Ferid Selimi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ferid Selimi ka lindur më 7 prill 1963 në Preshevë. Edukimin fillor dhe dy vite të arsimimit të mesëm të orientuar i kreu në Preshevë, për të vazhduar me dy vite të tjera të arsimimit të mesëm të orientuar në Shkollën e Mesme të Medicinës në Leskovc, drejtimi i farmacisë. Shkollimin e lartë e vazhdoi në Prishtinë, përkatësisht u diplomua në Fakultetin Filozofik (aktualisht Fakulteti Filologjik) në departamentin e Gjuhës dhe të letërsisë Shqipe.
Në vitin 2004 u regjistrua në studimet postdiplomike në drejtimin Administrim Publik, shkollim që e kreu në vitin 2008, ku mori gradën master shkence në Administrim Publik. Në vitin 2010 regjistroi shkollën doktorale të gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Doktoroi në dhjetor të vitit 2013.
Për dhjetë vite udhëhoqi Klubin Letrar “Feniks” të Preshevës. Në ndërkohë u angazhua dhe punoi gazetar në disa media elektronike e të shkruara në gjuhën shqipe. Ishte gazetar në gazetën e studentëve Bota e re.
Si student botoi artikuj të ndryshëm në të përditshmen “Rilindja”, në revistën javore “Zëri”, në të përdyjavshmen “Fjala”, në të përditshmen “Flaka e Vëllazërimit” që botohej në Shkup. Në të përditshmen “Bujku”, etj. Punoi gazetar korrespondent i Radio Zagrebit në gjuhën shqipe. Gazetar korrespondent në Televizionin lokal Festa të Kumanovës, Gazetar korrespondent i Revistës për sport “Reflekse Sportive”. Ishte anëtar i redaksisë së Revistë mujore “Jehona” në Bujanoc. Një kohë të shkurtër qe gazetar korrespondent i të përditshmes “Rilindja”. Gazetar korrespondent i të përditshme “Zeri”, anëtar i redaksisë së javores “Zëri”.
Ishte themelues dhe kryeredaktor përgjegjës i Revistës për Fëmijë “Kanarina”, që doli në dy numra në fund të vitit 2000 në Preshevë. etj..
Është autor i qindra punimeve publicistike e i dhjetëra punimeve shkencore.
Që nga viti 2010 merr pjesë nëpër Konferenca Shkencore Kombëtare e Ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet e tjera të Rajonit.
Nga viti 2015 është pedagog në UBT, ku pos që është dekan i Fakultetit Media dhe Komunikim, ligjëron lëndët përkatëse në këtë Fakultet si dhe në Fakultetet e tjera në kuadër të UBT-së, si në Arkitekturë, Administrim Biznesi, Administrim Publik, etj..
Që nga viti 1997 e deri më tani botoi 4 vepra letrare, dy monografi, dhe dy vepra shkencore.
Vepra të publikuara:
Muzeu i jetës – poezi, Jeta e Re. Prishtinë, 1997
Mizëkapuçët – satira. URA, Gjilan, 2004
Kujtime të thinjura – roman: Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë, 2007
Qeverisja vendore – shqyrtime krahasimtare. Vatra, Prishtinë, 2009
Pellgu i dhembjes. Vatra, Prishtinë, 2010 (autor i parë)
Kujtime të thinjura – roman: Botim i dytë. Jehona. Prishtinë, 2015
Transmetuesi Publik, Prishtinë, Jehona, 2016
Zejtarët dhe tregtarët shqiptarë të rrethit të Preshevës. Lena Grafik. Prishtinë, 2021
Pjesëmarrja në Konferenca shkencore:
1. Universiteti i Tiranës. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Tiranë, 2010.
“Profilizimi i gazetarëve-përparësi a kufizim në efektivitetin e medieve në Kosovë”.
2. Universiteti i Tiranës. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Tiranë, 2011.
Qëndrueshmëria financuese e shërbimit publik me theks të veçantë, RTK.
3. SHTKK: Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot.
“Komunikimi verbal dhe jo verbal në këngët e dasmës shqiptare në rrethinën e Preshevës”.
4. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Tiranë, 2012 5.
“Jehona” zë i ndrojtur i shqiptarëve të luginës së Preshevës, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX”.
5. Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ISPE, Tiranë:
“Standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në mediumet informative publike, me vështrim Radiotelevizionin e Kosovës”.
6. Konferenca Ndërkombëtare për Biznes Teknologji e Inovacion. Organizuar nga UBT në Durrës, nëntor 2015
“Veprimtaria transmetuese, politika programore dhe standardet profesionale e etike të RTK-së”
7. Konferenca Ndërkombëtare për Biznes Teknologji Inovacion organizuar nga UBT në Durrës nëntor 2016.
“Informimi shqip audio-vizual në Kosovë nga viti 1945-1990”
8. Konferencë Shkencore organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe Kolegji AAB, Prishtinë me titull: “Advertoriali: Media mes informacionit masiv dhe marrëdhënieve me publikun. Më 19 dhjetor 2016
Mjetet e informimit, pavarësia, besueshmëria dhe qytetarët – rasti i Kosovës
9. Konferenca Ndërkombëtare për Biznes Teknologji Inovacion organizuar nga UBT në Durrës nëntor 2017
“Të rinjtë dhe shikueshmëria e besueshmëria e televizioneve në Kosovë”
10. South East European University, Tetovo, Macedonia Faculty of Contemporary Social Sciences Annual Scientific Conference Organized in cooperation with the Max Van Der Stoel Institute. 4-5 maj 2018, Tetovo. “Macedonian Experience - A Model for Conflict Resolution”
11. Impact of technology and internet on the media market in Kosovo, in daily print newspapers and online newspapers. 2018.
12. Electronic Media written in albanian a mean of appropriately informing the audience, respectively Media of Kosovo, 10 / 2018 Co-Autor,Impact of technology and internet on the media market in Kosovo, in daily print newspapers and online newspapers, 10 / 2018
13. The form and content of titles in written electronic Media in Kosovo and Albania,10 / 2019
14. Communication through visual means, Mimoza Hasani Pllana - Editor, Ferid Selimi - Co-Autor 10 / 2019. Conference paper.
15. Efficiency, effectiveness and effect of convergency in Albanian media of Kosovo. Confenece paper. Novembere 2020.
Punime shkencore të botuara:
1. Profilizimi i gazetarëve-përparësi a kufizim në efektivitetin e medieve në Kosovë. Studime Albanologjike. Mediat shqiptare në tranzicion. Gazetari dhe shkenca komunikimi. Nr 2010/3, viti III. Universiteti i Tiranës. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Tiranë, 2010.
2. Qëndrueshmëria financuese e shërbimit publik me theks të veçantë, RTK. Studime Albanologjike. Nr 2011/4, viti IV. Komunikimi i integruar – koncepte, strategji, praktika. Universiteti i Tiranës. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Tiranë, 2011.
3. Les medias des minorites albanophones fans les Balkans. (koautor me prof. Dr. Artan Fuga, akademik). L’expression mediatique de la diversite culturelle en Europe centrale et orientale. Sous la direction de Danusa Serafinova et Michel Mathien. Nr.15. Collection Medias, societes et relations internacionale. Dirigee par Michel Mathien. Bruilant. Universite Robert Schuman, Strasbourg (France)
4. Komunikimi verbal dhe jo verbal në këngët e dasmës shqiptare në rrethinën e Preshevës. Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot. (Përmbledhje e akteve dhe dokumenteve të konferencës shkencore) Preshevë, 2012
5. “Jehona” zë i ndrojtur i shqiptarëve të luginës së Preshevës, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX. Studime Albanologjike. Historia e medias dhe mediatizimi i historisë. V/2012. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Tiranë, 2012
6. “Jehona” zë i ndrojtur i shqiptarëve të luginës së Preshevës, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX”. Revista “AKT”. E përtremuajshme kritike. Nr. 9. Viti i katërt i botimit. Vjeshtë-dimër 2012-2013. Tiranë
7. Standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në mediumet informative publike, me vështrim Radiotelevizionin e Kosovës (ISPE, 2014, Tiranë)
8. Veprimtaria transmetuese, politika programore dhe standardet profesionale e etike të RTK-së (Nëntor, 2015)
9. Informimi shqip audio-vizual në Kosovë nga viti 1945-1990 UBT nëntor 2016
10. Transmetuesi Publik, Prishtinë, Jehona, 2016
11. Local Governance Comparative Reviews between the Republic of Macedonia and republic of Kosovo, Acta Universitates Danubius. Vol. 11 nr 2/2018