barazvlereson edhe me termin shtepi/-a ne kuptim shoqeror te dyte te kesaj fjale. Nga argumentet e permendura kuptohet se dasma eshte nje ceremoni festive qe perurohet me dhurata, pergezon dhe perligj me muzike popullore apo me orkester, me kenge dhe valle krijimin e familjes se re, vetem prej nje burri dhe vetem prej nje gruaje me prejardhje gjinore a dhe fisnore e vendore te ndryshme me qellim per te bere pune lidhur me nevojat per jeten dhe per te bere femije, qe e rigjenerojne shtepine, lagjen, fshatin e qytetin, madje dhe kombin me krijesa e breza te rinj njerezore. Por, dasma nuk lidhet vetem me krijimin e familjes se re.
Sepse krahas saj, ajo ka te beje me menyren e jeteses. Ne varesi me kushtet dhe konceptet, rrjedhin dy menyra kesisoj, e perbashket dhe e vecante, qe ne rrethana dhe kohe te caktuar nderrojne forme, permbajtje dhe vend me njera-tjetren. Nga vrojtimet dhe kerkimet tona del se shtepite me bashkesi familjare perbeheshin me me shume se dy, deri ne pese familje. Po jo pak me nje deri ne gjashte apo dhe ne dhjete familje, shume rralle me shume se kaq, madje deri ne 103 fryme, sic ka qene me 1908 shtepia Elezaj ne Kukes, me mbi 10 familje aterore etj.
Nga ndarja e punes, nga administrimi, drejtimi i mire, i drejte ose jo, i ekonomise se perbashket te shtepise varej jetegjatesia e kesaj bashkesie. Nga natyra e saj, ajo perbehej nga burra eter me lidhje te ndryshme ne gjak, nga bij e bija, niper e mbesa, sternipa e stermbesa, etj. Qe te tere perfitonin gjinine aterore, si baze shoqerore e shtepise aterore, me gra nga gjini dhe fise te tjera. Prandaj shtepine dhe cdo familje burre-grua brenda saj e quajme te paren shtepi aterore, te tjerat cdo njeren familje aterore.
Ky percaktim na jep mundesi qe femijet e cdo familjeje dhe vete shtepine si bashkesi shoqerore t'i shikojme ne levizje, ne kohe dhe hapesire. Me ndarjen e kesaj bashkesie per shkaqe ekonomike, shoqerore, politike etj, krijoheshin bashkesi me te vogla dhe familje secila me vete, e para gjithnje me prone te perbashket,e dyta me prone private,e keshtu me rradhe kohe mbas kohe. Ne te dy rastet, rituali i dasmes dhe ai mortor shquheshin si dy ligjesi te ndryshme te jetes se njeriut.
Persa i perket prejardhjes se dasmes, mendojme se kjo lidhet me kalimin e marteses me cifte relativisht te perkohshme, si shkalle e fundit e zhvillimit te shoqerise ametare, ne martesen monogamike ne qytetesi.
Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur:Opinioni i sociologeve
RedaktoShumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin.
Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë.
Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj.
Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i sponsorizimit siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj sponsorizimi mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve.
Rite
RedaktoPaja e nuses
RedaktoNjë institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit E drejta zakonore e Labërisë paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.
Krushqit e armatosur
RedaktoGojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.
Me poshte do tju sjellim disa postime te gjetura neper internet ku jepen perjetime personale lidhur mbi dasmat ne krahina te ndryshme te Shqiperise:
1. Zone e Laberise
RedaktoNe zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen ( nuk e di vinin me arme apo jo, sepse shkrehja e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak ( ne jug quhet ndryshe, por nuk me kujtohet), dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.
Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena. Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjese te brendshme bagetie. (keto di une, por ka dhe te tjera).
Embelsira tradicionale ka qene revania.
Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimine miqve ne tryeza etj ( nqs kujtoni Birce haskon tek filmi Malet me blerim mbuluar, ajo eshte tmam ashtu sic ka qene zakoni). Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.
Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume. Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:
Njerezit e nuses:NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.
Njerezit e djalit:DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT majMUNI.
Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.
Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte derisa pas ca oresh kendonin:
A NA BERE GJE O DHENDER-O Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me boje te kuqe, per te simbolizuar virgjerine e nuses se tij ( ishte boje, jo gjak)
2. Zona e Korces
RedaktoKorca i ruan traditat e saj te lashta edhe sot e kesaj dite... ndoshta me shume sesa qytetet e tjera. Atmosfera e dasmes fillon qe nje jave para, te hene. Fillojne pergatitjet, njerezit jane nga sjane vijne dhe cdo nate benim darke, mblidheshim te gjithe. Te merkure meret paja e nuses dhe ne shumicen e rasteve i mbledhin te gjithe femijet e malles dhe vene marin pajen. Kur niset makina hedhin sheqerka dhe oriz. Me pas behet adeti i zenjes se bukes me qiqra. Te gjithe grate mblidhen ne dhome reth e totull dhe kendojne dhe femijet e shtepise e shtypin nganjehere qiqren dhe me pas grate fillojne te zene buken dhe e lene te vije deri te nesermen ne mengjes. Te enjte cupkat me mesallkat e reja vene te shpijen buken ne furre.
Te premte zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojne. Gjithashtu te premte shpihet kungulli me vere nga nusja. Pastaj te shtune eshte dasma e nuses dhe te djele dasma e dhendit. Kur vene dhendri me te afermit te marin nusen te djele, i vellai i nuses ose nje nga djemte e shtepise qe kane caktuar te kryeje kete detyre i ve lulken dhendit dhe kur takohen vellai i jep nje dacke ne faqe dhendrit (me demek qe dhendri tja mbaje mire motren ... ta kete parasysh dacken qe ka ngrene) dhe dhendri i fut ne xhep para vellait te nuses ne kete moment ... Me pas para se te ngrihen te gjithe dhe te marin nusen vllami hedh para dhe te gjithe i shikon ne dysheme qe i mbledhin ku rane e ku s'rane, gjithashtu vllami i ndron dhe kepucet nuses ... i vesh kepuce te reja ne porosi.
Pastaj merret nusja dhe kur degjohet burria e makinave e gjithe malla ka dale jashte te shikojne nusen. Kur hyj nusja te dera i vene dy buke me qiqra nen sqetull ( qe nusja te jete pjellore) dhe vjerra ja ben gishtin nuses me mjalte ben kryqin lart te dera qe te bekoje shtepine dhe te jete e embel. Ortodokset e kane qe vene ne kishe dhe vene kurore, e cila eshte nje ceremoni e vecante, ndersa myslimanet i vene unazat ne shtepi kur vene marin nusen, Dhe krushkat kendojne (epo keto krushkat moj sa te mira moj sa te mira na e mbushen cupen me lira moj me lira).
3. Zona e Shkodres
RedaktoFamilja ja nisen pregatitjeve muaj perpara, ne radhe te pare me rrobat e nuses.Nje jave para dasmes mblidhet gjithe fisi cdo nate ke djali, eshte nje atmosfere e papare. Nderkohe qe vajza eshte te dajat deri tre dite para dasmes. Cifti dy-tre jave para dasmes nuk eshte i lejuar te shihen.
Te enjten shkojne ca gra te fisit te djalit tek nusja per ta pare dhe po ashtu per ti cuar dhuntine: kjo permban fustanin e nuserise dhe cdo gje qe mund ti duhet diten e dasmes. Po ashtu dhe dhuratat per familjen e nuses dhe per nusen, nga far e fisi i djalit. Po te njejten dite, mbasdite, shkojne ca gra tek familja e djalit me dhurata per gjithe fisin e djalit nga familja e vajzes.
Te premten ne darke ose te shtunen, vine ca njerez te djalit te marrin pajen e nuses. Keto burrat jane brenda ndersa familja e nuses ven cdo gje brenda ne makine. Ne momentin qe keto burrat dalin dhe duan te hipin ne makine gjejne nje cun te vogel ne makine i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhene para. Keto burrat provojne ne fillim me pak para dhe e pyesin te mjaftuan Dhe ky cuni natyrisht nuk zbret derisa te kete duart plot me para. Te premten cojne nusen ne parukieri, dhe te premten ne darke vine gjitha shoqet e nuses me dhurata. Te shtunen familja e vajzes ka pregatitur dasmen ne te cilen eshte i ftuar vetem dhenderri (nga ana e cunit), kurse gjithe te tjeret jane te vajzes. Kercejne, hane pine (fustani i nuses eshte ndryshe nga ai i dites qe vjen).
Te dielen naten nusja serish ne parukieri, qe te kete nje pamje tjeter.
Kurse cunit i sjellin berberin ne shtepi, i prejne floket (zakon) i heqin mjekren. Pastaj e ema i ven kollaren dhe i vesh xhaketen.
Afersisht ne 10.00 mberrin djali me te tijet qe te marre nusen. Normalisht kane orkester me vete, kercejne tek shtepia e goces. Ndersa ca burra nder to dhe dhenderri jane brenda. Vjen momenti per te dalur nusja, nga shtepia e nxjerr vellai dhe daja (nese nuk ka vella nje djale axhet). Tek oborri del dhenderri dhe merr nusen nga krahu.
Kur mberrijne tek shtepia e dhenderrit, i mbulojne me oriz e karramele. E ema i pret tek dera me buken, qe ta vere nen doren e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses ne mjalt dhe ndesh cepin e deres.
Me vone i vene nuses nje cun ne preher, ajo ka nje molle dhe corape pastaj per te. Ne vazhdim cifti eshte vetem derisa te filloje dasma e vertete. Ato mberrijne me vonese si gjithmone, ka shume pak njerez dhe shoqeri te vajzes. Ne momentin qe cifti kercen i mbulojne me para.
Ajo qe ka ngelur nga mbremja eshte e ciftit pastaj.
Ne mengjes nusja cohet ne 5.00 te pregatise kafene per vjerren dhe vjerrin. Dhe po ashtu terholle byrekun, e cila natyrisht qe nuk di (ne shumicen e rasteve) por e ben e vjerra. Pastaj kur vine njerez i thone byreku i nuses.
4. Zonat e Tepelenes
RedaktoDasma ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje dhe perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me lajmes. Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit. Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave, qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 –1 kg per mik te ftuar. Hapi i dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te jete min 2L per person. Sa per pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume rendesi. Nqs jane plotesuar ketu kushte krijohet ideja qe dasma po nis mbare.
Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin Mishin ne Hell dhe keta duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas behet plani i uljes se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja qe dasma eshte vetem ngrenija, dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto momente qe zeri nuk i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj. Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua shperblefsha ne femijet Tuaj".
Dolline e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate nates dollia vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush s'ka te drejte ta prishi perndryshe kjo mund te coje ne permbysjen e tavolines, dhe dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu Burrat tregojne kush eshte me i forte dhe me i zgjuar. Nqs dikush nuk mund te pije aq sa i kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente aq sa do te perflitet per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe duket se ka thjesht rol plotesues.
Dhe dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten. Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojne per jete te lumtur. Me pas hapet paja ku nje i aferm do te tregoje se c'ka sjelle nusja, dhe dhuratat per njerezit e burrit.
Ndryshe ndodh ne qytet. Dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me kenge, valle ku cifti eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet, romuzet gjithshka u dedikohet atyre.
Dasma Tiranase
RedaktoVeshje qytetare tiranase Kësaj here shkrimi mbi traditën dhe ritualet kryesore të jetës, si dasma, lindja e vdekja, ka për shtysë interesimin e madh të treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, në të cilat qytetarë të shumtë nga Tirana, të nxitur nga reportazhet e mëparshme të "Shekulli-Kontakt", kanë treguar diçka mbi zakonet e trevës së tyre.
"Edhe nga anët tona dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsi vizitat e shoqerisë (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kanë qejfin; dhëndrit një kostum i është veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi, tek ne dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen...",- kështu shprehet një nga pjesëmarrësit në forumin ku diskutohej tema në fjalë, duke vijuar të tregojë se "pastaj e premtja është dita që nisin pajën për te shtëpia e dhëndrit, apo shtëpia e ardhshme e nuses... Gratë vijnë e shikojnë se ça` do çojne dhe gratë andej nga dhëndri shikojnë se ça` ka sjellë nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu brekët ne, nuk ka derman!). Shumë familje kanë traditat e tyre të vogla, që i kalojnë brez pas brezi. Unë, në të gjitha dasmat tiranase që kam parë, mbaj mend që në çdo valixhe të pajës nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si për të treguar një fillim të ri e me ëmbëlsi".
Dita e shtunë, për tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo më kot, por sepse atë ditë nusja feston fundin e beqarisë dhe bën darkë pa burrin, si hera e fundit që "është e lirë". Sipas zakonit, darka fillon rreth orës 20.00 dhe atëherë zhvillohej në ndonjë prej oborreve më të mëdha të lagjes, ndërsa në ditët e sotme kryhet sipas qejfit, në lokale të ndryshme pasi është më praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj.
Krushqit vijnë në darkë vetëm pas mesnate dhe janë një rreth i ngushtë familjar i dhëndrit, por që siç thamë, të pashoqëruar nga dhëndri. Ata nuk qëndrojnë më tepër se një orë dhe janë të detyruar që sipas adetit, të hedhin valle për nder të familjes...
Veshje qytetare tiranse Kurse të dielën, nusja përgatitet që të lërë shtëpinë e nënës dhe zakonisht rreth orës 11 vjen dhëndri me dajën dhe me një fëmijë të vogël, i afërm të tyre, i cili i jep lule nuses ndërkohë që ajo duhet ta dorovitë. Më pas ata hipin në makinën e zbukuruar (dikur pelë e bardhë) dhe bashkë me shoqëruesit nisen drejt shtëpisë së dhëndrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, në madhështinë e saj të tejplotë. Kur hyn dhëndri në dhomë, takohet me të gjithë dhe përpara i del vëllai i nuses, ose nëse nusja nuk ka vëlla një kushëri i saj, i cili më pas e gjuan djalin me një shuplakë. "Të gjithë bërtasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i biem, se kemi hall mos i dalin shenjat e gishtrinjve dhe na prishin fotografitë e dasmës",- thotë Albani. E gjitha kjo bëhet sa për t'i treguar dhëndrit, se ka dikush këtu për këtë vajzë dhe ai duhet të sillet me kujdes ndaj saj, ta respektojë dhe të mos ta përdhosë sipas qejfit...".
Njëri nga krushqit e dhëndrit, është si zakon që duhet të tregohet i shkathët dhe më i zoti se njerëzit e shtëpisë së nuses, për t'i vjedhur një objekt apo send të çfarëdoshëm para se të dalin jashtë dhe më pas t'ia japë të zotit të shtëpisë, duke i thënë se "ne jemi më të zotët. Jua hodhëm...!". Imagjinoni pak, një atmosferë me muzikë, urime, ecje dhe qëndrime me kujdesje në të njëjtën kohë, për t'u ruajtur se mos shkelet ndonjë zakon, sikundër duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori që ndez festën. E mes këtyre të gjithave, përfytyroni krushqit që ruajnë palën tjetër se mos ju vjedh gjë, megjithëse gjithmonë del dikush i zoti nga "hajdutët" për shkak dhe të gjithë rrëmujës së krijuar. Nusja! Ka lezet të qajë pak...! Teksa nusja është duke kaluar pragun e shtëpisë i hedhin tek këmbët raki... Kjo ka mbetur si zakon, për të mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Por nusja pa lot në Tironë s'ka pas lezet, ndaj ka qenë si "modë" për nuset të bënin sikur qanin njëçikë (pa dashur t'u hyjmë në hak, atyre që kanë qarë me gjithë mend...). Por nga bisedat e zhvilluara në forumet prej nga përzgjodhëm materialin e dasmës së sotme, dikush, mes të tjerash thoshte: "Ne themi që nuk ka lezet nuse pa lot, por kam parë unë edhe nga ato, që sapo dalin ja fillojnë me "oiii" e mbajnë kujë sikur po i pushkaton!
Hiqen sikur po i martojnë me zor, e sikur nuk deshën burrë...!". Më pas, porsa nusja del jashtë, ia shtron valles me komshijtë e të afërmit përpara pallatit dhe shtëpisë, ku muzika dhe atmosfera festive nuk pushojnë për asnjë çast. Pas kësaj, nusen e zbukuruar e hipin në makinë, të cilës i kanë vënë dhe një sixhade sipër. Ndërkaq, nusja duhet të hedhë një vezë mbrapsht, motiv të cilit për momentin nuk ja kemi gjetur ende domethënien simbolike.
Pas kësaj, makinat nisen karvan duke u rënë borive dhe bëjnë xhiro në qytet. Të gjitha shkojnë ama në një vend të bukur, siç është Kopshti Botanik, ku dhe dasmorët bëjnë foto që t'i kenë kujtim.
Nusja te vjehrra Sa i afrohen shtëpisë nusja me krushqit, shohin vjehrrën që del e pret te dera me një llokume, që gjysmën e ha vetë dhe gjysmën ia jep nuses, si dhe me një pjatë me mjaltë, në të cilën nusja ngjyen dy gishtërinj dhe i fshin te pragu i portës. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do që nusja të hyjë brenda dhe të qëndrojë e gjora për disa orë rresht me kokën ulur, pa shikuar askënd në sy e fytyrë, duke i takuar të gjithë, e duke u thënë veç "Faleminderit!", teksa e urojnë që të trashëgohet dhe të ketë jetë të lumtur. Pas kësaj, nusen e marrin dhe e fusin në dhomën e saj, ku i tregojnë se si ja kanë mobiluar. Nëse nusja nuk e pëlqen kjo duket shumë shpejt, pasi acarimet me vjehrrën për pozicionimet e krevatëve, kolltuqeve, tavolinave, do të jenë të pashmangshme dhe sa vjen e më të shpeshta... Kur nusja hyn në dhomën e saj shkon tek krevati, ku i vjen një vogëlush i afërm i burrit, të cilin ajo duhet patjetër që ta dorovisë. Në atë çast në dhomë hyn dhëndri, i cili ia heq këpucën nuses dhe nis t'ia mbushë me florinj (mjerë ai që i bie nusja me numrin e këmbës 42!).
Bestytnitë tiranase, nga morti deri te... vampirët
RedaktoRiti funeral në Rrethin e Tiranës, i përshkruar prej disa informatorëve në vitet 1970-'74, gjendet i dokumentuar në dorëshkrimet e shumta të Arkivit të Etnografisë në Institutin e Kulturës Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar pranë këtij Instituti, ka pranuar të na ndihmojë duke treguar diçka specifike më tepër, mbi traditat e trevës së Shqipërisë së Mesme dhe Tiranës në veçanti;
Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjetër besojnë se kur i sëmuri flet me vete, thuhet se po flet me të vdekurit, po e thërrasin të vdekurit. Po kështu edhe kur i ngul sytë në një pikë, ajo është shenjë e sigurtë e vdekjes. Të agonizuarve, hoxhallarët u këndonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi që ishte duke ndëruar jetë linte "amanete" dhe "hallashtisje" (falje e çdo faji). Populli beson se në vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj për të vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e lëshoi shpirti".
Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjatë momentit të daljes së shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante gratë. Të vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., në mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen përgjatë trupit. Banorët e fshatrave përdornin si aromatik për xhenazen, bahur (bar i bardhë) dhe trëndafila. Gjatë natës i vdekuri "përgjohet" që të "mos e marrin shpirtrat e këqij". Si rregull, fytyra e të vdekurit mbulohej dhe nuk i ekspozohej gjindjes që vinte për "kryeshnosh". Gratë lidhin nga një shami të bardhë në grykë dhe një shami tjetër rreth kokës.
Lidhja e njërës shami në grykë dhe e tjetrës kryq rreth kokës, është simbol zie. Ditën, i vdekuri vendoset në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet "me katrime" (me lot e me fjalë). Dikur ka qenë zakon që të paguheshin edhe vajtojca. Për vdekjet e rënda ekziston shprehja "me e qa me llahinka", që do të thotë ta qash me llahinka, gra vllahe ortodokse, që paguheshin për të vajtuar në familjet qytetare myslimane. Në Shqipërinë e Mesme besohej se trupi i të vdekurit nuk duhej prekur, ngaqë ndjente një dhimbje aq të madhe, saqë "i shkonte zëri në vesh të Allahut".
Në rastet kur një person vdiste larg shtëpisë dhe trupi i tij nuk mund të gjendej ose të sillej, atëhere rrobat dhe armët e të vdekurit ekspozoheshin në shtëpinë e tij, dhe njerëzit mblidheshin dhe vajtonin rreth tyre.
Njerëzit varrosen sipas kohës kur vdesin dhe ardhjes së njerëzve. Sapo i vdekuri nxirrej nga shtëpia për t'u përcjellë në varrezë, të gjitha enët e mbushura të shtëpisë zbrazeshin. Babai i të vdekurit nuk lejohej që të vinte në varrezë. Gjatësia e varrit matej me bisk hardhije, i cili, pas varrimit këputej në dy pjesë dhe vendosej tek koka dhe komët e varrit. Pasi hoxha e thërret të vdekurin në emër të së ëmës, besohet se i vdekuri ngrihet mbi bërryla brenda në arkivol, dhe thotë: "Ah gjidi dynja! Paskam vdekur!". Dy hunj piketonin varrin e myslimanit tiranas, gjatë shekujve të kaluar. Shamia në qafën e njërit prej hunjve, simbolizonte kryet e të vdekurit. Deri në shek.XIX, datëlindja dhe datëvdekja shkruhej në gjuhën arabe dhe vetëm gjatë shek.XX, filloi që të përdorej mbishkrimi në shqip. Deri në vitet 1960, varret e myslimanëve dhe të krishterëve qenë të ndara, por më pas dallimet u rrafshuan.
Në varrezë shpërndahej "hallva e rahmetit" (simbol i ëmbëlsirës funerale) e pregatitur detyrimisht nga një vejushë, vetëm për moshën e mesme dhe të vjetër, por gjatë regjimit socialist, ajo u zëvendësua nga llokumja (simbol i ëmbëlsirës martesore dhe i ngjarjeve të gëzuara). Më parë, tek varrezat, për të vdekurit e pasur dhe të mesëm, thereshin kurbanë dhe mishin u ndanin të varfërve. Të vdekurin mund ta varrosin paradite, mbasdite ose në mbrëmje vonë. E lara e fytyrës dhe e duarve në varrezë, duhet të kryhet detyrimisht, për të mos sjellë mortin në shtëpi. Më pas do të shtrohej edhe sofra e vdekjes. Të linjtat që ruhen për ditën e vdekjes, quhen "plaçka e vdekës".
Tre ditë pas vdekjes së personit, familjarët ia falnin rrobat e brendshme të të vdekurit njerëzve të varfër. Megjithëse hoxhallarët e ndalonin veshjen e zezë tek femrat myslimane për periudhën e zisë, komuniteti tiranas nuk e ka miratuar asnjëherë thyerjen e zisë, pa kaluar "mot-motat e të vdekurit".
Vampiri dhe Lugati i Selitës Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit (duke e quajtur babain e tyre), del jashtë loje për tironsit... Koncepti i kësaj treve mbi vampirin dhe historinë e tij, është krejt ndryshe... Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe tiranasit besojnë se shpirti i një burri të keq rikthehet në trup dhe bëhet lugat. Pas vdekjes, lugati mund të kryejë marrëdhënie me gruan e tij të gjallë dhe prej këtej lind "dhampiri".
Egziston një legjendë në periferitë e Tiranës: "... Një lugat me emër dhe që ka qenë i tmerrshëm, siç thonin në shekullin e kaluar (XIX) në Rrethin e Tiranës, ka qenë Lugati i Selitës. Familjarëve të cilëve u përkiste lugati, i këndonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallarët e tek shehelerët, i digjnin varrin me gëlqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri të atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit" (për të mbathur, siç besohet, ndofta edhe patkonjtë e djajve që endeshin poshtë e lart).
Burim i të dhënave
RedaktoShiko edhe
RedaktoKy artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |