Fioralba Cakoni

matematikane shqiptare

Fioralba Cakoni është një matematikane amerikano-shqiptare dhe një eksperte e teorisë së shpërndarjes së anasjelltë. Ajo është profesore e matematikës në Universitetin Rutgers.

Fioralba Cakoni në MFO, 2012

Edukimi dhe karriera

Redakto

Cakoni u diplomua në Universitetin e Tiranës; në 1987 përfundoi ciklin e studimeve të nivelit të parë Bachelor dhe në 1990 atë të nivelit Master. Ajo përfundoi Ph.D. në 1996, së bashku midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Patras, mbikëqyrur nga George Dassios.[1] Disertacioni i saj ishte Disa rezultate në ekuacionin e Valës Abstrakte. Problemet e Teorisë së Shpërndarjes në Elasticitetin dhe Termoelasticitetin në Frekuencën e Ulët. [2]

Ajo u bë një lektore në Universitetin e Tiranës dhe më pas, nga viti 1998 në 2000, një studiuese Humboldt në Universitetin e Stuttgart. Ajo erdhi në SH.B.A. për hulumtime shtesë postdoktorale në Universitetin e Delaware në 2000 dhe qëndroi në Delaware si asistente profesore duke filluar nga 2002. Në 2015-ën u zhvendos në Rutgers. [3]

Cakoni është autore ose bashkëautore e:

  • Metodat Cilësore në Teorinë e Shpërndarjes Inverse (me David Colton, Springer, 2006) [4][5]
  • Metoda Lineare e Kampionimit në Shpërndarjen Elektromagnetike Inverse (me David Colton dhe Peter Monk, Shoqëria për Matematikën Industriale dhe të Aplikuar, 2011) [6]
  • Një qasje cilësore ndaj teorisë së shpërndarjes anasjelltas (me David Colton, Springer, 2014) [7]
  • Vlerat e Veçanta të Teorisë së Shpërndarjes dhe Transmetimit Invers (me David Colton dhe Houssem Haddar, Shoqëria për Matematikë Industriale dhe të Zbatuar, 2016)

Njohja

Redakto

Cakoni u përfshi në klasën e anëtarëve të 2019 të Shoqatës Amerikane të Matematikës "për kontributet në analizën e ekuacioneve diferenciale të pjesshme veçanërisht në teorinë e shpërndarjes së anasjelltë".

Referencat

Redakto

Linqe te jashtme

Redakto