Fjala kyçe (programim)
Në programimin kompjuterik, fjala kyçe paraqet një fjalë identifikuese që ka një domethënie të veçantë brenda një gjuhe programuese. Në shumicën e gjuhëve programuese si C, C++ dhe Java, fjalët kyçe janë të rezervuara, ku kjo do të thotë që në këto gjuhë programorët nuk e kanë të lejuar që t'i shfrytëzojnë këto fjalë për emërtimin e variablave apo funksioneve. Duhet veçuar që fjalët kyçe identifikohen nga përpiluesi si pjesë e sintaksës të gjuhës programuese[1]. Ndër fjalët kyçe më të shpeshta në gjuhët programuese janë:
if
,then
dheelse
që shfrytëzohen për vlerësime në bazë të kontrollit të rrjedhshmërisë së programit.for
,while
dhedo
që shfrytëzohen për ekzekutime të përsëritura të pjesëve të programit.return
i cili shfrytëzohet për dalje nga funksioni, dhe vazhdimin e ekzekutimit të programit menjëherë pas pikës ku është thirrur funksioni në fjalë.
Varësisht nga ambienti punues i programorit, fjalët kyçe theksohen me ngjyrë të veçantë që i bën të dallohen nga pjesët tjera të programit. Theksimi i fjalëve kyçe paraqet edhe një avantazh kur programori bën gabime të rastësishme në shkrimin e tyre, me ç'rast fjala kyçe nuk theksohet me ngjyrë dhe gabimi vërehet[2].
Referime
Redakto- ^ Parsons, David (2002). "Chapter 2: What is C++?". Object Oriented Programming with C++ (bot. 2). Continuum International Publishing Group. fq. 16. ISBN 0-8264-5428-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. - ^ Horton, Ivor (2008-03-31). "Chapter 2: Data, Variables, and Calculations". Ivor Horton's Beginning Visual C++ 2008. Wrox Press. fq. 50. ISBN 0-4702-2590-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.