Festivali ndërkombëtar i filmit queer Merlinka ose thjesht Festivali Merlinka është një festival filmi me fokus lëvizjen LGBT. Ky festival organizohet çdo vit në Qendrën Rinore të Beogradit gjatë javës së dytë të muajit dhjetor dhe zgjat për pesë ditë. Që prej vitit 2013 festivali organizohet edhe në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë si dhe në Podgoricë që prej 2014.

Historia

Redakto

Festivali u themelua në vitin 2009 nga Qendra informuese për gej dhe lezbike si dhe Qendra Rinore e Beogradit. Festivali bën bashkë filma me metrazh të gjatë, dokumentarë si dhe filma të shkurtër nga e gjithë bota që lidhen me çështjet e gejve, lezbikeve, biseksualëve, transgjinorëve, transeksualëve, interseksualëve dhe personave queer.[1]

Emërtimi i festivalit

Redakto

Festivali mori emrin e transgjinores Vjeran Miladinović, një punonjëse seksi dhe aktore e cila u vra në vitin 2003. Ajo është e njohur për rolin e saj në filmin ´´Marble Ass´´ me regjizor Želimir Žilnik. Në vitin 2014 përveç filmave të shfaqur, festivali prodhoi dhe një shfaqje teatrale rreth jetës së kësaj transgjinoreje nën titullin ´´Rrëfimi i Merlinkës‘‘ me regji të Stevan Bodroža.

Referime

Redakto
  1. ^ Merlinka – International Festival of LGBT Films Arkivuar 18 nëntor 2014 tek Wayback Machine, Belgradian, December 2014.

Lidhje të jashtme

Redakto