Kapiten Feti Vogli (23 mars 1981 - 20 shkurt 2012), lindur në fshatin Baldushkrrethit të Tiranës. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës, Bunavi. Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1 qershor 2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore. Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si:

Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar.

Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.

Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Nga data 16 janar 2012 u dërgua me mision luftarak "EAGLE 4" në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit. U vra në krye të detyrës gjatë shërbimit të tij në një mision paqësor në Kandahar të Afganistanit në 20 shkurt 2012.