Fevzije Çamer
Fevziye Camer është stiliste, modeliste dhe filantrope e njohur shqiptare me origjinë nga Çamëria e lindur më 23 prill 1939 dhe punon e jeton në Stamboll Turqi.
Biografia
Redakto- Babai e gjyshi i saj ishin nga fshati Mazrek i Çamërisë nga një familje që valët e kohës nuk e vunë poshtë si mjaft të tjerë. I ati merrej me tregti kishte hapur një
dyqan në Stamboll, vetë ishin vendosur në një qytet të vogël bregdetar karshi Stambollit të quajtur Golxhuk. Aty u rrit zonja Fevzije, aty mësoi fjalët e para në shqip në familje. Aty bisedoi me motrën Feride dhe vëllain Ahmet, i cili më vonë do të bëhej një inxhinier arkitekt i shquar e do të punonte në Izmir. Motrat të dyja do të zinin vend në Stamboll në familjet e tyre.
- Ajo ruajti me këmbëngulje dhe nuk e ndërroi për asnjë moment
mbiemrin e saj "Çami", identitetin e saj shqiptar, se ndryshoi vetëm mbaresa "er" që është turke ka hyrë në të, me mbiemrin e rrënjës shqiptare "Çami-Çamer". Është kjo një shenjë identiteti, një burim krenarie, për këtë personalitet të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.
Jeta profesionale
Redakto- Duke parë që "kryeqyteti" i Modave në botë është Parisi, zonja Fevzije
për mbi një dekadë e gjysmë shkoi në Paris dhe aty u njoh me rrënjë me arritjet më të mira në fushën e modës. Duke parë talentin e saj, pati dhe oferta nga firmat e njohura në fushën e modës si shtëpitë e modës "Dior" dhe "Valentino" për të punuar me to e për to, për të bashkëpunuar.
- Vetë zonja Fevzije Çamer në lidhje me këtë shprehet në një intervistë të fundit të saj:
"Puna ime është shumë origjinale dhe kur më kanë bërë këtë ofertë unë kam kërkuar që nëse punoj për ta, emri i firmës të ndryshohej si p.sh. "Dior Çamer", ose "Valentino Çamer".
- 14 shtator 2008 ajo erdhi në Shqipëri në realizim të një ëndrre të
vjetër të saj për një sfilatë mode me veshjet e saj, si modeliste për sezonin e beharit. Këtë ajo e realizoi nga 7-14 nëntor 2008 në Javën Shqiptare të Modës, ku ajo u paraqit e para njëkohësisht në mbyllje të këtij aktiviteti, ajo performoi në mënyrë të veçantë veç të tjerëve edhe njëherë me sfilatën e saj me 60 veshjet e përgatitura nga duart e saj.
- 20-21 mars 2013 E pranishme tek “Kosova International Fashion Week”, java e modës më e madhja në rajon në ‘Sheshin 21’ në Prishtinë ku prezantoi modelin e saj të shqiptarsisë si Nënë Tereza.
Vlerësime
Redakto- Në shtypin turk të këtyre 50 vjetëve të fundit emri i saj
nuk është hequr nga faqet e gazetave, revistave dhe jo vetëm të specializuara por në përgjithësi janë me dhjetëra artikuj e fotografi të saj, pa folur për median e folur radiotelevizive, për emisionet e posaçme që i janë kushtuar të famshmes stiliste turke Çamer.
- Ishte ajo që në mes të viteve ‘90 të shekullit të kaluar, veshi një modeliste
zviceranë me rroba të stilizuara popullore shqiptare dhe fitoi çmimin e parë në botë në Paris në Festivalin Ndërkombëtar të Modës.