Fidel Ylli është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Ka lindur më 1 shtator 1962 ne Tiranë me origjinë nga Skrapari, Fidel Ylli është një bisnesmen dhe sipermarrës i suksesshëm. Prej dy legjislaturash (VII dhe VIII) është deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Qarkun e Beratit . Gjithashtu anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2006.

Fidel Ylli vjen nga një familje me reputacion të madh në zonën e Skraparit gjithashtu njihet dhe si pasardhësi i Kahreman Yllit një politikan , intelektual dhe diplomat i shquar sidomos për sa i përket arsimit shqiptar.

Ai është i martuar, ka një vajzë dhe një djal që momentalisht ndodhen ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku janë shperngulur që në vitin 1997. Fidel Ylli mban titullin "Mjeshtër i Sportit" dhe përveç biznesit dhe politikës ai është angazhuar plotësisht në botën e sportit në vend.