Fidia
Skulptor, piktor dhe arkitekt i Greqisë antike
Fidia (/ˈfɪdies/ /ˈfɪdiəs/; greqisht: Φειδίας , Pheidias; c. 480 – 430 p.e.sonë) ishte skulptor, piktor dhe arkitekt i Greqisë antike. Ai është autori i statujës së Zeusit në Olimpia e cila ishte një nga Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë.
Fidia projektoji edhe statujat e perëndeshës Athina në Akropolin e Athinës, e njohur edhe si Athina Parthenos brenda Partenoni dhe Athina Promakos, një kolose bronzi që qëndronte mes tij dhe propiles,[1] një portë monumentale, që shërbente si hyrje në Akropolin e Athinës.
Fidia ishte biri i Karmides së Athinës.[2] Njerëzit e hershëm besonin se mjeshtrit e tij ishin Hegias[3] dhe Ageladas.[nevojitet citimi]