final (Java)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Në gjuhën programuese Java, final
është një fjalë kyçe e cila shfrytëzohet në kontekste të ndryshme për shkaqe të definimit të një entiteti që më vonë nuk mund të ndryshohet.
Klasat finale
RedaktoKlasat të cilat janë të definuara si finale (me anë të fjalës kyçe final
) nuk mund të kenë nënklasa që i trashëgojnë ato. Kjo veti e gjuhës programuese Java është implementuar për shkaqe të sigurisë dhe eficiencës. Në përputhje me këtë veti, të gjitha libraritë standarde të Java janë të definuara si finale, p.sh.
dhe java.lang.System
. Rrjedhimisht, të gjitha metodat brenda një klase finale konsiderohen finale.
java.lang.String
Shembull:
public final class KlasaFinale {...}
Metodat finale
RedaktoMetodat finale nuk mund të trashëgohen dhe ta kenë strukturën dhe funksionalitetin e mbishkruar nga nënklasat. Kjo veti është implementuar për shkaqe të parandalimit të sjelljeve të papritura që mund të rrjedhin nga ndryshimi i metodës prej anës të nënklasës, ku kjo mund të qojë drejtë jo-stabilitetit të klasës prindërore[1].
Shembull:
public class Klasa {
public final void MetodaFinale() {...}
}
Variablat finale
RedaktoVariablat finale në krahasim prej variablave tjera, mund vetëm një herë të marrin vlerë. Pra, variabla bëhet e pandryshueshme menjëherë pasi që ta fiton vlerën, p.sh. public static final double PI = 3.141592653589793;
do të jetë e pandryshueshme gjatë tërë ekzistencës të klasës dhe do të shfrytëzohet si konstantë[2].
Shembull:
public class Sfera {
/**
* Definimi i konstantës matematikore Pi
*/
public static final double PI = 3.141592653589793;
/**
* Definimi i radiusit si dhe koordinatave hapësinore
* x, y, dhe z për sferën.
*/
public final double radiusi;
public final double koordinataX;
public final double koordinataY;
public final double koordinataZ;
Sfera( double r, double x, double y, double z ) {
radiusi = r;
koordinataX = x;
koordinataY = y;
koordinataZ = z;
}
[...]
}
Referime
Redakto- ^ "Writing Final Classes and Methods". Sun Microsystems, Inc. 2008-02-14. Marrë më 2009-01-29.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. - ^ Kathy Sierra; Bert Bates (2005-02-09). "Chapter 10: Numbers Matter". Head First Java (bot. 2). O'Reilly Media, Inc. fq. 278. ISBN 0-5960-0920-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.